Sot kemi trishtim për një aktivist më pak për drejtësi, por kemi mundësi të reflektojmë

2 Nëntor 2012, 21:11Blog TEMA
Sot kemi trishtim për një aktivist më pak për drejtësi,

Nga Kristi Pinderi

Ta themi hapur: po dëgjojmë për ditë e muaj të tërë lajme nga më makabret sa të gjithë ndihen si të mpirë apo krejt imunë para befasisë apo habisë. Këto të dyja nuk na bëjnë më efekt në përditshmërinë tonë. Tashmë nuk na habit më asgjë dhe asnjë. Për këtë arsye lajmi për ikjen nga jeta të Lirak Bejkos po përcillet mbi të gjitha dhe ndoshta vetëm me trishtim.

Është kërcënuese për një shoqëri kur nis t’i përcjellë dukuritë më të këqija të vetat vetëm me trishtim. Trishtimi është sa njerëzor dhe i pashmangshëm si ndjenjë po aq edhe drobitës dhe tregues i mungesës së mënyrave aktive për të reaguar.

Trishtimi është në një farë mënyre hapi i parë drejt procesit të pranimit të një fenomeni. Trishtohemi se nuk kemi ç’të bëjmë tjetër…

Por kthjelltësia me shumë gjasa vjen më pas, po ta mendosh hollë. Ndoshta do na duhet të heqim dorë nga mënyrat tona tipike emocionale te reagimit (?), të ashpra dhe të dhunshme (?), herë ndaj të tjerëve, e herë ndaj vetvetes?

Po çfarë mund të bënim, do pyeste dikush, kur në këtë vend nuk ka më respekt për asnjë formë njerzillëku dhe drejtësie qoftë dhe minimale?

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, fjala vjen, ka nisur tashmë një proces pranë Gjykatës së Apelit për të luftuar me mjete ligjore vendimin absurd të shpalljes së grevës së ish të përndjekurve politikë si të paligjshme. Ky akt nuk do t’u sjellë dot dëmshpërblimet atyre, ndoshta duket si pa vlerë sot, ditën e lajmit të keq, por ky është një hap konkret se më mirë disa gjëra të bëhen me hapa të vegjël, të menduar dhe të duruar, se të sakrifikojmë veten në forma ekstreme.

Ky është vetëm një rast, në formë ilustrimi i asaj që po përpiqem të them. Por ka raste të tjera si njerëz të devotshëm, herë të vetëm, herë të ndihmuar nga struktura të shoqërisë civile, të cilët po çojnë sot përpara kauzat e tyre, jo vetëm në Tiranë por edhe në cepat më të harruar të Shqipërisë, si rasti i një nëne të vetme me tre fëmijë e cila u ndje e braktisur kur tek bahçja e saj shteti kërkonte ta taksonte për tre rrënjë domate që do të rriste për të shtuar diçka më shumë në tavolinën e fëmijëve të saj. Nuk ishte dakord, kontaktoi me organizatat që mbrojnë të drejtat e gruas dhe sigurisht tani është më e ndërgjegjësuar, tani ka aleate, nuk ndihet përfundimisht e braktisur, patjetër që vazhdon të ketë njëmijë e një probleme, por di të jetojë me dinjitet sepse dinjiteti ka shumë më tepër vlerë kur jetohet duke u përpjekur.

Po zhvillohet një konferencë jashtëzakonisht e vlefshme për rolin e gruas në 100 vjetorin e pavarësisë dhe aty ka raste pafund të tilla. Më të vuajturat i kemi këto nënat, motrat, gratë e gjyshet tona, por më të heshturat, më pak protagonistet…

Unë besoj se trishtimi, siç të topit, ashtu edhe të ndihmon të reflektosh më shumë. Kemi nevojë të reflektojmë dhe ti japim vetes qetësi për të menduar para se të digjemi! Liraku duhet të jetë i fundit qytetar që vdes në atë mënyrë makabre pa mundur të realizojë vënien e drejtësisë. Por që drejtësia të vihet në vend duhet ta konsiderojmë njëri tjetrin si aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ajo çfarë ka më shumë rëndësi në betejën për drejtësi është siguria dhe jeta e secilit prej nesh.

Le të bëjmë hapa të vegjël, quajini dhe hapa milimetrikë po të paktën kështu mbrojmë njëri tjetrin, edukojmë veten me gabimet gjatë rrugës dhe u japim të rinjve dhe një mesazh të dyfishtë: që gjërat e mira bëhen me ngadalë dhe jo gjithmonë me bujë, e se jeta e njeriut, e çdo njeriu, ka më shumë rëndësi se çdo pushtet dhe se çdo regjim.

7 komente në “Sot kemi trishtim për një aktivist më pak për drejtësi, por kemi mundësi të reflektojmë”

  1. k says:

    Shko or budall . Mos je ai i Homove ti.Ne kemi sot nje budalla me pak nje te mashtruar nga vrastaret Rama e co me pak kemi nje spiun me pak.
    Vetem familja ka humbe nje njeri te dashur por shoqerija ska humbur asgja

    1. Tironsi says:

      o pallosh, shkruaje te plote emrin tend, mos shkruaj vetem K.. e fillimit
      por shkruaj dhe pjesen tjeter ..AR

      Shkruaje dhe me te madhe emrin tend, se e meriton!!!

    2. Ben Chicago says:

      si mund te flase nje njeri keshtu
      te rencin ne familjen tende

  2. VERONIKA says:

    KRISTIIIIII—Trishtimmmm Ti ksaj i thua trishtim??????
    Kristi–eshte FAJ-FAJ QE NUK BEREM ASGJE–E KEMI NDERGJEGJIEN E PISTE
    PO ME TREGON QE AJO GRUAJA GJETI HALE-ATE PER 3 RRENJE DOMATE??
    PO ME TREGON KONFERENCEN E GRAVE TE FRUSTRUARA NGA MUNGESA E ORGAZMES?
    IK PASH ZOTIN NA LEJ REHAT–BERI 7VJET NE BURG–MBAS HETUESISE–
    KE PARE NDONJE QE RRON AKOMA MBAS HETUESISE???HAJT SE UNE E KAM BABANE GJALLE AKOMA–MA DERGO TEK AJO KONFERENCA E HALE-ATEVE MBASE SHPETOJ DHE UNE …IK SHKRUAJ PER DELET SE ATO I SHKRUAN MIRE TI–IK SHPJEGOJA VAJZAVE TE TIJA SHOQERINE TENDE CIVILE TE PASHPIRT…..SHPJEGOU PSE BABAI U VDIQ??THUAJU KU ISHTE SHOQERIA–KU ISHE TI–KU ISHA UNE???!!!

  3. besniku says:

    Jam i sigurt, se do te kemi kohe te reflektojme, pasi te vdesin edhe nja nje mije shqiptare te tjere.

  4. albani says:

    Ka kohe per te reflektuar! Pastaj 20 vjet kane kaluar, nuk jane shume. Populli dhe shoqeria civile dhe rinia shqiptare nuk kane kohe per te reflektuar se po merren me pune te tjera me te rendesishme se liria, dmokracia dhe drejtesia!

  5. ILIRET says:

    Po perdoret vdekja politikisht, bertasin nga kampi i SRB-it.
    Imagjinoni te ishte SRB-i ne opozite, cfare do te bente, ne nje rast te ngjashem? Dhe thirrjet: ” E vrau, e vrau, e vrau qeveria”, do te trondisnin cdo qeveri.
    Bejani, o shqiptare, ashtu sic do t’jua bente: e vrau, e vrau, e vrau Sali Berisha.
    Jo qeveria, pasi ketu s’ka, as ministra, as qeveri, as president, por ka vetem SRB….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje