Shkelzen Berisha dhe e shoqja
Nga Përparim Halili
Afro 3 muaj më parë, në parlament u përmend një shifër prej 200 mijë euro, si shifër e të ardhurave vjetore të djalit të kryeministrit, të “papunit” miliarder Shkëlzen Sali Berisha. Këtë shifër, “kryeministri” real i Shqipërisë Shkëlzen Berisha e kishte deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive. Mund të mos e kisha rikujtuar këtë fakt nëse Sali Berisha nuk do të fliste në mbledhjen e qeverisë për rritjen rekord botëror të pagave e pensioneve, si dhe për të ardhurat e larta financiare të shqiptarëve. Ndërsa bënte tallje, demagogji e mashtrime pa skrupull për rritjen e pagave dhe pensioneve në masën lëmoshë 4-5%, kryeministri Sali Berisha deklaroi, se “… kjo rritje u bë për 820 mijë familje, me kusht që të mos hanë vetëm fëmijët e qeveritarëve, por të hanë në mënyrë të barabartë edhe fëmijët e popullit”. A thua se kanë ngrënë, po hanë e do të “hanë” në mënyrë të barabartë fëmijët e shqiptarëve, me fëmijët e qeveritarëve? A thua se i dhimbset varfëria e shqiptarëve këtij kryeministrit tonë vrasës të afro 40 mijë shqiptarëve në këto 20 vite në eksode, në trafiqe nga deti, në emigrime nga toka, në ngjarjet e luftës së ndezur prej tij në vitin 1997, në biznese qeveritare kriminale, në hasmëri tokash, në vetëvrasje nga varfëria e në protesta?! A thua se këtij kryeministrit tonë që ka mbjellë varfëri ekstreme, i “qan” vërtetë për të papunët, asistencialistët, invalidët, lypsarët, jetimët, pensionistët etj?! Po të jetë kështu, pensionet e popullit nuk do rriteshin me 5%, ose vetëm me një qese kokoshka në ditë. Po të qe kështu, pagat e popullit nuk rriteshin vetëm me gjysëm bukë në ditë. Sepse me këtë rritje lëmoshë, fëmijët e popullit nuk fitojnë asgjë. Por ndoshta kryeministri Sali Berisha sheh ëndrra sikur fëmijët e popullit janë super miliarderë, si dy fëmijët e tij Argita e Shkëlzen, të cilët janë aq të pasur, sa kanë punësuar edhe “magazinier miliardash”, sa kanë hapur edhe banka, sa kanë vënë në dispozicion dhjetëra shërbëtorë, bodigradë, punonjës biznesesh dhe efektiv specialë sigurie për ruajtjen e pronave të shumta që kanë në posedim.
Për të bërë krahasimin mes fëmijëve të popullit dhe fëmijëve të kryeministrit, po ndalemi vetëm në një fakt: Në të ardhurat vjetore të djalit të kryeministrit. Deri në dhjetor të vitit 2011, të ardhurat e deklaruara të Shkëlzen Berishës, ishin 200 mijë euro, ose 280 milion lekë në vit. Ndërsa të ardhurat e një shqiptari që punon në arsimin, shëndetësi, ushtrinë, bashkinë, komunën, policinë apo zyrat e pushtetit të babit të tij kryeministër, me gjithë rritjen e fundit, shkojnë në 4-5 milion lekë në vit. Ndërsa ata që punojnë me pagë minimale të caktuar prej babit të tij kryeministër, kanë vetëm 2.4 milion lekë të ardhura vjetore në vit. Ndërsa ata shqiptarë që janë me ndihmë ekonomike i kanë ta ardhurat vjetore vetëm… 200 euro në vit. Pra, sipas llogarisë së thjeshtë, djali i kryeministrit, ose kryeministri real i Shqipërisë, që ligjërisht nuk ka as vend pune, as hotel e fabrikë, siguron në vit 51 herë të ardhura më tepër se një shqiptar me pagë mesatare. Krahasimi vazhdon më tej: Djali i kryeministrit disponon 1 studio juridike luksoze, me vlerë 530 mijë euro në qendër të Tiranës. Disponon një vilë luksoze me vlerë afro 400 mijë euro në periferi të Tiranës. Disponon një apartament luksoz, me vlerë afro 180 mijë euro në Tiranë. Disponon vilë luksoze në Gjirin e Lalëzit, një vilë në bregun e Vlorës, Velipojës, Shëngjinit, Golemit, në Himarë, në Sarandë e të tjera pasuri brenda e jashtë vendit që maskohen pas emrash të “miqve të babit”. Ndërsa fëmijët e popullit, ose banojnë në shtëpitë e prindërve, ose vazhdojnë të jenë ende pa strehim, që prej 20 vitesh kur i mashtroi babi i tij kryeministër. Krahasimi vazhdon me tej. Këto pasuri “sheikësh”, djali i kryeministrit shqiptar rezulton se i ka vendosur që nga viti 2005 e në vazhdim. Po si? Vetëm duke përdorur privatisht, vulën dhe firmën e pushtetit të babait kryeministër. Shkëlzen Berisha nuk ka pasur asnjë trashëgimi të tillë pasurore. Kur ka nisur ekonomia e tregut, ai ka qenë vetëm 11-12 vjeç. Si trashëgimi, babai Sali Berisha i ka lënë vetëm ¼ e një kulle të rrënuar në Viçidol të Tropojës dhe 2 dynymë tokë shkretëtirë. Ndërsa nëna Liri (Sllobodanka) Berisha, i ka lënë trashëgim vetëm një sipërfaqe toke prej 430 metër katrorë truall në Serbi, dhuruar nga shteti serb gjyshes e gjyshit të tij Rexhep e Milica Ramoviç, si shpërblim ndaj shërbimeve, si ish-kolonelë të shërbimeve sekrete serbe. Pasuritë dhe llogaritë e tjera janë siguruar nga shfrytëzimi i “pushtetit të babit”. Siç thotë populli (që iu rritën pagat e pensionet me 4-5%), kjo “nuk do as mend, e as kalem” që të kuptohet, paçka se Sali Berisha, “armiku i tërbuar i korrupsionit”, del dhe i justifikon këto pasuri përrallore të fëmijëve me gjoja “biznesin në fushën e konsulencës juridike”. Akoma më absurd është fakti që rezulton nga krahasimi i të ardhurave (ryshfeteve) të deklaruara vjetore të djalit të kryeministrit shqiptar, me të ardhurat e disa institucioneve shtetërore. Të ardhurat vjetore të Shkëlzen Berishës rezultojnë të jenë sa të ardhurat vjetore të 4 bashkive Ballsh, Memaliaj, Tepelenë, Përmet, të marra së bashku. Bëni llogaritë dhe del aq sa “fut” në xhep në vit Shkëlzeni i kryeministrit, aq shërbim i takon gjithë popullit të këtyre katër qyteteve.
Krahasimi tjetër nga familja kryeministrore. Të ardhurat vjetore të Shkëlzen Berishës janë 7% më të larta se të ardhurat e Hekurudhës Shqiptare. Vazhdojmë më tej. Të ardhurat vjetore të vajzës së kryeministrit janë ta barabarta me të ardhurat e Bashkisë Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier të marra së bashku, ose 65 % më të larta se të ardhurat e ndërmarrjeve shtetërore të Ujësjellësve të rretheve Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, Pogradec, Elbasan, Vlorë, Fier, Lushnjë të marrë së bashku.
Krahasimi tjetër nga familja kryeministrore. Të ardhurat vjetore të bashkëshortes së kryeministrit Sali Berisha nëpërmjet Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” me financime nga biznes-pisneset shqiptare, janë afro 30% më të larta se fondi buxhet, i akorduar nga qeveria “Berisha” për shëndetësinë shqiptare në vitet 2011-2012, ose 45% më të larta se investimet e bëra në 15 vitet e fundit në sistemin shëndetësor në rajonet Korçë, Fier, Berat Vlorë, Dibër, Kukës, Lezhë.
Komentin le ta bëjnë shqiptarët. Por, nëse ka kohë e dëshirë, le të merret edhe… drejtësia!
Ah si kur ta kisha edhe un babain kryeminister,,sa mire do te ishte.
He,a ju kam thene se ENVER HOXHA ISHTE DIKTATOR???
ENVER HOXHA E ROPI POPULLIN DUKE E PUNESUAR VULLNETARISHT PER AKSIONE DUKE NDERTUAR HEKURUDHA,TARACA,HIDROCENTRALE<BONIFIKUAR MOCALET ETJ!!!
Ja,ky eshte DEMOKRAT,Sali KAPITALIZMI,qe i ka bere femijet SUPER MILIARDERE.,ndersa shqiptaret te mbajne BARKUN ME DORE!!!
Une,shqiptari i lumtur i DEMOKRACISE KAPITALISTE,shkurt:NJERIU I RI KAPITALIST,JAM I PA PUNE,qe pret 1990-tes,invalid,shtepine e humba tek PIRAMIDAT(sipas keshilles se serbit Berisha,se "PARATE E SHQIPTAREVE JANE TE PASTRA",ndersa tani jetoj me qera ne nje dhome me 5 vete!!
JA KAQ ME DHA SHTETI "SOCIAL-FASHIST" i Sali Berishes!!
T'I PAFSHIM FEMIJET VARUR NE LITAR PAS DERES SE BANJES,O Sali Berisha!!!
ME QE ZURE NE GOJE ENVER HOXHEN, ME LEJO TE SHPREHEM EDHE UNE.
Nuk kam ndermend ti referohem kohes kur ai ishte ne krye te shtetit. Ate do ta sqaroje historija, me apo pa dashjen e Saliut e sejmeneve.
Ligji numur nje, sapo erdhi ne pushtet komunizmin ka qene:
GJITHE PASURITE E FITUARA NE KOHE LUFTE – S E K U E S T R O H E N!
Sekuestrimi i pasurive te fituara gjate tranzicionit duhet te jete objektivi i qytetareve, per te vendosur drejtesine, duke kthyer pasurite e grabitura.
Nuk e kam fjalen per veprime partizançe, por ne baze te ligjeve te drejta (natyrisht kur te jete shporrur Sashenka e sosjsezet):
Drejtesia nuk do te vonoje dhe atehere as vilat dhe as pasurite nuk do t’u sherbejne me ketyre horrave te poshter qe kane grabitur pasurite e Shqiperise dhe po shkaterrojne te ardhmen e shqiptareve.
desha qe te beja edhe une nje koment ne lidhje me drejtesine, qe e verteta nuk vonon heret apo vone qe te gjithe do te japin llogari per te gjithe ata c’fare kane bere dhe bejne ne kurriz te popullit. une jetoj qe 19 vite ne greqi dhe me intereson se c’fare ndodh e dhe ne shqiperi ne atdheun tone te dashur se ai nuk eshte privilegj i asnje personi, sa per pasurite e krijuara te djalit te kryeministrit tone ne kurriz te popullit qe shume familje nuk kane as buke per te ngrene do te vije ajo dite qe do te dale para gjyqit. edhe ketu ne greqi nje ish minister mbrojtje dhe per shume vite deputet dhe nje nder figurat kryesore te P.A.S.O.K-ut partise qe shkaterroj greqine dikur jetonte si nje mbret i vertete dhe pak vite me pare beri nje dasem ne moshen 65 vjece per ta patur zili ne kullen haifel ne paris, edhe ai kujtonte se nuk do te shkonte asnjehere para gjyqit por sot ka humbur gjithcka kishte vjedher dhe perfundoj ne burg bashke me te tere familjen e tij saqe edhe gruaja e tij qe dikur ishin aq te lumtur i kerkoj ndarje se tani ata jetojne ne qeli te ndryshme dhe nuk i kane me ata miliona euro te vjedhura ndaj popullit.
Bravo u qofte! Me kete popull langaraq qe kemi dhe qe e voton, trap te jesh e mos te besh leke! Keta as burgu nuk i mban me sa marifete kane bere…
bimbash——per te paren ke te drejte qe jemi popull langaraq,dhe e leme te na shfrytezije ne kete menyre.
per te dyten jo! seshte vota jone qe e mban ne pushtet,eshte mafja berisha,qe ka kapur gjith strukturat shteterore,dhe qe te sfidon hapur duke thene: “ti smi jep,une dua ti vjedh”
Mos u merrni me femijet e dynjose se ju qe shkruni po te kishit baben
kryeminisrer do te ishit per buken e gojes a dini ndonje cun kryeministri ne bote te varfer. Ilir Meta thone qe ka 200 milon eu, Edvin Rama thone 500 milion eu.Lejini kalamojt rehat.
Ik ore shpellar.Ti lejm kalamojt rehat. U vrane 26 vete ne Gerdec qe ky paraziti i Sales te beje miliona e ti na thua ta leme rehat.
Jo, kalamajt e tij nuk duhen lene rehat, nese ato jane pjese e vjedhjes dhe e pervetesimit te paligjshem edhe ata duhet te japin llogari para drejtesise, por para nje drejtesie te drejte e te ndershme dhe jo para nje drejtesie qe eshte me problem se problemi vete.
Po ashtu duhet te jene objekt hetimi dhe gjykimi para nje drejtesi te drejte e te ndershme edhe femijet e Ilir Metes, Edvin Rames, Gramoz Rucit, Fatos Nanos, Pandedli Majkos, te gjithe ketyre horrave e hajduteteve te dikurshem qe sot kerkojne te hiqen si te ndershem e te riciklohen ne hajduterine e ardhshme.
Propozoj qe te jete pasardhesi i babait lider ne PD dhe kryeminister
ne qeverri.
Mire te na e bej sala shke(rdhata)zeni e co.Ne jemi populli me MUT qe njeh bota .Popull koti ..Hallall i kemi keto monstra qe po na …………per dite dhe ne si popull HAJVAN.Jepi sal jepi se ne mbajm.
SALIU JA ARRITI QELLIMIT. TANI NE U KTHYEM E duam me shume ENVERIN se sa demokracine e sales. JO kurre kete demokraci me BARKUN boshe. te detyruar prej SALES them RROFTE koha e enverit
Miré artikulli, vetém se ka njé ngatérresé té “vogél”. 200 mijé euro
né vit nuk jané té ardhurat e Zenit, por té vjedhurat e tij. Nuk thoné
kot “bémé baba té té ngjaj”; i jati vjedh qindra heré mé shumé.
Bravo Argita! E ka bere gjoksin si te Kardashjanit, me siguri me pare te marra borxhtek ndonje firme bamiresije. Jo keq!
Eshte mire qe ne Shqiperi jane krijuar kushtet qe te mos kemi ,,rrjellje te trurit,,por njerezit me mend te ,,fitojne ndershmerisht,, ne vendin e vet edhe me ndihmen e pushtetit ,,Demokratik,,
Cfare tradhetie ka bere Esat Pashe Toptani, qe e shtriu sa gjate gjere ne Paris Avni Rustemi ?
Asnje tradheti, pasi nuk kishte juridiksion dhe autoritet per te vendosur per fatet e Shiperise, drejtonte nje qeveri fantazem ne mergim.
Po Sali Berisha me qeverine e tij duke e pasur juridiksionin dhe kompetencen, a ka bere ndonje tradheti ?
E filluan me shkaterrimin e ekonomise(ishte ekonomi socialiste) ka bere te humbasim ate pak identitet ekonomik qe kishim, ka shitur dhe bleres jane ato qr etiketon “fallanga krimi” por mbiemrin ose me mire cilesimin e emrit e kane Berisha, e filloje me sistemin e Drejtesise, qe eshte katandisur ne nje sistem ku nuk ka rregulla, nuk hyn ne pune pergatitja profesionale, nuk hyn ne pune integriteti qe i duhet nje gjykatesi,juristi, fiton vetem nese je pjese e klaneve me mbiemrin Berisha, dhe gjithkund keto vite nuk sheh mbiemer tjeter vetem Berisha dhe krokodili tjeter Meta, nuk kane te ngopur jo vetem duke fituar por dhe duke rrenuar, na shiten dhe detin, ne duam te bashkohemi keta te na coptojne e te na ndajne, duket se keshtu i marrin urdherat, “si lum fshati yne per ty o Salo Berisha se dhe njerezine na e ruaj si ne trafiqe Gerdec e 21janar, se tokat na i shtone si shitja e detit, e femijet na i shkollone, neper Universitete Kioska, e bereqetin na e shtone se fshataret e punojne token me gomare, o lum fshati yne qe te ka ty o i Madhi Sali Berisha, po ishalla do behemi pak (qytetare) te zbresim ne qytet e te japim nje dru me vote jo si Avniu se kane ndryshuar kohet tani”
Mos je gjo komentator sporti e familje me historik te lashte militimi ne grupet komuniste ti o Skiftero? Mgja se po flet me kelliç ne dore e me librin e Andon Çakos perpara, si mvakt te idhullit tat Laver Hoxhes
O POPULL nuk ka demokraci kur je pa PUNE. DEMOKRACIA fillon tek PIATA.KAMUNIST e demolesh jane pallavra.LIGJI numer 1 : çDO QYTETAR KA TE DREJTEN e punes.OSE asistence DINJITOSE.PA KETE çdo FJALE eshte e kote. kemi te drejte te jetojme, sepse nuk na pyeten kur na sollen ne jete.
po pse per kaq pak euro punon familja fazllic. a ju keni pjerdhur. familja po terheq zvare ambasadat duke shitur pasurite shqipetare. ju jep taksen e sheshte , daj semit ijep pesedjet per qind. ej te mirekuptohemi, amb.arvizu.
o SAL pash mu
me adapto mo burre i dheut se jam troke fare
pash mu o SAL
me adapto mor burr i dheut
KESHTU ESHTE KUR NE TREMBEMI SEPSE NA RANE 4 DESHMORE QE KERKONIN LIRI DHE NUK VAZHDUAM KAUZEN E TYRE DUKE MOS I NDALUAR PROTESTAT EDHE SIKUR TE VRITESHIN 40 TE TJERE.SHIKONI CBEJNE ARABET NE EGJYPT ,NE SIRI ,NE LIBI DHE KUPTONI CDUHET TE BEJME.NGRINI GRUPE GUERILE DHE BEJUNI ATENTAT PER KATER DESHMORET KATER QEVERITARVE ME TE KORUPTUAR.CDO GODITJE E PUSHTETIT DUHET PASUAR NGA GODITJA EPOPULLIT.KURSE POLICISE VERINI NE SURAT QESE ME MUT QE TE LARGOHEN SI PISA SHERBETORE QE JANE.
Kjo eshte familja mbreterore e shqiptarve.
enveri nuk vodhi as nje lek o katnare, ky enveri rtjeter e rropi vendin o viktima te ketij kombi. votoni salen o budallej o frikacake dhe e mbani vetem per ganstera frikacake dhe spordhjake. kur tju vij laku ne fyt do zgjoheni o katnare
Valbona! Valbona! ku jane paret tona? Sigurisht qe ari u vjedh dhe nuk u gjet kurre. Ne kete rast ari dihet ku eshte. Nje gje me ben pershtypje si eshte e mundur dhe kane guzim te investojne ne shqiperi. Edhe polici bari edhe nenpunesi i tatim-taksave me i paafti nuk eshte e veshtire ta vene me shpatulla per muri Zen Beristanin. Nuk llogarisin fare se nje dite do te pergjigjen per menyren e krijimit te kesaj pasurie. Mendojne keta juriste te “kristalit” qe une mund te merrem me trafik armesh, droge, e prostitucioni dhe te krijoj pasuri. Nqs une nuk jam kam ne flagrance pasuria eshte legale. Jo Z. Zen nuk eshte keshtu e per me teper se shqiperia hyn ne europe dhe me masat qe po merr Brukseli te vijne policet nga Brukseli e te arrestojne ne Tirane. A nuk ke degjuar qe Europa ka krijuar edhe polici europiane kunder te gjitha mafjeve. O mendoni se do ta mbani peng gjithe shqiptaret per mos te hyre ne europe kurre. Ky eshte “modeli i ri ekonomik” i Sali Kriminelit qe fliste ne France. Sala tha se europa ishte shume e interesuar per modelin ekonomik te shqiperise. Or Sale! or kale! e njohin europinet modelin tand ekonomik, sikurse njihnin edhe Laverin e modelin e tij ekonomik. Modeli ekonomik i Sales eshte “Al Xhamaria” libri i vetem e i famshem i Gedafit. Modeli i Ben Ali, Mubarak, Bashir Al Asad kane vdekur e pasuria e tyre eshte sekuestruar nga shtetet perkatese pasi eshte pasuri ilegjitime.
…uh