-Katër anëtarë të një familje nga Mirdita kërkojnë azil në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Familjarë të familjes Kola tentuan të hyjnë në ambientet e ambasadës në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, por u ndaluan nga rojet e sigurisë së ambasadës. Pas tentativës për të hyrë në ambasadë, familjarët u dërguan në komisariatin nr 1 të kryeqytetit. Kryefamiljari Zef Kola është shprehur se familja ka probleme në qytetin e tyre.
-Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Mat. Në komunën Lis një person ka gjetur vdekjen. Mësohet se viktima është Vladimir Drishti, 43 vjeç, drejtuesi i automjetit.
-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një furgon me targa Shkodre ka dalë nga rruga, duke u përplasur më murin rrethues të një godine. Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën pasagjeri i furgonit Ben Pepaj, ndërkohë që është plagosur drejtuesi i mjetit Agustin Vuçinaj.
-75 kilogramë hashash janë kapur nga policia e Gjirokastrës dhe katër banorë të Lazaratit janë shpallur në kërkim pas një kontrolli të policisë mëngjesin e së hënës. Personat po transportonin sasinë e hashashit ndërsa kanë parë patrullat e policisë. Ata kanë braktisur sasinë e drogës dhe janë larguar në këmbë për në fshatin Lazarat, ku policia vazhdon të mos hyjë duke e trajtuar si një tjetër shtet.
Kur si shtypin ata pleshtat e Lazaratit, me fal qeverija eshte e lidhur me kontrabanden
Lazarati do kerkoj se shpejti autonomi me vete ka nenshkruar disa kontrata me shtete homologe.
Lajmi i katert duhet korrigjuar nqs nuk behet fjale vertet per ate cfare eshte shkruar.
Hashashi eshte tjeter gje, eshte nenprodukt, nuk rritet si gjethe po nxirret si vaj nga Cannabis Sativa.
Cannabis Sativa = Marihuana = Ganja = Weed = Pot, bime, kultivohet si bime dekorative ne Lazarat dhe NUK eshte Hashash !
me te lezecem qenkan mayjanet qe duan te hyjne ne ambasaden amerikane dhe te kerkojne azil ..zot cfare malokesh..nqs ke probleme drejtohu policise vendore te Sali shpelles per te cilet ke hedhur voten
ledi…pas monitorit te pc te duket vetja si kauboj me maus ne dore? te ofendosh 4 mije banore eshte te pakten injoranci…plesht je ti qe fshihe ..lazot jane kudo dhe krenare..jane njerez qe thjesht mbijetojne .nqs ti kenaqesh qe ne shqiperi te kete dhe 4 mije banore te tjere me asistence sociale eshte problemi yt..por zilia dhe urrejtja te pengojne te gjykosh drejt aq me shume kur ske mendje fare..