Serbia ka mbajtur sot protestën më të madhe opozitare të viteve të fundit. Dhjetëra mijëra njerëz, të mbërritur edhe nga qytete të tjera kanë protestuar në Beograd.
Protesta ishte organizuar nga Tomislav Nikoliç, kreu i Partisë Progresive Serbe, partisë më të fortë opozitare në vend. Protestuesit thonë se situata ekonomike e vendit është e mjerë. Qeveria akuzohet edhe për korrupsion.
Opozita i ka lënë afat dy muaj qeverisë për të organizuar zgjedhje, ndryshe do të nisin “rezistencën paqësore”. Agjencitë thonë se ishin rreth 55 mijë të pranishëm në miting. Kurse organizatorët thonë se të paktën 100 mijë njerëz ishin në shesh.
Comments are closed.
Le te marrin mesim Shqiperia dhe populli i saje nga kjo proteste malleshtore qe u be ne Beograde.
Ambasadori Arvizu:Shqiperia ka nje demokraci funksionale, zgjedhjet behen ne 2013
puciste dhe ne serbi..saliut do ti iki truri kur ta shofi kete lajm..vjerra sales ne rrezik
Te kete ndonje Ambasador Amerikan ne Beograd?