Data 6 gusht po afron dhe debati mbi çështjen e heqjes së imunitetit po ashpërsohet gjithnjë e më shumë duke u shfaqur më qartësisht për atë çka dhe është. Një argument më shumë në debatin e ashpërsuar të politikës shqiptare. Procesi reformues i institucioneve të shtetit është bllokuar përsëri në ngërçin e radhës dhe polemikat mbi të rrezikojnë ta zvetënojnë në një alibi politike për përdorim të palës së cilës i nevojitet më shumë diçka e tillë.
Interesante pra është të ndalemi dhe të analizojmë qëndrimet e kundërta që kanë opozita dhe maxhoranca mbi këtë çështje.
Në intervistën e tij të fundit kryetari i opozitës, Z.Rama, nuk heziton të pohojë se Partia Socialiste nuk do të votojë në datë 6 gusht. Kjo sepse në logjikën e opozitës çështja e imunitetit nuk mund të shihet e ndarë nga ajo paketë ndryshimesh kushtetuese pa të cilat heqja e tij do të shndërrohej me shumë gjasa në një armë në duart e kundërshtarit politik dhe kaq.
Cila është përmbajtja e kësaj pakete? Bëhet fjalë për disa ndryshime ndër më të rëndësishmet siç është dhe zgjedhja me shumicë të cilësuar e krerëve të institucioneve kushtetuese, si Gjykata Kushtetuese apo Gjykata e Lartë. Pra në fokusin e opozitës nuk duket të jetë aspak imuniteti i anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë por përzgjedhja dhe imuniteti nga politika i krerëve të forumeve më të larta të sistemit të drejtësisë shqiptare.
Është e rëndësishme të kuptojmë që opozita nuk është kundër heqjes së imunitetit të këtyre figurave institucionale. Por ajo këmbëngul që kjo gjë të bëhet vetëm pasi të jetë garantuar pesha e votës së saj në procesin e përzgjedhjes së tyre. Thelbi i këtij procesi reformues, i parë në tërësi, është lufta ndaj korrupsionit nëpërmjet shmangies të çdo arbitrariteti në përzgjedhjen e drejtuesve të këtyre institucioneve kushtetuese.
Maxhoranca pasi vuri në krye të shtetit dhe të KLD-së njeriun e saj, pretendon të përzgjedhë në mënyrë arbitrare dhe krerët e Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë. Çfarë vlere ka heqja e imunitetit për deputetë dhe gjyqtarët aty ku nuk ka asnjë ndarje midis pushtetit të personalizuar dhe sistemit të drejtësisë të korruptuar? Dhe për më tepër, cili është skenari që po parapërgatitet për zgjedhjet e vitit 2013?
Opozita e ka bërë tashmë të qartë që nuk flitet më për të kundërshtuar heqjen e imunitetit si e vetmja armë që i ka mbetur opozitës për t’u mbrojtur përpara revanshit maxhoritar. Kjo sepse, siç e thotë dhe lideri i opozitës, opozita nuk ka imunitet. Imunitet nuk patën deputetët e saj të cilët u ndëshkuan nga gjykatat shqiptare për akuzat e tyre ndaj eksponentëve të maxhorancës. Dhe anasjelltas, imunitet nuk patën eksponentë të kësaj maxhorance të cilët dolën pa as edhe një gjëmb në këmbë në fund të disa proceseve gjyqësore mbi të cilët ka rënë hija e korrupsionit dhe dështimit të vazhdueshëm të sistemit të drejtësisë në vend.
Qëllimi i këtyre reformave aq shumë të kërkuara dhe nga faktori ndërkombëtar nuk është dhe as që mund të jetë heqja e imunitetit. Ky është vetëm një hap në drejtim të realizimit të një strategjie që kërkon zhdukjen e korrupsionit. Dhe për më tepër, është absurde të mendohet se, me në duar flamurin tashmë të privatizuar të integrimit të vendit në BE, do të mjaftonte ky hap që dyert e Europës të hapeshin dhe për ne. A mund të besojnë një gjë të tillë shqiptarët?
Në kahun e kundërt, Kryeministri mundohet të na shpjegojë sesi heqja e imunitetit do të mundësonte rënien e murit të korrupsionit i cili na ka zënë derën e integrimit në BE. Pra kujdes, nuk është as ai por dhe as opozita që e ka zënë rrugën e integrimit. Por i tillë do të ish abstenimi dhe mos-aprovimi i heqjes së imunitetit. Në imagjinatën e tij ai e ka shndërruar çështjen e heqjes së imunitetit në atë butonin të cilin pasi e ke shtypur bie e tëra ndërtesa, më falni, muri i korrupsionit dhe dyert e BE-së hapen përpara nesh.
Nga kjo skemë argumentative kuptohet qartë që maxhoranca nuk ka asnjë argument që t’ia vlente barra qiranë për t’u marrë në konsideratë. Ajo, si gjithnjë, bën vetëm zhurmë nëpërmjet polemikave boshe dhe si qëllim të vetëm ka gjetjen e një alibije siç dhe ka bërë deri më tani.
Por nëse do të ndaleshim këtu do të bënim një mëkat të vërtetë duke u treguar shumë naiv. Kjo maxhiorancë me akuzat e saj ndaj opozitës po tenton të shënojë një trepikësh i cili do ti vlente shumë në të ardhmen. Pika e parë: kompleksimi i opozitës duke vënë përpara syve të opinionit publik të famshmin flamur të integrimit. Pika e dytë: gjetja e alibisë të sipërpërmendur e cila do të shërbente si argument i fjalimeve zhurmuese të Kryeministrit që nga data 6 gusht e tutje. Pike e tretë: me votimin e datës 6 gusht dhe rrëzimin e draftit paketa e ndryshimeve kushtetuese del nga axhenda e Kuvendit për të hyrë përsëri vetëm pas një viti, përafërsisht.
Është e qartë që kësaj maxhorance nuk i intereson as heqja e imunitetit, sepse pa të ka bërë shumë mirë deri më tani, dhe për më tepër as ndryshimet kushtetuese të akorduara me opozitën. Kjo sepse Kryeministri është i interesuar të luajë politikisht por në logjikën e sigurisë absolute për paprekshmërinë e tij dhe të njerëzve të tij, si në rast të një fitoreje ashtu dhe në rast humbjeje në zgjedhjet e vitit 2013. Kryeministri dëshmon për të disatën herë që nuk është aspak i interesuar për integrimin e vendit në BE. Kjo sepse ai as që e ka në axhendën e tij një gjë të tillë. Axhenda e tij përmban vetëm strategjinë e jetëgjatësisë politike për të dhe njerëzit më të afërt.
Halle halle kjo dynja ?
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/08/hale-hale-kjo-dynja_3.html
… ose edhe hale hale
ALE-ANCA eHUMOSAPIENSIT me MAIMUNIN çITA ika ditet e numuruara.
UNE MENDOJ SE DEMOKRACIA ESHTE SI NJE FAMILJE KUR DY VELLEZER NUK SHKOJNE MIRE AJO SHTEPI NUK SHKON MIRE NJE PALE DUHET TI TOLEROJ TJETRES OPOZITA DUHET TA MIRATOJ LIGJIN E IMUNITETIT VETEM NE PARIM E NE TERSI JO PA GJETUR MIRKUPTIM PER DY LIGJET E TJERA PER DREJTESINE.
saliu le dasmen(drejtesine e semure)dhe meret me shkarpat(imunitetin).
Me kete dredhi ja heth edhe fajin Rames,i cili e ka te qarte qe drejtesia duhet sheruar e para,pastaj imuniteti.
Neser saliu djallezor e ka gati dredhine:E pate mo, Rama s’votoi imunitetin,qe te pengoje statusin.
Rama e ka drejt qe s’voton imunitetin.Kjo politike e saliut s’eshte per popullin,eshte vetem te mbaje ne fron sa me gjate sot saliun,neser mikun e tij.
Tjter pune qe saliu i di shqiptaret pula.