Ministri Olldashi duke bërë qitje me armën e gardistëve që u shkreh mbi protestuesit më 21 janar
Kryeministri Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org ka bërë të ditur se mediat kanë zbuluar planet pregatitore ushtarake të qeverisë pasi nja dy gazeta (që u bëfshin gazep) kanë publikuar foto të ministrit Sokol Olldashi duke qëlluar me automatik MP5, e cila përdoret nga Garda e Republikës. Sipas këtyre mediave, jo vetëm Olldashi por edhe kryekuvendarja Topalli e paska shkrepur armën si burrat duke thënë “E kam fiksim me gjujt një herë me këtë lloj arme”.
Kryekomandanti i Forcave të Armatosura Gjeneral-Kolonel Sali Berisha theksoi se mbrojtja e Kryeministrisë është detyrë mbi detyrat. Armiku i brendëshëm dhe i jashtëm nuk luftohet me deklarata e me llafe por me plumbat e ligjit. Berisha ka përgëzuar kapitenin Olldashi për rezultatet e shkëlqiera në qitje dhe e ka uruar tu bëftë pushka Top por jo Bamir. “Të gjithë pa asnjë përjashtim duhet të jemi të stërvitur, kalitur dhe të pregatitur ndaj pucistëve të Edvinit, Bamirit dhe Inës” theksoi KryeKomandanti Berisha. Për këtë qëllim, zbori ushtarak do të rikthehet sërish si detyrim ligjor i të gjithë popullit shqiptar.
KryeKomandanti Berisha ka urdhëruar që të gjithë ministrat të stërviten ditë-natë në poligonin e Zall-Herrit. Disiplinat e stërvitjes do të jenë vrapi, kërcimi trehapësh, qitje me armë (breshëri dhe tek e tek), pritje bombash Molotov dhe sidomos ne grushtim ku toger Palokja ka dëshmuar se ka nevojë për stërvitje intensive. Kjo stërvitje do të udhëhiqet nga ish-koloneli i forcave komando Fatos Hoxha pasi ai e njeh këtë zanat pasi ka punuar dikur në Zall-Herr. Cdo zyrë ministrie do të pajiset me krevat, cantë shpine, maska anti-gaz, armë dhe armatim. Në cdo taracë ministrie të ketë jo më pak se një kundërajror. Në bagazhet e makinave ministrore të ketë gjithmonë ushqim për disa ditë dhe armatim të lehtë. Zyrtarët të mbajnë gjithmonë të veshur jelekët antiplumb. Për cdo lëvizje të ministrave dhe të kryekuvendares duhet venë në dijeni Shtabi i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Këto udhëra hyjnë në fuqi menjëherë dhe për këtë arësye ato zbatohen dhe nuk diskutohen.
*keshilliministrave.org
Comments are closed.
jane mbetje e se shkuares zboriste te figurave politke
sigurisht pjese e trajnimit te ministrave dhe parlamentarve te PD do jete dhe hedhje muti me teneqe..o zot cfare karagjozi eshte ky derr anadollaku ,,Derrisha..me qef kam kete maloken topalli..i duket vetja si shote galica,, ptu… fare e keqe …
KJo qeveri eshte e shkelqier ne te tera gjerat, duke qene vigjilent ndaj “armiqve” te te tera ngjirave
E mo se kjo fotoja do te jete montazh i Edi Rames.
Do bëjmë luftë, de more de
Lum ti o popull, mezi na ke
Zyrat i mbrojmë dhe me kallash
Kush na sulmon, e bëjmë tallash
Sa të jetë komandant Saliu
Puçistat s’do gjejnë vrimë miu
Gjeneral kemi Arben mavrinë
Komisares i thonë Xhosefinë
Do të stërvitemi, ditë e natë
Me kallashë e me granatë
Në protesta, ata që shkojnë
Me snajpera do i qëllojmë
Mendja Edvinit të mos i shkojë
Që pronat tona t’i tjetërsojë
Me bllok në dorë i kemi fituar
Me tapi i kemi regjistruar
teksa ne theremi rrugve si qena se e rrifena per nji cigare e llaf goje,,,shteti nga fillimi ne fund merret me strategji argetimi per “shefin”…long live the boosssss!!!
Po gavetat me fasule do ti kete me vete Jozefina?.Batanije dhe helmete me pupla,se i ka fikisim tytat dhe per-Lesh-jet trup me trup.
MORPI KI OLLDASHUA, ME CILIN SI QELLON MO? ME ATE ME XHAM APO ME ATE PA XHAM???
Minisitri i antidrejtesise Alibeja ka deklaruar
“..me keta qitesa te shkelqier qe ka partia jone me shokun Sali ne krie, jo se serbi e greku, por as…Edvini ska cna ben..”
Ne jemi vend karagjoz.Cfare nuk sheh e degjon,Qeveritaret bejne si te forte,grate shkojne per qejf me gjujt me arme,dhe me e forta eshte se nuk reagon njeri,quhet cdo gje normale.Ne jemi talebane safi.Nuk e kuptoj se cfare duam ne ne Europe,kur jemi me prane ose si Afganistani..