23 vjeç si militantë dhe si legena

13 Dhjetor 2013, 00:26Blog TEMA

Nga Artur Llana

 

PD-ja ka festuar dje 23- vjetorin e krijimit të saj! E ka festuar si ideali i atyre që e duan Shqipërinë ndryshe! I atyre që e urrenin komunizmin, i atyre që donin ta shihnin dhe ta preknin Evropën. I atyre që sot janë bërë servilë të idealit dhe palaço të kauzës, për të cilën luftoi një popull. E ka festuar për të bindur se në Evropë do të duhen shumë kohë që shqiptarët të binden se rrugëtimi i idealit të tyre është nisur me komunistë dhe jo me idealistë. Është nisur me rrugaçë dhe jo me njerëz të ndershëm, ka nisur nga aty ku duhet të niste ndëshkimi dhe jo aty ku ndëshkuesit duhet të merrnin atributet e demokracisë. Padyshim që në historinë e Shqipërisë, PD është parti që ka rreth vetes mjaft njerëz të ndershëm, ka rreth vetes njerëz që i dhimbset ajo forcë që degradoi dhe ja lëshoi vendin ish- komunistëve sipas tyre.

Dje PD festoi 23- vjetorin, festoi ardhjen në jetë të një partie që lindi me heronj, vrau heronj dhe së fundi po mbijeton duke krijuar heronj! Ajo lindi me heronj dhe heronjtë vdiqën rrugës, me dashje ose pa dashje, me plumba ose pa plumba, me urdhër ose me marrëveshje. Ata ikën për të mbetur përjetë djem që i mori diktatura komuniste demokrate.

PD-ja mori pushtetin duke ngrënë bijtë e saj, për të pastruar radhët nga kopilat që i kishin lindur në oxhak, po edhe gabimisht për ata që kishin pjellë kopila për të qenë brenda radhëve të saj. Ajo ekzistoi si parti duke ngrënë këlysh, si përbindësh që pati gjithnjë një shpjegim që kuçedrat ikin me përbindësha ose përbindëshat kthehen në kuçedra. Ajo qeverisi si pjellë e dyshimtë, mes kuçedrës së diktaturës dhe mes dragoit që donte ta vriste atë.

Askush nuk e diti se mes kësaj përplasje do të lindte një përbindësh tjetër që ishte tranzicioni, një përbindësh që do t’i rrënonte më shumë shqiptarët, do t’i vriste më shumë, do t’i bënte më shumë pa personalitet, do t’i bënte më shumë pa dinjitet dhe mbi të gjitha do t’i vinte në dyshim ekzistencën e tyre për të qenë apo jo pjellë të kësaj qenie.

Ai që u quajt diktator, iku, ata që mbeten si stërkala të tij, në fakt kundërmuan erë kudo dhe pordha e tyre prodhoi lider deri në partinë që rrëzoi komunizmin.

Njeriu që kishte shëtitur në varkën e Enver Hoxhës ulërinte më shumë se nga të gjithë se ajo kishte mbajtur Shqipërinë në liqen dhe se diktatori duhet të kishte marrë skaf për të çarë detet dhe për të shkuar në perëndim. Njeriu që ishte ngrohur më shumë në oxhaqet e kokave të kuçedrës ulërinte më shumë se nga të gjithë se flakët e tyre kishin pjekur kallinj misri dhe jo kishin djegur shpirtra njerëzish.

Varka dhe oxhaku për herë të parë do të bëheshin dy sjellje të reja në mitologjinë e diktaturës komuniste, dhe njeriu që i sillte ato për 23 vjet, bashkëjetoi me ato që ja vranë para syve, që ja mbytën para syve, që ia mohuan para syve, që i shpëtoi dhe i përdhunoi sa herë deshi dhe më në fund i tha se kjo ishte demokracia, demokracia e asaj bishe, që kur pjell lëshon këlyshë komunistësh, ndërsa kur pjerdh, lëshon militantë të partisë.

Dje PD-ja mbushi 23 vjet, mbushi aq sa mjafton për të kujtuar se ne shqiptarët kemi para një kuçedër që ka pjellë këlysh dhe një zot e di se të kujt partie janë, se kujt partie do t’i shpërndajë, se kush do të jetë kryetari dhe kush do të jetë sponsori. Dje ëndrra jonë duke festuar është vrarë.

Dje 23 vjetorin e PD e festuan të gjithë, ish- sigurimsat, ish- komunistat, ish- plehrat, ish- drogaxhinjtë, ish- trafikantët, ish- kontrabandistët, ish- vrasësit që u bënë avokatë, ish- të gjithë ata që e mohuan PD dhe ata që e deshën PD për ta përdorur si mburojë.

Dje për historinë e Shqipërisë si ditë kalendarike ishte ditë e shënuar, dje për historinë e pluralizmit në Shqipëri ishte dita më e turpshme. Qau dhe u lotua Sali Berisha, komunisti që i shërbeu bllokut, qau dhe u lotua Lulëzim Basha, pinjolli që nuk gjen parukiere për ta transformuar pamjen, qau dhe u lotuan të gjithë ata që nuk kanë paguar në bizneset e tyre dritat dhe ujin.

Ka një histori të dhimbshme në të gjithë këtë përvjetor. Ata i ngjajnë personazheve të Bashkim Hoxhës, herë si qen e herë si ari, herë si grua e herë si kurva, po ama ata ngjajnë të gjithë si ata që qeshin për atë që kanë humbur. Dje ata qeshnin për lindjen pa e kuptuar se kanë vdekur, jo si heronj po si legena.

25 komente në “23 vjeç si militantë dhe si legena”

    1. Theofan says:

      PD jashte ligji, sepse perdhosi endrren e shqipetareve.

      1. Kadri Dushku says:

        Te nxjerrin ligj qe te gjithe ata qe kane qene ish-komuniste ose kane pasur prinder ish-komuniste tu hiqet e drejta te marrin pjese ne qeverisje. Vetem keshtu zhduken pasojat e komunizmit!

  1. albani says:

    Shkrim i madherishem, si ato te Mero Bazes! Te verteta te guximshme.

  2. demokrat i fillimit says:

    Pa dyshim artikull i sakt, mjer ata qe mashtrohen nga ata hajduta,ata i kane shume borxhe shqiptareve dhe shqiperise,ata vodhen nje popull te tere ata shkaterruan ekonomin e vendit, ata vrane demostruesit,ata kane tentuar disa here te cenojne mardheniet e shkelqyera te shqiperise me mikun tone me te madhe,me mikun tone me te sinqert ,me SHBA. Si te deleguar te sistemit komunist ne formimin e PD ata donin te ishin qendra e botes, te ishin fener ndricues i globit, nje diktature me forma te reja, por pengesa kryesore ka qene rruga e elbasanit, ambasada amerikane, ambasada me e dashur e shqiptareve dhe shqiperise, prandaj ata filluan nje lufte te felliqur kunder amabsadorit Arvisu, per te lene te kuptohej se” ne nuk pyesim per asnje, ne jemi demokracia,ne jemi partia,ne manipulojme,ne bejme si te duam “. shqiperise i duhet nje PD reale, shpresojme te lind.

  3. shtetari says:

    ne PD kane ngelur vetem ata qe mendojne se shpellari i vicidolit mund ti mbroje – por ta dine mire qe shpellari i ka ditet shume shkurt drejt prangave te ndryshkyra atje ne Bence.

  4. Gjevair Qardaku says:

    Taman
    23 vjeç si militant dhe si legena
    http://goo.gl/qmraue

  5. Mario says:

    Hahahahahahahahahaha je i modh nje artikull kryeveper me fjalor popullor per legenat !

  6. Dekani says:

    Açik. Portretizim i saktë.

  7. Eh... says:

    Bukur ke fol, po marr ne duar kete:
    ‘# Varka dhe oxhaku, dy sjellje të reja në mitologjinë e diktaturës komuniste dhe njeriu që i sillte ato për 23 vjet bashkëjetoi…e më në fund i tha se kjo ishte demokracia, demokracia e asaj bishe që kur pjellë lëshon këlysh komunistash ndërsa kur pjerdh militante…
    #ne shqiptarët kemi para një kuçedër që ka pjellë këlysh dhe një zot e di se të kujt partie janë, se kujt partie do t’i shpërndajë, se kush do të jetë kryetari dhe kush do të jetë sponcori.
    # Dje ëndrra jonë është vrarë’
    Ok, por Jo dje, mik !
    E du te shtoj qe edhe ne kemi faj, sepse e deshem ne pjate argjendi Lirine, kjo qe nuk ben vaki kurre!
    Eedhe mund te flasim, por me shume duhet te punojme per Lirine, jo vetem te peshtyjme varkaret e oxhakut dhe pjellat e Kucedres, jo vetem te veme kujen, poooooor te veme ne veprim mendjen e kurajon qytetare dhe te bejme Qytetarine! Ndryshe bejme hije kot mbi dhe e lloqe sa me i thene vetes ‘ti je I Drejti ne kohra te varkareve kucedra!’, e kjo nuk mjafton.
    A po e bejme naj gjo vec lloqeve si legena (ne nje kohe kur Kucedrat veprojne cdo sek)?, tung Llana, Tirona.

  8. Nje qytetar! says:

    “P.D. me ne krye Sali Berishen,eshte banda me e ndyre e hajduteve dhe krimineleve qe ky Vend ka pare qe nga 1912-ta…….”
    (Nga,M.Baze ne interviste me Koha Jone)
    Me kete perkufizim real do te cilesohet ne historine e Shqiperise lukunia e maskarenjve te quajtur Pe.De.-iste apo berishiste,kjo jashteqitje antishqiptare!

  9. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Festa e PD-së, tragjikomedi butaforike si në skenat Eskiliane…

  10. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Festa e PD-së, tragjikomedi butaforike si në skenat Eskiliane…por me maska të lindura dhe jo artificiale.

  11. myrteza says:

    te gjithe kreret e krimit hahahahahahhhh

  12. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Dua të tregoj një fakt: Më thoni se në cilin vënd të botës ka ndodhur që një njeri si Sali Berisha, që shkaktoi (ose të paktën ishte përgjgjësi kryesor) trazirat e -97ës që eliminuan komplet shtetin (diçka e pashëmbullt në historinë moderne të njerëzimit), do të mund të rikthehej në politikë, të bëhej kryeministër, të sundonte tetë vjet si diktator dhe të jetë akoma në skenën politike ?! Vetëm në Shqipëri, mund të ndodhë kjo gjë. Kjo tregon shumë…

  13. Jashar kuca says:

    …TE LUMTE DORA E MENDJA MORE ARTUR LLANAJ! KE BERE ATE QE SE KA BERE ASNJE TJETER! pOR DERI KUR DO TE DEGJOJME KERCELLITJET E DHEMBEVE TE KETYRE LEGENAVE? DERI KUR KETA DO TE FLASIN NE EMRIN TONE?DERI KUR KETA VAMPIRE DO TE JETOJNE DUKE PIRE GJAKUN TONE?DERI KUR DO TE SHIKOJME VIDEO DUKE VJEDHUR,DUKE VRARE,DUKE SHITUR E TRADHETUAR,DUKE U SHKERDHYER ME NJERI TJETRIN,DHE VIDEOT PORNOGRAFIKE TE TYRE NA I SHESIN NEVE PER ETIKE MORALE???DERI KUR ??????DERI KUR?????MEGJITHATE AS JU DHE AS UNE E NDONJE TJETER SKEMI SE CFARE TE BEJME,POR TE GJITHE LEXUESIT DUHET TE FALENDEROJME PER SHKRIMIN.FALEMINDERIT I NDERUAR!

  14. rilindja says:

    Respekte per kete pamflet te shkelqyer. Figura te gjetura e krahasime te goditura. PD vetem vodhi dhe shkaterroi kete Shqiperi te mjere.

  15. Aqif Cala says:

    Respekte dhe mirnjohje per autorin?
    Nje nga artikujt me te spikatur me shume ide jo vetem per antaret apo militantet e cdo partie /me bindje te majta apo te djathta/por edhe per ata pa parti…?
    Ne te cilin paraqiten shume ide, ideja kryesore e te cilit i bene apel mbar popullit shqiptar,qe per te patur nje Qeverisje me standartet e kerkuara ne realizim te endres se tyre shekullore,kerkone
    bashkim per te votbesuar idealistet e vertete,ata qe e meritojne sepse ata nuke munde ta zhgenjejne kurre /gjithmone simbase bindjeve /.
    Urimet me te mira Autorit.

  16. Deda says:

    Ky Dhalla djal i mençem qe si duhet njeriu. Ku sigurimsin e ka pasur vazhdimisht ne shtepin e tij, ashtu si ka pasur edhe Saliun edhe te tjere. Shkrimi i tij eshte i nje mendje te mbaruar ose te shkare. Ai flet vetem per ata qe kane rene nga fiku. Do duhej te fliste shume me heret dhe athere ky shkrim do te ishte i mirepritur dhe i dobishem per shumekend.

    1. artur llana says:

      Prsh Dede. Une jam Artur llana. Po te pergjigjem thjeshte per nje fakt. I vetmi njeri qe mund te kete qene spiun ne shtepine time eshte babai qe nuk jeton prej 20 vitesh. Ata qe e kane njohur thone te kunderten. Duke ju respektuar pseudonimin ne shtepine time I bie qe paskam femijet adoloshente spiuna te Enverit. Ndonje kelysh 7 emrash do jesh ti qe per te dalluar duhet prapa dedes edhe llesh, pal,frrok, ndue perdoda. Gjithsesi komenti juaj ka vlera se mbiemrin tim e keni ngaterruar me ate te kryeprokurorit. Kam shkruar prej vitesh kudo qe ka qene ne pushtet. Po mesa duket je te ajo pjesa….puna mbare o dede…po mbjelle ca qepe.

  17. Indipedenti says:

    Miku tim Llana, pershendetje, nje populli te mashtruar si ky toni i
    duhen shume djem sy ty qe ti tregoi te zezen e tij ku e ka, Dhe popujt
    e medhenj keshtu kane kaluar me mundime te medha deri sa kane haritur
    ne qytetarine me vlera.Populli shqiptar nuk ka humbur dicka te madhe,
    per tu mos e zevendesuar kete humbje,ai ka mesuar akoma dicka me teper
    Ai ka mesuar se llumi i tij vazhdon ta beje sikur e qeveris,ne formon
    e majte dhe ben sikur e qeveris ne formen e djathte, Ai ka mesuar se ky
    llum nuk ka lidhje as me te majten ,per te mos folur per te djathten,
    Ky popull i njeh me mire keta legena……..

  18. Pirro54 says:

    Do te thosha nje panflet kurajoz dhe shembull i frikes se mposhtur. Komentet po ashtu. Kush brenda vehtes nuk i ndjente pavertetesite e permbysjeve qe po ndodhnin. Kush nuk e dinete se ne krye te partive politike shqiptare, te cilat do te kishin fatet e vendit ne dore, po vendoseshin antaret aktive dhe me negativet e PPSH-se. I madhi Dritero tha qe Te gjitha partite kane dale nga mitra e pergjakur e partise se punes. pra te gjith i dinim por shpresonim qe te ishm gabim ne ndjesite tona. E kjo politikeberesve te rinj ju vinte pershtat. Ne pame se si u perdhos historia dh jo vetem heshtem por nxituam te hidhemi ne krahun e viktimave te saj, aq sa nuk u lame vend as viktimave te vertea. Ne pame si u shkaterua ekonomia dhe e justifikuam politikisht here me terma “mendim ekonomik”e here me “tranzicion” Pamvaresisht nga justifikimet brenda nesh e verteta e ndjere ngrinte pyetje te thjeshta dhe te frikshme. ne po shohim sot se si po shkaterohet… po shkaterohet opozita, e me te vihet ne dyshim egzistena a sisetmit politik te zgjedhur dhe prape heshtim se shpresojme dhe behemi puthadore te pozites dhe harojme qe sistemi nuk do te funksionoje por qe fatkeqesisht ponksionojne poshtetet personale. Ne duam zhvillim dhe jo zhgenjim na duhet kurajo qytetare dhe qartesi intelektuale per ta thene te verteten ne kohe dhe pa frike. Andaj them qe ky panflet eshte vrases i frikes Faleminderit Autor!

  19. ben says:

    Mbeten prape vendi ne dore te bijve te PPSH, merreni me mend vet si do katandisemi……………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje