100-vjetori i pavarësisë, Sali Berisha dhe banaliteti i politikës kosovare

15 Tetor 2012, 00:03Blog TEMA
100-vjetori i pavarësisë, Sali Berisha dhe banaliteti i politikës

Nga Besnik Kryeziu

Ajo që po quhet klasë politike e Kosovës, e që realisht më shumë se si e tillë është një grupim njerëzish me interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike të cilët më shumë se sa qeverisin Kosovën dhe popullin e saj, po e sundojnë dhe grabisin. Këta njerëz e kanë bërë Kosovën vendin e çudirave banale.

Ftesa dhe ardhja e Berishës në Kosovë në vigjilje të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kur në Shqipëri të përndjekurit politikë po bëjnë grevë urie, kur njerëzit po ia fusin zjarrin vetës për dinjitet, drejtësi njerëzore e humane, është shumë më shumë se sa e pamoralshme, është shumë më shumë se sa fyerje e poshtërim i atyre njerëzve që tek e fundit me qëndresën e tyre bënë që Shqipëria të ndryshojë.

Berisha sa herë që i ka punët pisk dhe ngushtë në Shqipëri, Kosovën e përdor si shtegun dalës për të mbijetuar. Dhe mund të thuhet se deri tani po ja del me sukses.

Fjalori i tij populist dhe folklorik, po ja del që t’i hipnotizojë pjesën më të madhe të qytetarëve të Kosovës, pa reflektuar dhe menduar se po ju hymë në hak qytetarëve dhe votuesve në Shqipëri.

Nuk duhet filozofi e madhe për të reflektuar dhe parë në sy të vërtetën për Berishën, raportet dhe relacionet që i kemi ne si Kosovë dhe shoqëri me politikën dhe politikanët në Shqipëri.

Duhet të thuhet hapur se jo të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të Shqipërisë, pra në Kosovë, janë symbyllur dhe të fjetur sa i përket Berishës dhe kontributit real që ka ai për çlirimin dhe fitimin e lirisë së munguar dhe pushtuar nga Serbia.

Berisha është shumë më shumë se një mit i rrejshëm në tregimin e tij për Kosovën, sepse nuk duhet të harrojmë faktin se shumë nga ata që janë drita dhe nderi i Kosovës në luftën çlirimtare, Berisha me Shërbimin e tij Informativ i pengoi dhe burgosi, i dëboi dhe shantazhoi.

Ky 100–vjetor i Pavarësisë së gjysmës së komit shqiptar, po (keq)përdorët nga dështakët politik këndej dhe andej Drinit.

Festimi i 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë , duhet të jetë në radhë të parë i kulturuar dhe para së gjithash dinjitoz, duke e kujtuar të kaluarën tonë historike me qëllimin për ta ndriçuar rrugën e së ardhmes.

Kur i sheh këto organizime, fare lehtë të bie në sy elementi dhe petku politik që organizatorët i bëjnë në interes të grupeve të veta politike.

Veprimi i atyre që e ftuan Berishën dhe shpallën “Qytetar Nderi” ishte më shumë se sa fyes dhe përçmues edhe për vetë qytetarët e Kosovës, e jo vetëm të Shqipërisë. Ky veprim banal arriti kulmin kur rapsodi këndoi enkas këngë për “heroin” e betejave të humbura, Sali Berishën.

Kjo që ndodhi në Deçan është shumë shqetësuese, sepse po shpërfaq një mentalit të vjetër dhe primitiv të politikës shqiptare në përgjithësi, duke na treguar se në mos ndryshe me sharkia e çiftelia të shkojmë në Evropë.

Ku ka një vend dhe shoqëri njëmend demokratike që i këndon kryeministrit?! Kjo ndodh vetëm te shqiptarët.

Në këtë 100-vjetor pavarësie shqiptarët duhet t’i përvjelin mëngët dhe ta djersitin trurin e tyre më shumë se sa të festojnë, sepse ende nuk i kanë punët për të festuar.

Shteti e ka kuptimin e vet real vetëm atë herë kur qytetarët e tij jetojnë të dinjitetshëm dhe në mirëqenie të mirë sociale dhe shpirtërore.

Pas 100-vjetëve shqiptarët janë më mirë se që ishin, por nuk janë ashtu si do të duhej të ishin, në përputhje me fuqinë e tyre politike dhe pasuritë natyrore që i kanë.

Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët kanë nevojë për një reflektim të thellë historik në rrugën që e kanë bërë deri këtu dhe për rrugën që do të duhej ta bënin për të arritur atje ku janë popujt tjerë, me një ekonomi dhe demokraci të zhvilluar dhe të avancuar.

Më shumë se të festojnë, shqiptarët duhet të bëjnë shumë pyetje historike karshi klasës politike dhe asaj intelektuale se pse Shqipëria po vazhdon të mbetët njëri ndër vendet më të varfra dhe i pa perspektiv për vet rininë shqiptare?

Më shumë se sa të festojnë, shqiptarëve ju duhet një plan kombëtar për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë, duke krijuar mundësi për punësim dhe jetë të dinjitetshme.

Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët duhet të përballen shumë seriozisht me vetën e tyre, duke kthyer shikimin mbrapa për të parë për atë që (s’e) kanë bërë për vetën e tyre dhe vendin që do ta festoj një shekull pavarësi dhe mëvetësi.

Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët duhet ta shikojnë nivelin që ka sistemi i tyre arsimor, pa të cilin nuk do të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe politik,duke bërë reforma të thella dhe të domosdoshme, sepse globalizmi me ketë nivel që ka ky sistem do të na le në margjina dhe të papërfillshëm.

Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët duhet të mendojnë për integrimet brenda për brenda vetë Kombit shqiptar dhe hapësirave ku ata jetojnë.

Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët duhet ta pyesin vetën se përse kësaj Shqipërie shpeshherë ia kanë nxjerrë sytë e ia kanë hëngër kokën, duke ua kaluar edhe armiqve më të mëdhenj që Shqipëria i kishte dhe i ka. Madje, këtë pyetje duhet ta bëjë së pari vetë Sali Berisha, njeriu i cili disa herë e solli në shtratin e vdekjes këtë Shqipëri.

*Autori eshte gazetar ne Kosove

25 komente në “100-vjetori i pavarësisë, Sali Berisha dhe banaliteti i politikës kosovare”

  1. Ilir says:

    bravo Kryeziu, duhet sqaruar populli Kosoves se sali berisha eshte pro serb dhe pro grek, antishqiptar.

    1. Ay qy says:

      Kerkohet Avni Rustemi

    2. Gjergj Ndoci says:

      Ta gzojm bacen per 100 vjetor,inshallah i bie damllaja ma heret.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

    3. ismeti says:

      ja nji grup injoraNTISH TE CILET EDHE LUFTA KUR ISHTE E PERKRAHNIN SERBIN EDHE QYRRIN HISTORIK; ske qfarv pret prej ketyre qorrav

    4. Epirioti says:

      FALEMINDERIT Zt KRYEZIU per kete Shkrim, Kosova dhe Kosovaret duhen te bejne KUJDES te Madh dhe mos ti Lendojne vellezrit e tyre me Veprimet me Ftesat e Papershtateshme Bajate qe bejne. Ne qofte se ne KOSOVE nuk ka burra qe duan te Sakrifikohen per Liri dhe Demokratsi, per 1 Kauz te Drejte Humane dhe Qytetare ke Ne ketu ne Shqiperi Koha e Fundit tregoi se Kjo rrace Njerzore Ekzistoka sqenka Zhdukur. Kosovaret duhet te Duan Shqiperine dhe Shqiptaret dhe jo Lideret Autokratik Komunist Hajduta te te Majtes dhe te te Djathtes krah Politik. Shpresojme qe Kosovaret ta kuptojne qe Ftesa berte Berishes dhe cdo Lideri Politik i te till SojSorollopi u ka lene shije te Hidhur shume Qytetarve Shqiptar ne Shqiperi dhe Diaspor.

  2. Emigranti_UK says:

    Sali sllobodan Millosheviqi duhet me ja fuck all robet e shpijse

  3. Delli USA says:

    Gazetari Besnik Kryeziu ka kapur nje problem te rendesishem per shqiptaret e Kosoves,ata po mashtrohen ne menyren me te poshter nga Saliu Berisha.Clirimi i mendjes se tyre nga ky mashtrim eshte detyr pikerisht e klases intelektuale te Kosoves sidomos gazetaret.

  4. milo says:

    Mire e ke ti..po kujt u thua.ky eshte nje popull shurdh..duroj 50 vjet..dhe se ka problem edhe ja 30 te tjera..nuk behet ky vend..po nuk iku kjo klase e vjeter..harrojeni

  5. SALIC VICIDOLOVIC says:

    JAM DAKORD ME PARAFOLESIT !!!

  6. Tori USA says:

    Pergezime dhe respektin tim zotni Kryeziu. Shpresoj qe Shqipetaret te ndricohen prej te madhit Zot aq sa te mund te kuptojne sot se do ndihen shume te turperuar neser per pasivitetin dhe indiferentizmin qe po tregojne tash dy dekada ndaj fatkeqesise se tyre. Ne shoqerit ku sundon kulti i njeshit i kemdohet prijesit dallkauk, ndersa ne ato te civilizuarat i kendohet progresit dhe njeri tjetrit. ndaj dhe une po ti them ne forme vargu disa fjale: Or Besnik heu ta lumsha penen / Ma mir s’thuhet or burr Shqipnie, /Nuk asht shtet hej ja bafsha nanen, / Por fabrike per turpe dhe krime…

  7. Sal Topalli says:

    Se kuptoj kete lloj banaliteti ne perdorimin e ketij tog fjaleshi:me rastin e 100 vjetorit.Degjojme Sali Rame Sheqere Berishen,ne cdo rast qe flet,thote me rastin e 100 vjetorit po e bejme kete e ate.Ne fakt nuk po ben ndonje gje,por rrezik edhe kur te pije uje,do thote me rastin e 100 vjetorit,po e pi kete goje uje.Edhe ky rast qe shkoi ne Kosove,me rastin e 100 vjetorit,dhe si zakonisht,turma,fjalime dhe brohoritje-ulerima.Festimet per 100 vjetor,jane po ato,seminare,ndonje ekspozite maximumi,koncerte dhe kaq,u harruan disa vepra qe ishin premtuar,si parlamrnti,stadiumi etj,u harruan fare,nuk i bie njeriu nder mend.Ta gezojme 100 vjetorin me mitingjet dhe lloqet qe ben Sala.

  8. drini says:

    Berisha perpiqet qe Kosoven ta mbaje si domen politik te tij. Vete Ambasada e Shqiperise, duke perfituar nga statusi i saj i pashkruar si perfaqesuese e Shqiperise nene, respekt i natyrshem, me shume punon per kultin berishian se per forcimin e lidhjeve reale dhe heqjen e pengesave burokratike ne mes te dy vendeve, pasi ne mes te Kosoves dhe Shqiperise ka probleme te natyers burokratike: lehtesimi i biznesit nga taksat, krijimi i tregut te perbashket energjetik, shfrytezimi nga Kosova e nje porti shqiptar, etj.
    Ceremonia e Izniqit tregoi se aktiviteti i perurimit te shtatores se Heroit te Kombit Isa Boletinit ishte vene teresisht ne sherbim te Sali Berishes, pasi klani Berisha ne Ambasaden e Shqiperise ishte marre shume me aktivitetin. Kjo u pa ne shkeljen e rregullave protokollare, ku kryeministri i nje vendi tjeter, pavaresisht se i shtetit ame, nuk duhej permendur i pari, para kryeministrit te shtetit prites, le me para presidentit te atij vendi. Ambasadori i shtetit mik, i pranishem, si perfaqesues i shtetit tjeter nuk kishte pse permendej, kur ishte vete Kryeminsitri i atij shteti ne veprimtari edhe nese permendej, si ka mundesi qe nje ambasador, kushdo qofte ai, qofte edhe tropojan, te permendet para zevendeskryeministrit te shtetit prites.
    Vazhdojne te artikulohen neper mitingjet tezat pro Berishes, sikur ai qenka “kryeminister i te gjithe shqiptareve”. Pse behet kjo? Per t’u treguar nderkombetareve se çfaredo qe te beje Berisha ne Shqiperi, madje edhe kur shtetasit e tij i vene flaken vetes, ai eshte i domosdoshem per stabilitetin rajonal, pasi ka ndikim te madh ne Kosove.
    Luhet pra shume me ndjenjat klanore qe ne Kosove jane shume te zhvilluara. Meqenese Berisha eshte nga Malesia e Gjakoves ai eshte patjeter me shqiptar se “greku” Edi Rama”. E kur u permend atyre njerezve disa gjera qe nuk eshte se ata nuk i dijne: Marreveshjen e detit me greket,sabotimin e linjes se interkonjeksionit, thyrjen e embargos per ish Jugosllavine, favorizimin e hapur te klaneve serbe ne ekonomine shqiptare,etj, ata ndihen keq, por gjithesesi e ruajne mendimin e tyre. “E megjithate Berisha eshte me atdhetar se Edi Rama”!!! Kjo ide fikse, e perzier edhe me klientelizem pushteti dhe me perfitime, i detyron shume kosovare me shtetesi shqiptare t’ia japin nje dore ndihme Berishes, siç ia dhane ne “grushtin e shtetit” ne vitin 1998 dhe siç po ia japin ne votimet e vahzdueshme, kur bejne 500 km rruge per te ardh dhe per ta hedh voten, deri edhe ne zgjedhjet lokale si qytetare gjoja te Shqiperise, kur me ligj te votosh per Bashkine e Tiranes per shembull nuk mjafton te keshe shtetesi, por duhet te keshe banese ne Tirane dhe te ejtosh e te punosh aty.
    Eshte gje e mire qe me ne fund, edhe shoqeria kosovare e traumatizuar nga lufta ka filluar te reflektoje mbi veprat e njerezve, perfshire dhe Berishen. Dhe tani ka shume kosovare qe e gjykojne Sali Berishen nga ato qe ai ka bere dhe jo nga ato qe ai thote. E gjykojne nga Rruga e Kombit, e cila pavaresisht abuzimeve te medha mbetet investim i madh per bashkimin kombetar te shqiptareve dhe emrite e Sali Berishes, por edhe nga bemat e tjera, qe nuk u vjen shume era interesa kombetare. Thjeshte, pra Berisha edhe ne Kosove ka filluar te gjykohet si njeri real dhe jo si nje mit. Perpjekja qe ai ne Deçan te rimitizohet ishte me shume nje shfaqje teatrale se reale. Koha e miteve po bie edhe ne Kosove dhe Berisha jashte mitit kthehet ne njeri, madje ne nje njeri problematik.

  9. ILIRET says:

    Z. Besnik ! Jeni shume i llogjikshem ne analizen tuaj. Po, a i lexojn kosovart shkrimet e analisteve dhe publicisteve, aty te ju? Apo aty ka censure dhe nuk ua botojne shkrimet gazetat, nese ju flisni kunder SRB-it.
    KOSOVARE, MOS NA PERCANI !
    Asht e habiteshme sjella juaj ! Ju respektoni nje njeri qe ka ba realisht krime, ndaj Kosoves. Po t’ishte per SRB-in, Kosova edhe sot do te vuante nen Serbine!
    Po si mor vllazen, ftoni ate qe kur tan bota, ja bllokoi naften Miloshevicit, vetem ky miku juj, i dha nafte per tanket, per me vra fmijte tuaj.
    Po si mor vllazen, kur tan bota u cu n’kambe per me cliru Kosoven, ky miku juj, ishte kunder bombardimeve te NATO-s, sepse i dhimbej, populli i pafajshem serb, karshi popullit te fajshem shqiptar dhe ju e nderoni?
    Po si mor vllazen, ai qe e ka qujt UCK, organizate terroriste e marksiste, ju e bani hero?
    Po si mor vllazen, ate qe burgosi e vrau sa e sa, luftetare per lirine e Kosoves, ju e puthni ne balle ?
    Po si mor vllazen, atij qe bertiste me te madhe, mos shkoni ne Rambuje, per me hudh firmen per lirine e Kosoves, ju e bani te nderum.
    Dhe kto jan fakte qe jane te botueme, ne gazetat e PD-se.
    Po si mor vllazen ftoni vrasesin tuj, e nuk ftoni zotni Pandeli Majkon, qe ju shtrehoi e ju dha me hanger 1 milion kosovarvet.
    PSE NA PERCANI , O KOSOVARE ?
    Per SRB-in, ne Shqipni votojne rreth 600 mije shqiptare. Me statistika te sakta kto. Pra nje e pesta e zgjedhesve. Ndersa rreth 2 milion e 500 zgjedhes, nuk e duan SRB-in. Ata ose votojne per partite e tjera, ose nuk shkojne hic per te votuar. Po per SRB-in nuk votojne.
    E kuptoni bre vllazen, se keshtu jeni tu mbjelle urrejtje mes vedi, e mes shqiptarve. Ftoni ate qe perfaqeson 20 % te shqiptareve, dhe fyeni 80 % te shqiptareve te tjere, me ngjyra apo pa ngjyra politike.
    E filluat keq vllazen. Shqiptaret e Shqipnise kane fillu me ju shajt e me e shtu urrejtjen ndaj shqiptareve te shprishun te Kosoves.
    Pse na percat per 100 vjetor. Aty te ftoheshin te gjithe perfaqesuesit e shqiptareve, jo vetem tradhtart e ketij kombi.
    Isa boletini, kur i kane hjeke mbulesen e shtatores, i kane dhamb fort plaget, si me ja hjeke fashot e pergjakme, e kishte me klith: O, KUKU NANE, BRE…!

  10. tourkofagos says:

    Sali berisha eshte turkoshak dhe si i tille perfaqson dhe mbeshtetet nga ajo pjese e shqipfolesve,qe padyshim kosovaret do te ishin me idealet e kesaj mbeshtetjeje.
    Korraku ndjen ngrohtesi mes korrakeve………..
    Jo vetem ne Kosovo,por edhe ne Shqiperi mbeshtetesit me te zjarrte te islamikut Berisha jane dy nga rracat me bastarde shqipfolese[te me falin te miret] kosovaret dhe camet e pabese,ky eshte rrealitet,kjo eshte e verteta.

    1. mirel says:

      Prandaj e ka mire dhe me greket ai mut.

  11. ALBAN DEGA says:

    “PATRIOTE ME FJALE SA VET SKENDERBEU
    U PESHON KULETA, S’U PESHON ATDHEU !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shqipëri e mjerë, sa poshtë që ke ranë
    Në krye gomerë, ministra hajvanë!
    Patriotë me fjalë sa vetë Skënderbeu
    U peshon kuleta, s’u peshon Atdheu!
    Karrige, dollarë, na u prish dynjaja
    Gjithçka është për ta, saraje-dugaja!
    Ideal’i tyre, ështe vetëm verdhushka
    Ca mendje kerrice që u pjell dhe mushka!
    Për një copë kolltuk e shesin dhe nanën
    Për një grusht para e djegin Tiranën!
    Votohen “majtas” – “djathtas” çojne votën
    Për një copë karrige, në flakë kallin Botën!
    Ditën “socialistë”, natën “demokratë”
    Dje “lider i djathtë”, sot ushtar “i majtë”
    Votat nga PS-ja… shkon tek LSI-ja
    Eshte bere politika tamam lesh e lia
    Gdhihen socialiste ngrysen demokrate
    Per para karrike i shesin dhe grate
    Harxhet i paguan shqiptari i ngrate!
    Ngryset demokrat gdhihet socialist
    Dje rrofte Enveri, sot antikomunist
    Njëri thotë jam grek, tjetri thotë jam çam
    Po Shqiptar kush është, ej, ju qoftë haram!
    Bakojanis behem ndaj vellait shqiptar
    Me Boris Tadiqin flas si kollovar
    Koken ne Athine, kembet ne Skrapar
    Kembet ne Vicidol koken ne Beograd
    Me Vuk Jeremicin ha ne nje grazhd!
    Vdiq Dushan Mugosha te na rroje Fazlici
    Politike gomare, diplomaci kerrici!
    Na flet Sale Berisha si dikur Enveri
    “Dite historike” nga agim tek terri
    Vecse fitore shenon derbederi!
    Eshte bere politika si nje pace derri!
    Iken gjeneralet komandon kapterri!
    E shesin Otranton per nje koke berri
    Behen admirale shitesit e Atdheut
    Kryediplomate… turpi i Memedheut!
    Kur mbrojtjen e Shqipes drejton Asfalia
    “Kolonel i saj” prin tek Ministria
    SHISH-in nen hyqem e kerkon Partia
    Ligj mbi cdo ligj eshte vetem Salia
    Prishim piramida, piramida ndreqim
    Per korrupsion mposhtim edhe Dreqin!
    Djerse e popullit curk rrjedh ne Piramida
    Bie Vehbi Sudja ngrihet Artemida!
    Flet “Dizenjatorja”si “Pantere e Zeze”
    Sa shume paska lene vete Qoftelargu veze!
    Per inat te vjerres fle me mullixhine
    Dje me “Bace Enverin” sot me “Mixhe Saline”
    Dje me UDB-ne …. sot me Asfaline
    Me dreqin e te birin … jo me Shqiperine!
    Kembet ne Tirane … koken ne Athine!
    Ngri koken Shqiperi e Bukura e Dheut!
    Nene e madhe e Gonxhes e e Skenderbeut!

  12. ALBAN DEGA says:

    “BURRE SHTETI” APO ME KADAF SE KADAFI !?

    – Kadafi po imiton Salen e 97-tes ne perdorimin e avioneve luftarake
    per te bombarduar popullin libian… Edhe mercenaret serbe e ruse!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ambasadori amerikan ne Tirane pat miresine ta quaj” burre shteti” Sali Berishen nje dite pas urdherave te tij per ekzekutimin e kater protestuesve krejt paqesore e te pafajshem me 21 janar 2011!? Congratulations Mr. Ambasador Alexander Arvizu !
    Kemi edhe dy urime te ngjashme ne shqiptaret : E gezofsh ” burrin e shtetit”ose” I mbajtsh me shendet ate edhe zgjedhjet lokale te 8 Majit !
    Respektoj plotesisht mendimin tuaj te lire e te pavarur. Liria ime shkon deri aty sa nuk cenon ose shkel lirine e askujt tjeter kushdo qofte ai.
    Sali Berisha eshte tamam nje “burre shteti” i kallepit Ben Ali, Hosni Muabrak,. Saleh e sidomos Muamar Kadaf , me te cilin ngjason si dy pika uji ne cdo akt e ne cdo shfaqje publike te tij, ne cdo qelize te politikes se tij despotike.
    Le te flasin faktet kokeforta ! Une di qe nena e dmeorkacise boterore SHBA di e ka shume me teper fakte se keto… Po edhe keto qe i njeh krejt Shquiperia e mbare Bota nuk jane bash te vogla…
    “Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra”, ka thene babai i ” The New York Times” Suzberger.
    E kam po aq debulese sa ci ka Jozefina Topalli dhe Sokol Olldashi AMK5- automatet e e gardes pretoriane, me te cilat u qelluan protestuesit e pafajshem me urdherat e Sales me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes, qe vetem Alibeaj dhe Komisioni saliist i Hetimit nuk i ka pare ende!
    Kadafi pat bombarduar e rrezuar avione civile me qindra pasagjere te pafajshem brenda: femije e pleq, gra shtatezena e plaka ne prag te varrit, te rinj te reja, pothuajse krejtesisht amerikane ose angleze, gjermane, franceze….
    Berisha pat furnizuar me nafte e arme makinen e terrorit shteteror te Miloshevicit qe pat bombarduar e masakruar mijera boshnjake te pafajshem ne Sherbrenice e mbare Bosnjen !? Shkeli embargon nderkombetare dhe Karten e OKB-se. U perdor ajo nafte edhe per te lidhur pas shtyllave elektrike e telefonike paqeruajtesit hollandeze ne Sarajeve e qytete te tjera te Bosnjes.
    Shqiperia e Sales gati u flak prej OKB-se ne vitet 94-95 njesoj si Libia e Kadafit ne
    vitet 70-te!
    Sala urdheroi mercenare te veriut perfshi edhe serbe per te sulmuar Jugun ne 97-ten.
    Kadafi ka mobilizuar mercenare ruse e serbe per te masakruar popullin e vet sot.
    Berisha urdheroi avionet luftarake te bombardonin me napalm e bomba Jugun
    e revoltuar nga kusaria e tij dhe e firmave piramidale te tij.
    A nuk eshte duke bere te njejten gje keto dite Muamari ne Tripoli e mbare Libine !?
    Kryeministri Berisha provokon popullin e vet duke e kercenuar njesoj si kolegu i tij Muamar Kadafi se jo ” tre e treqint, por edhe tre mije”do ti ekzekutoje per te ” mbrojtur institucionet”
    Sa afer eshte Sala me diktatorin, kryekriminelin e terroristin e Libise Muamar Kadafi. Eshte i vetmi kryeminister ose president i gjalle sot ne Evrope qe ne 1997-en urdheroi avionet luftarake te bombardonin e popullin e tij ne Vlore e Jugun e Shqiperise me bomba e napalm.
    Hallal u qofte gjiri i nenes bijve te popullit aviatoreve qe ne vend te leshonin bmbat mbi nenat e baballaret, mbi motrat e vellezeit, mbi bijt e bijat e popullit te vet u ulen ne bazat ushatarke italiane ku moren menjehere Azilin Politik. A nuk po veprojne po ashtu edhe shume pilote libiane!?
    Si mund te zbatonin nje urdher kriminal te nje Presidenti kriminel!? Ata po jane heronj kombetare! Jo gardistet e Lul Bashes dhe “Skuadronet e Vdekjes ” se Hysen Burgajt qe happen zjarr me urdherat makaber te Berishes kunder popullit te vet.
    Ngado qe ta kthesh e sido ta gjykosh, kryeministri i me pak se cerekut te shqiptareve sot, Sali Berisha eshte me Kadaf se Muamar Kadafi qe kontrollon sot me pak se cerekut e territorit libian !
    Edhe motivi real eshte i njejte, ruajtja me cdo kusht e me cdo cmim e karrikes e kalit te zi – Vracit te pushtetit te sterkorruptuar e vrastar te tyre… Një ish-agjent i CIA-s, ka raportuar se mesazhi i Ghedafit është “ose Libia do vijojë me mua, ose pa mua dhe e rrenuar”A nuk ngjason edhe ky mesazh makaber me ato te Kadafit te Shqiperise … Keshtu e kane te gjithe despotet ne grahmat e fundit….Epoka e lirise po agon aty ku ajo mungon ose eshte dhunuar me se keq!
    Po fillon te agoje ne mbare Boten Epoka ” Change and Hope… ” e Barack Obames.
    Yes we can…. Po ne mundemi !

  13. shpatar says:

    Shume po lodhemi me analiza dhe konkluzjone por azgje nuk del ne drite. Per 22 vjete vetem llomotisim si ne Shqiperi ,Kosove dhe Maqedoni.Ku qendron e keqia .E kam thene dhe po e perserise 1000 here shqiptaret kudo qe jetojne jane te tradhetuar ne palce.Flakni tadhetine dhe me pas mendoni si te qeverisemi.
    Pse shkon ne Kosove Berisha ne keto situata teper kritike.Atje ndihet me i qete .Heq streset politike si dhe merr udhezime si te dali nga kjo gjendje .Tani nuk jane opozitaret qe po e bejne te flasi me vete por elektorati i tije qe e mbane ne karrike.Berisha eshte gati te japi gjithcka per te shpetuar ndeshkimin por arka e shtetit eshte bere rrush e kumbulla .Nuk ka cte japi.Cdo beje.Me premtime s’ma do mendja se do ti mposhti grevistet.Diku do leshje.Pret udhezimet se cfare do i thone.Qe ka se cfare duhet te japi kjo ska dyshim por i ruajne per vehete .Shihni se cpo bene Imami .Shet ,shet ci shohin syte.Ne kete lemsh qe jemi dhe me keta politike mos mendoni se do kete rrugezgjidhje.Leksjonet nuk pijne me uje.Te gjithe shqiptaret eshte mire te flasin me gjuhen e A.Kurtit e K.Spahiut.

  14. Populli i kosoves duhet te heqi konceptine te vjetres patriotike. Te perpiqet te ndertoje mardhenie sa me te ngushta me Shqiperine dhe shqiptaret. Te komunikoje dhe te shkembeje. Sigurisht kjo vlen dhe per shqiptaret. Gjithashtu duhet te kete kujdes nga “modernizmat” e teprta si ne Politike dhe ne fusha te tjera. Kjo do ta coje kosoven drejt izolimit midis qendres dhe periferise
    Kam vene re qe ne kosove ka nje grup mosha 40 vjec qe duan ta mbajne ne duart e tyre pushtetin. Dhe keta jane shperndare kudo. Dhe sigurisht mbeshteten nga Thaci. Kjo eshte shume e rrezikshme. Kosoves i duhet nje frymemarje e re. Ky artikull vlen shume per faktin sepse thekson sesi Sali Berisha infekton pjesen e shendetshme te kosoves me mitizma apo patriotizem fallc.

  15. Nje gje po e perseris per te disaten here.Sali Berisha ashte fatkeqesia e kombit shqiptar.Sa ma shume dite kalojne aq ma shume do te dale ne drite kjo fraze dhe do te vertetohet kjo qe po them une.Kosovaret le ta mbajne si idhull por ja kane pa sherrin si ne Rrambuje ashte dhe gjate luftes per liri e demokraci ne vitet 90- 98.Ne si popull paskemi kene te némun nga Zoti,por i shalla kthen faqe prej nesh dhe na i largon shpejt ne jeten e pertejme keta lloj njerzish qe nuk e drejtojne ate vend.

  16. fatmiri says:

    jeni i sakt z kryexiu po mos ja vini re shum popullit te kosoves un kam 15 vjet qe jetoj bashke me ta ne emigracin pikerisht ketu ne Oslo jan te shkolluar ne xhami,shkalla e intelighences eshte e larte po ne kahun negativ nuk ke cfar pret prej tyre nese ne i dham mbeshtetjet ton gjithe keta vite ata se meritoj .

  17. gjon says:

    TE LUMTE O BESNIK KRYEZIU.E VERTETA ESHTE ASHTU SIC THONI JU ,E KETE DUHET TA DINE MIRE3 KOSOVARET.ESHTE TURPE PER DEQANIN BASHE DITEN QE VLLEZERIT E TYRE NE TIRANE PO VETEFLIJOHESHIN ME DJEGEJE,SHPLLIN SALI BERISHEN QYTETARE NDERI,KJO JO VETEM SE NDERON DEQANIN POR ESHTE NJE OFEZE SHUME E MADHE QE I BEHET TEGJITHE SHQIPTARVE TE SHQIPERISE.ESHTE NE NDERIN E QYTETARISE TE DEQANIT TA KORIGJOJNE KETE GABIM E PSE JO TU KERKOJNE FALJE VECANRISHT KESAJE SHTRESE QE U PERSEKUTUAN PER TE FITUAR LIRINE E PER TE SHPORRUR KOMUNIZMIN E SALI BERISHES.

    1. excalibur says:

      Keni shume te drejt zoti Gjon.Politikanet tane halabake na turperuan me ate akt.Ne decanasit me se paku e durojme dhunen dhe tani na vie nje perdhunues e na behet qytetar nderi.Shpresoj se “dudat” tane shpejt do e kuptojne realitetin dhe do ti bashkohen ketij taborri qe une e quaj progresist.Nga ana tjeter,informatat nga Shqiperia me veshtiresi depertojne ne Kosove,nese nuk kihet parasyshe TVSH-ja qe emiton dhe pordhet e Berishes.

  18. alban4eva says:

    vetem plumbi ben pune per Sali kafsh shpellar pedofil Berishovicin.. asnje zgjidhje tjeter nuk ka..

  19. Luan Shmilli-gazetar,Itali says:

    Një analizë e shkëlqyer që më impresionon!Një deklarim jashtzakonisht i rëndësishëm që jo paqëllim e kam përdorur edhe unë në disa shkrime të drejtperdrejta në gazeten”Telegraf””100 vjetori i Pavarsisë së përgjysmuar!S’ka fare rëndësi kush e ka thënë më parë se sa përsëritja e vazhdueshme e kësaj të vërtete të mjerueshme të KOMBIT tonë të pervuajtur!Për këtë përcaktim brilant,po ndërhyjë drejtpërdrejt,me synimin ta nxjerrim në skenën nderkombetare edhe me fortë,sepse e dimë që qeveritaret shqiptarë në Tirane,Kosovë,ata të frustuar nën Maqedonine dhe Malin e Zi,nuk arrijnë kurrë ta shprehin!Ne duhet ta theksojmë,persëritim edhe mërzitshëm per qeveritaret tane dhe marionetat e vjetra të Europes qe rrogëtohen ende për të frenuar Kombin tonë!…Edhe me shpesh,dhe ashtu si thotë latini se:”Pika e ujit kur bie shpesh mbi gur,e shpon atë tej për tej!”Keshtu dhe ne!Ju e dhatë një provë,i nderuar shqiptar,ndaj meritoni vërtet lavderim shqiptari!Shkrimi më impresionoi në gjithshka dhe nuk ka nevojë për shumë koment!Urime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje