Serbia arreston personin që udhëhoqi trazirat në veri të Kosovës

20 Dhjetor 2011, 20:55Rajoni TEMA

Personi, i cili konsiderohet si kapoja i kriminalitetit në Veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviç, është arrestuar në orët e pasdites nga policia serbe në Kopaunik.

Siç ka mësuar B92, Zonko Veselinoviç është kapur në territorin e Kopaonikut, me dyshimin se ishte angazhuar në aktivitete kriminale.

B92 ka mësuar se ai është aktualisht në rrugën për në Kralevë, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore para gjyqtarit hetues.

Veselinoviç u arrestua me vëllain e tij, i cili gjithashtu dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij bëhet vetëm disa ditë pasi komandanti i KFOR’it e pranoi edhe publikisht se Zvonko është një prej personave të dyshuar që ka shkaktuar trazira në veri të Kosovës.

Zvonko dyshohet se është koka e kontrabandës dhe kriminalitetit në veri. Në të njëjtën kohë ai dyshohet se është edhe një prej personave që ka gisht në vrasjen e policit, Enver Zymberi në korrik të këtij viti./express

2 komente në “Serbia arreston personin që udhëhoqi trazirat në veri të Kosovës”

  1. templari_antishpellar says:

    Duket diferenca midis vendit qe eshte shtet dhe tribuse te Saliut ne pushtet. Keta tanet dhe Dritan Dajtin se kapinin dot se e lajmeronte Kulici Saliut.

    1. stalinsali says:

      Situata pa fillim e pa fund ne Shqiperi vecas, mos u genje nga veprimet qe bejne serbet. Keto veprime jane thjesht hi syve te EU per te bere figure te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje