Myler: Topi i Artë do të shkojë për një prej lojtarëve të Bajernit

29 Nëntor 2013, 14:43Sport TEMA

Pavarësisht se Kristiano Ronaldo tashmë konsiderohet si favorite kryesor për të fituar Topin e Artë, nuk mendon kështu mesfushori i Bajern Mynih, Tomas Myler.

Ai thotë se një prej gjashtë lojtarëve të Bajernit që janë kandidat për të fituar Topin e Artë, mes të cilëve është edhe ai vet, do të shpallet fitues i çmimit prestigjioz.

Myler thotë se lojtarët e Bajernit e meritojnë, duke parë atë se çfarë kanë treguar gjatë këtyre dy sezoneve.

“Nuk është koinçidencë që janë gjashtë lojtarë të Bajernit të nominuar. Kjo do të thotë se ne kemi punuar mirë dhe se nominimet janë të bazuara në performancat tona vitin e kaluar.

Asgjë nuk mund të na ndalojë në rrugën tone, që një prej lojtarëve të Bajernit ta fitojë Topin e Artë”, u shpreh Myler.

3 komente në “Myler: Topi i Artë do të shkojë për një prej lojtarëve të Bajernit”

  1. lajmi says:

    E pse jo!

    Rezultatet tuaja flasin vete.

    Le te dali kush dhe te diskutoje per ate se cfare jep Bayern ne fushe.
    Vete klasifikimi ne kampionatin Gjerman dhe Champions,tregojne qarte ate se cfare ben ky e kip dhe lojtaret e tij ne fushen e lojes!

  2. zalo says:

    opingen e xha sheros do mare riberi

  3. AJ NEW YORK says:

    Zalo ,, do ta fitoje ronaldo se fitoj ate te s,,,,, me realin ik ore trap se cfar ka ber bayern esht pak nje top I arte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje