Tirana nën subjektivizmin ekzistencialist dhe e shuar nga vizioni i së ardhmes

22 Dhjetor 2012, 19:38Blog TEMA

Nga Edi Sara

Nën tingujt therës të “Lacrimosa-s” së Mozartit, po më shpaloset si një faqe e zverdhur historie Tirana jonë e dashur…

Pozicioni në të cilën ndodhem, ofron një kënd shikimi mjaft të qartë mbi sheshin Skënderbej dhe bulevardin që vijon pas tij e vazhdon si një lumë i gjatë e i valëzuar me dallgë asimetrike të cilat shkumojnë e përplasen në pika të ndryshme të horizontit, të errësuar nga vrenjtësia e kohës së bukur me re të dendura, të cilat tentojnë të denden edhe më me njëra-tjetrën për të ndaluar depërtimin e “rrezeve të diellit”…

(Lumi i makinave që mbush bulevardin kryesor të kryeqytetit tonë lëviz me një shpejtësi relativisht të vogël, në kundërshtim të plotë me dinamizmin e zhurmës së marmitave të cilat vjellin tym dhe smog nga gojët e tyre të ndyra blozë… Kjo zhurmë e mbështjellë me një vello tymi të dendur dalë bojësh, krijon një panoramë sa keqardhëse për vendasit po aq edhe misterioze për turistët e pakët që vizitojnë vendin tonë).

Më tej, syri ndeshet me vetë monumentin e heroit tonë kombëtar Gj. K. Skënderbeut, i cili ulur krenar dhe madhështor mbi kalin e tij trim, përshëndet me shikimin e tij vigoroz dhe plot pompozitet gjithë kalimtarët, të cilët kur kalojnë pranë tij, ndjejnë aromën e petaleve të luleve shumëllojëshe dhe shumëngjyrëshe të cilat, nëse dikush vendos të fotografojë pamjen e sheshit lart nga ajri, krijojnë kompozitetin e një mjedisi ngrohës dhe buzëqeshës.

(Monumenti i Kastriotit lënë mbi një fushë të “shteruar gjelbërisht”, e cila nuk prodhon asnjë fryt të vyer kohët e fundit, të jep shëmbëlltyrën reflektive të pamjes së kërrusur të popullit tonë, i cili në kalvarin e betejave dhe luftërave që kanë mbushur faqet e lavdishme të historisë sonë kombëtare, dëfton qartë luftën aktuale në gjirin e Shqiptarëve, të cilët jo vetëm janë polarizuar në ekstrem për shkak të interesave të tyre partiakë, por janë ndarë me mish e shpirt nga mendimi optimist për atdheun e tyre: një ironi e fatit përballë shembullit të përkryer të thuprave të heroit tonë).

Një fllad i lehtë ere më ngacmoi qerpikët dhe më detyroi të mbyll sytë përballë asaj tabloje me ngjyra të zvenitura dhe më inspiroi të imagjinoj Tiranën përtej “blusë” së imponuar nga “qielli”, përtej të gjelbrës së tharë dhe të rralluar për shkak të gangrenës kombëtare të rrallimit të zonave pyjore, e cila si një epidemi lebroze e ka goditur jo vetëm kryeqytetin, por gjithë vendin duke e lënë atë si një zonë “delikate” të zhveshur trupore në mëshirën e acartë të këtij dimri… Ky vizion, i cili më lindi vetëtimthi, u shoqërua me një “bubullimë” zëri misterioz që jehoi në “timbrin e trurit” duke ofshatur: “NDRYSHIM…”

Duke mbajtur një “Cuba Libre” në njërën dorë e në tjetrën një puro kubaneze, më pamje nga “lumi” i Tiranës, dhe në qetësinë e trafikut të ndezur zjarr në mes të shiut… gjithçka e parë nga Hotel Tirana of ‘Cakallana’! Ju përshëndes nga subjektivizmi im ekzistencialist të dashur qytetarë dhe shqytetarë!

8 komente në “Tirana nën subjektivizmin ekzistencialist dhe e shuar nga vizioni i së ardhmes”

  1. Tani nga Londra says:

    Bravo, te lumte! Siii? Cfare kishte ketu per te mos kuptuar?

    1. Anonim says:

      zëri misterioz që jehoi në “timbrin e trurit” duke ofshatur: “NDRYSHIM…”
      Pyes veten a e mendon edi sara kte Ndryshimin te vetja ti fusi ndonje te lare ndonjeher se qelbi tere Tiranen era djerse. Po isha eshte lare para se te shkruaje kte artikullin se ajo era te crregullon mendimet ahhahaha

  2. Zapata says:

    fakti qe paske akses te shkruash te (tema e bazes)dhe paske marre dylbinjte nga hotel tirana me puro kubaneze ne dore nuk do te thote qe je ti ai qe na paske marre ne dore analizen e shqiperise e popullit shqiptar!Duke gjykuar nga shkrimi , nivel-formimi yt profesional dhe ligesia qe shkruan kondra vendit e qytetareve te tu ,te krijohet bindja se ,kete status qe ta jep tirana nuk do ta jepte as kryeqyteti me i humbur evropian,pra ne kete drejtim te pakten je mirenjohes dhe duhet ta falenderosh dhe jo te vjellesh vrer! Veshtiresi ka,e gjithe bota eshte ne recesion,korrupsion ka dhe do te kete por e rendesishme eshte se dicka eshte me mire se e djeshmja dhe punohet pere neser.Pra edi sara qe me siguri je ndonje djale i ndonje oficeri a sekretari partie mos u merakos shume,,ecen tirana edhe shqiperia megjithese ju mundoheni ti ngaterroheni si ferrat neper kembe. (nje keshille kisha per ty): ik puno e sudio se duke pi puro e shkruan budallelleqe do mbetesh mbrapa

  3. Poli says:

    C’eshte ky wannabe we shkruan ? Ska mbet njeri pa kerku 5 minutat e rendesise kot me kot.

  4. Saleh Berishoviç says:

    Mos po pritni te lexojne nje shkrim nga nje personazh me ate foto?

  5. Gjergj says:

    Tani do ta shifni Tiranen! Me planin urbanistik te Bashes i cili nuk kursen asgje ne kete qytet! Do llahtariseni i madh e i vogel!!!

  6. assault says:

    Ne te vertete ka me shume shqytetare ne kete vend se qytetare

  7. Anonim says:

    zëri misterioz që jehoi në “timbrin e trurit” duke ofshatur: “NDRYSHIM…”
    Pyes veten a e mendon edi sara kte Ndryshimin te vetja ti fusi ndonje te lare ndonjeher se qelbi tere Tiranen era djerse. Po isha eshte lare para se te shkruaje kte artikullin se ajo era te crregullon mendimet ahhahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje