Marrëveshja me FMN/ Cani: Nuk flitet për rritje taksash. Huaja u morr për të sistemuar gabimet e Qeverisë Berisha

1 Prill 2014, 11:33Ekonomia TEMA

Marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk flet për rritje taksash, ndërsa ne ishim të detyruar të merrnin një hua pranë Fondit për shkak të keqmenaxhimit të financave publike nga qeveria e mëparshme.

Kështu u shpreh ministri i Financave Shkëlqim Cani në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku u diskutua marrëveshja prej 330.9 milionë eurosh. Cani theksoi se kjo hua do të shërbejë për të sistemuar gabimet e Qeverisë së shkuar dhe synon të ruajë stabilitetin ekonomik. Në vijim ministri i Financave akuzoi Qeverinë “Berisha” se ka marrë borxh të fshehtë, gjatë vitit 2013 ekonomia ka rënë me 10 herë, ndërsa borxhi publik ka kapur nivelin 70 %.

“Kreditimi ekonomik ishte në nivel negativ dhe bankat po merren me kreditë e këqija. Programi i borxhit me FMN është elastik dhe synon injektim të likujditetit në ekonomi”, u shpreh ministri i Financave.

Ai sqaroi se “shlyerja e detyrimeve të shtetit, i jep likuiditet biznesit, ul kreditë e këqija dhe koston e kredisë. Kjo sipas ministrit të Financave do të sjellë më shumë vende pune, investime dhe do të ulë koston e biznesit. Duke vënë theksin në faktin se huaja do të jetë për shlyerjen e detyrimeve të biznesit, Cani informoi se deri tani nuk kemi marrë asnjë lekë nga FMN pasi po presim që marrëveshja të miratohet në Parlament.

Gjithashtu ministri sqaroi se norma e interesit të huasë që qeveria shqiptare do të marrë nga FMN-ja do të jetë 1.13 % dhe do të zgjasë për 36 muaj. Më datën 28 shkurt, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington aprovoi marrëveshjen për të mbështetur qeverinë shqiptare me shumën prej 330.9 milionë euro.Kjo është një kredi me terma të butë, më e madhja që i është akorduar ndonjëherë Shqipërisë për mbështetje buxhetore. Ndërkohë që opozita e ka cilësuar marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe FMN-së si jo transparente duke theksuar se kjo hua do të varfërojë shqiptarët, ministri Cani sqaroi se kredia e marrë në 2009 nga qeveria e shkuar ka qënë kredi sindikale me kosto 13 %. Në vijim, ministri i Financave u ndal edhe tek reforma ë pensioneve dhe situata energjitike. 

“Rritja e moshës së pensionit është një çështje, me të cilën duhet të merremi seriozisht. Buxheti po përballon kosto shumë të lartë, po studiojmë situatën, më pas do dalim me vendim, duhet ndërhyrje urgjente. Sektori i enegjisë ka probleme urgjente, duhen reforma. Ky vit ka qenë me thatësira dhe ka rënduar situatën energjetike. Duhet riformatim i CEZ-it, pasi privatizimi ishte një dështim”, u shpreh Cani.

8 komente në “Marrëveshja me FMN/ Cani: Nuk flitet për rritje taksash. Huaja u morr për të sistemuar gabimet e Qeverisë Berisha”

  1. kela says:

    me ne fund po del e verteta, qeveria po punon shume per te bere nje ekonomi te qendrueshme dhe efikase.

    1. zerina says:

      Te drejte kane qe qeveria ka marre hua te mendosh se si e la ekonomine e vendit Berisha. qeveria ka vepruar shume drejte.

    2. bona says:

      Nuk kishte si te vepronte ndryshe qeveria apo te perfundonim si Greqia. Qevria e ka menaxhuar situaten ekonomike shume mire.

    3. boris says:

      Bravo qeverise Rama deri tani ka kryer nje pune fantastike sepse ka menaxhuar situaten e rende ekonomike ne menyren me te mire. Ky eshte sukses i qeverise. Nuk mund ta fajsojme se perse ka marre hua.

      1. Trend says:

        Me thuaj nje ndryshim nga qeveria e meparshme qe jemi me mire ?

  2. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Eurot u moren nga FMN per shkak te keq manaxhimit te fondeve nga qeveria berisha;thote Cani,duke kujtuar se do te mashtroje shqiptaret per kete vjedhje te madhe me bekim Ramoisto-Berishjan.Harron Cani se genjeshtra i ka kembet e shkurtera dhe jo larg do te vije dita qe ato euro e grabitura si borxhe ndaj biznesit,sikurse dhe mbi 1.5 miljardat e daluna jasht kufijve te Shqiperise ilegal me bekim berishjan-ramoist do ti kthehen shume shpejt shqiptareve te grabitur ne vite nga bandat blu-roze me fuqin e pushteteve te botes se krim-korrupsionit-politik qe vazhdon e riciklohet pa i hyre gjemb ne kembe deri me tani ne te tria pushtetet.Mjaft me.
    Shteti i se Drejtes po troket ne deren Shqiperi por mostrat e diktatures komiuniste dhe pjellat e saj si, Rama_berisha,e meta me shoke nuk duan ta besojne,se temarre sebashku ato do te kene nje fund te turpshem,te shpejte dhe pa kthim,sikurse Milloshevic,Sadam,e Gaddafi me shoke.

  3. Ben says:

    Hidhe e prite dhe ju vazhdoni te pasuroheni dhe masa e popullit vuan.
    Batakcinj te gjitha palet!

  4. Maja says:

    reforma per rilindjen e demokracise dhe te Shqiperise duhet te filloje me korigjimin e gabimeve me pronat. Edi rama po gabon rende . ka deklaruar se udherefyesi eshte ligji 7501. Ajo qe do ndodhi eshte shume me e rende nga sa ka ndodhur deri tani. Cdo pronar do fitoje pronen dhe para nese do shkoje ne Strasburg sepse qeveria i thote se prona jote eshte ndare nga saliu me ligjin 7501 dhe ti do kompensohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje