Selvia u thirr nga Doktori të hënën dhe mori një detyrë të re. Deklaratën për imunitetin nuk do ta lexonte këtë javë. Detyra e saj e re ishte të nxirrte në media përditë nga një deputet, që të lexonte një deklaratë kundër asaj që ka thënë ambasadori Avrizu për SHISH dhe Bahri Shaqirin.
Detyra ishte e thjeshtë, Selvia vetëm do njoftonte deputetin që do dilte dhe do t’i thoshte të përsëriste fjalinë që SHISH ka qenë i politizuar dhe duhet të ndryshojë me drejtuesit e rinj.
Dita e parë ishte e lehtë. Doktori i caktoi Pollon.
Selvia e mori në telefon me pak ndrojtje dhe i dha porosinë që i tha Doktori për të dalë në media.
-Me vjen pak zor, i tha Selvia, por ai më porositi që t’i duhet të thuash një fjali që e do ai.
-Mos ki zor, se e kam bërë vet këtë punë, ta di hallin, i tha Pollo.
-Ai do që të thuash se SHISH ka qenë i politizuar dhe se duhet të ndryshojë me ardhjen e kryetarit të ri.
-Pa merak, i tha Pollo. Ndonjë gjë tjetër ç’kemi. Kishe lyer flokët, ishe bërë brune?
-Po ja, thashë të ndryshoj pak imazh, se e kupton vet mo, çdo ditë deklaratat njësoj.
-S’më ka shkuar mendja me kohë tek kjo gjë, se të paktën s’do më thërrisnin Kuqo tani, do kisha flokë të zeza, i tha.
Selvisë ju duk shaka e këndshme dhe me aq e mbylli atë ditë.
Të nesërmen duhet të njoftonte Alibeun. E mori në telefon dhe nuk ja hapi. I dërgoi sms “jam Selvia e PD-së”, nuk e hapi. Ora po kalonte 12:00 dhe Selvia po bëhej merak, kur Aliebu mori vet.
-Çfarë ka ndodhur, tha, se isha duke u falur në xhami?
-Ah, më fal, i tha Selvia. Duhet të bësh atë deklaratën që bëri Pollo dje. E ke ti rradhën sot. Nuk di a e dëgjove?
-S’ka problem, e bëj unë . Duhet të shtoj ndonjë gjë të re?
-Doktori më tha jo, se pastaj nuk ta marrin lajmet si duhet.
-Pa merak, i tha Alibeu. Ma dëgjo pak dhe thuaj Doktorit që isha mirë!
E hoqi dhe këtë ditë. Dje Doktori e njoftoi për Tritanin.
-A e di ai çfarë do thojë, i tha Selvia?
-E di, e di, i tha Doktori. Po ai do flasë dhe pak për grekët, që ky Rama do t’u shpallë luftë.
-Mos duket keq, sikur jemi në luftë me amerikanët dhe miq me grekët, i tha Selvia.
-Jo jo, se për ta sqaruar këtë kam porosit Kaç Islamin të bëj shkrim.
-Po sikur të gjejmë një tjetër, tha Selvia, se kur dëgjojnë këta njerëzit Tritanin, qeshin..ku di unë se si flet ai…
-Varet si e dëgjon, i tha Doktori. Ai është tamam për këtë punë.
-Po nesër kë do nxjerrim, i tha Selvia?
-Nesër ta shikojmë, tha Doktori. Po qe se nuk ka reagime të tjera, do dalësh të sulmosh Ramën. T’i thuash ke kërcënuar Ben Malajn. Kërko falje, ose ik, se në gjithë intervistën e tij shikon pjesët më të këqija dhe e kërcënon. Kërko falje, ose ik. S’ka, nuk e tolerojmë më.
Selvisë ju bë koka lëmsh.
-Më fal Doktor, tha, se jam dhe e re në PD. Ky Beni deputeti jonë është?
-Nuk ka rëndësi, ti do thuash këtë që të them unë. Mbaro me këta sot njëherë.
Mire te gjitha, po na bete xheloze dhe Lilin mor aman. E kemi merak se ka edhe ate hallin me Taqin, ndaj.
Ju kam rixha, mo na xirrni me lajme te tilla se na murzisni udheqeqjen.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/doktor-berisha-ne-hall-te-madh.html
Selvia e ka mor me pasion punen. Mos i folni ne dor :p
Moj Silvi ! Kesaj i thone çohu bythe e mos perto. Mbaro pune e shpeto
Taci do tja hedhe edhe kesaj rradhe se ka teto Lilin!