Ndërsa kryeministri Sali Berisha përsërit në çdo dalje publike të njëjtat gjëra, anëtarët e kabinetit të tij nuk kanë nerva të dëgjojnë. Fiks Fare ka bërë një krahasim të fjalës së Berishë të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar të PD dhe fjalës së Berishës të mërkurën në mbledhjen e qeverisë. Janë të njëjtat gjëra, siç mund t’i shihni më poshtë. Por ajo që ka arritur të kapë Fiksi është një anëtar qeverie, një zëvendësministër, i cili sheh në kompjuterin e tij ndeshje futbolli ndërsa Berisha përsërit të njëjtat gjëra. Në fakt edhe ministrat e tjerë janë gati për t’i zënë gjumi.
Më poshtë deklaratat e Berishës.
14 maj, mbledhje grupi
Dua t’i them z. Rama, i cili merr hua nga vitet ‘90 një statistikë të diktatorit të fundit që qarkulloi asaj kohe në mbarë botën. Për të shprehur urrejtjen dhe përçmimin ndaj kombit të tij, i cili hodhi në koshin e historisë regjimin mizor të diktaturës hoxhiste, diktatori i fundit komunist do u deklaronte botës se, kombi shqiptarë përbehet nga 3 milion, 1 milion të papunë,1 milion hajdutë, 1 milion spiunë. Kjo ishte deklarata më përçmuese që një njeri mund të bënte për shqiptarët. Shqiptarët duhet ta dinë se këtë e beri Ramiz Alia dhe këtë e bëri vetëm për ti poshtëruar ata, në shkallën me ekstreme si një akt i verbër, se e hodhën mënjane regjimin e tyre. Tani përsëri përdoret e njëjta statistikë, statistika 1 milion të papunë dhe mashtrimi i madh, se këtë e thotë Banka Qendrore e vendit.
16 maj, mbledhje qeverie
Megjithatë, edhe njëherë dua të ndalem në qarkullimi i statistikës së njeriut që urrente kombin e vet, i cili u deklaroi të huajve se shqiptarët janë 1 milionë hajdutë, 1 milionë spiunë, 1 milionë të papunë, për t’i denigruar dhe depersonalizuar ata, sepse regjimi i tij dhe diktatura hoxhiste bëri që, si kurrë ndonjëherë në historinë e tyre, në kohëra lirie, ata të braktisin masivisht vendin e shkatërruar dhe, në katastrofë të plotë nga regjimi, të dynden drejt vendeve fqinjë për një jetë më të mirë. Pasi kishte rrënuar çdo gjë me hiperkolektivizmin total, ai do të deklaronte se këta që ikin jashtë vendit janë 1 milionë hajdutë, një milionë spiunë, milionë të papunë. Sot këtë statistikë e ka marrë kreu i Partisë Socialiste dhe e qarkullon prej një viti, nga tribuna në tribunë, nga platforma në platformë, si dëshmi e përçmimit ndaj lumenjve të djersës që kanë derdhur dhe derdhin shqiptarët. Të deklarosh se ka 1 milionë të pa punë në Shqipëri, do të thotë të mos kesh as edhe njohuritë më elementare për punën dhe punësimin, do të thotë të mos njohësh numrat. E theksoj edhe njëherë se të krijohet përshtypja se ky zotëri ka mbetur në stadin e bojërave dhe ngjyrave. Por nuk është e vërtetë, këto ai i deklaron për qëllime propagandistike, për interesa të veta.
14 maj, mbledhje grupi
Shqipëria me bordero ka në total 565 mijë e 600 pensionistë përfundimtarë dhe të parakohshëm. I themi zotit Rama se Shqipëria ka 300 mijë fëmijë nga mosha 0 deri në 6 vjet, mosha parashkollore, të cilët i llogarit për të papunë, se Shqipëria ka 650 mijë nxënës dhe studentë në sistemin e vet arsimor, se Shqipëria ka në fshat rreth 320 mijë ferma. Tani nëse llogarisim pa fshatin të gjitha këto kategori, këto bëjnë 1 milion e 500 mijë pensionistë, fëmije parashkollor dhe shkollor. Z. Rama harron se në shoqërinë e lirë në Shqipëri dhe në mbarë botën janë me qindra dhe mijëra, ata të cilët përzgjedhin që kanë mundësira, njëri bashkëshort të mbajë biznesin, tjetri familjen, ndonëse e pa këshillueshme, por ja që kjo ndodh edhe në vendet më të pasura të botës.
16 maj, mbledhje qeverie
Statistikat janë të tilla; Shqipëria ka 560 mijë pensionistë. Deri para disa vitesh, drejtor të këtij institucioni ka pasur nënkryetarin e tij z. Beqja. Le ta pyesë atë se sa pensionistë ka pasur vendi. Shqipëria ka pasur 700 mijë nxënës. Nuk ka më aq, por ka 670 mijë, pasi lindjet ulen. Por të gjithë këta janë në shkolla dhe në, statistikën e botës, nuk konsiderohen të papunë shkollarët. Zotëria nuk njeh strukturat e grupmoshave, sepse po t’i njohë ato nuk do bënte kurrë një deklaratë të tillë. Grupmoshat e viteve të para po zvogëlohen, por është rritur shumë numri i studentëve. Ka pasur 52 mijë studentë tani ka 140 mijë studentë. Shqipëria ka një lindshmëri nga 45-50 mijë në vit. Këta vogëlushë, nga 1 në 6 vjeç shkojnë në kopshte dhe jo në shkolla. Edhe këta ai i quan të papunë, sepse duhet të plotësojë 1 milionëshin. Por krahas këtyre, në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës, ka qindra e mijëra familje në të cilën njëri bashkëshort punon për të krijuar të ardhura, pasi ka mundësi të krijojë të ardhura, ndërsa bashkëshorti tjetër u përkushtohet problemeve të tjera në familje dhe jo një pune konkrete, veçanërisht kjo ndodh me gratë, të cilat unë sërish i inkurajoj të mos heqin kurrë dorë nga karriera. Por ky fenomen ndodh edhe në vendet më të zhvilluara të botës, ndodh kudo.
Politika duhet te behet ne Parlament,ne grupin parlamentar,ne forumet partiake,ne mitinjgje elektorale etj.Asnje qeveri ne bote nuk e ka per detyre te luftoj opoziten ne mbledhjet e qeverise.Qeveria paguhet nga taksat e te gjithve.Ky veprim eshte abuzim me detyren.
Ky dallkauk shpellar nuk flet si kryeminister,por si i sapo dale nga SPITALI PSIQIATRIK!!!
Akoma ky plehre nuk po e kupton,se OPOZITA ESHTE PER TE QENE NJE PASQYRE E VERTETE E QEVERISE,ndaj asnjehere,qeveria nuk duhet te sulmoje OPOZITEN sic ben ky ZAGAR!!!
ARBITRI I VETEM MIDIS QEVERISE DHE OPOZITES EDHE POPULLI,ndaj qeveria i hedh poshte akuzat e OPOZITES me vepra e jo me SHARJE ME LIBER SHTEPIJE,sic ben ky SHPELLARI i Vicidolit!!!
VETEM FEMIJET RRUGACE,U PERGJIGJEN MOSHATAREVE TE TYRE ME KETE GJUHE KUR NUK KANE ARGUMENTE!!!
A MUND TE THYHET PASQYRA SE TI E SHEH VETEN TE SHEMTUAR???
Satrapi Sali i ka ditet e numeruara. Pse nuk e penalizon aktin ne fjale?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/banda-berisha-co.html
Sali shtyp refresh ; diktatori i fundit komunist???? Haha harrove kim jongun apo fidelin oooo sali satrapi! Ky eshte bole ; po do folur ilir metes tja heq patericen !
” FAJLE SHUMI PUNE LUMI”-thote populli. Krahasoni fjalet e Berishes me shkollat e fshatrave dhe pastaj degjojeni! Krahasini fjalet eBerishes me gjendjen e minierave dhe pastaj flisni. SHikoni me se punojne tokat fshataret dhe pastaj degjoni fjalet e Berishes . shikoni….. nuk po e vazhdoj me, se i dini vet dhe dhe pastaj degjojeni cdo dite.
KJO DO THOTE SE EDHE TEMA ME KOMENTUESIT E VETE KOMUNIST I KA SHARJET TE NJEJTA
DONI EMRIN E Z/MINISTRIT TE SALIUT: ESHTE RRUMPALLA ME EMRIN
KASTRIOT SULKA NJE SAHAN LEPIRES I ISH-K/MINISTRIT MEKSI,DHE ME VONE
PASI E PA QE MEKSI U LARGUA LEPIU BYTHEN E SALIUT PASI KY LLOJ ROBI
KETE KARAKTER KA… ATE TE LEPIRJES PRASI
Cudia nuk eshte me Saliun se ai ashtu di te beje ose i duhet te beje po cudia eshte me ato mumjet qe rrine e degjojne gojehapur.Kaq shime i ka tredhur ne tru Saliu sa nuk u vjen as per te qeshur kur degjojne qyfyre te tilla.Keto fjalime programatike duhet te arshivohenper tu perdorur ne leksionet e psikologjise ne fakultetin e mjekesise .Jane nje ilustrim i papare i psikopatise .