Haxhinasto: Investimet drejt Shkodrës do të vijojnë

5 Prill 2014, 11:52Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inspekton aksin rrugor Milot-Lezhë, në përfundim të punës për riveshjen dhe vendosjen e sinjalistikës.

Haxhinasto vuri theksin tek rëndësia e mirëmbajtjes së sinjalistikës rrugore përkatëse, pa të cilën, tha ai, çdo projekt rrugor, do të kthehej në burim aksidentesh për qytetarët dhe mjetet.

Ai siguroi qytetarët se qeveria do të vijojë investimet në drejtim të Shkodrës. Investimi prej rreth 380 milionë lekësh i Autoritetit Rrugor Shqiptar përfshin riveshjen dhe sistemimin me asfalt të këtij segmenti të rëndësishëm rrugor.

Pas inspektimeve në segmentin rrugor Milot–Lezhë, ministri i Transportit Edmond Haxhinasto vijoi udhëtimin drejt Shkodrës, duke u ndalur në kryqëzimin e Bushatit, aty ku tragjikisht humbën jetën 5 të rinj shkodranë pak kohë më parë.

I shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve si dhe Drejtori Rajonal i Rrugëve, Haxhinasto u shpreh se synimi i këtij dikasteri është kryerja e investimeve të nevojshme me qëllim që të mos kemi aksidente në rrugët tona. I prerë, ministri Haxhinasto u shpreh sa i takon ndërtimeve pa leje. “Ku do të vërehet se ka ndërhyrje të paligjshme në akset nacionale, do të ndërhyhet me forcën e ligjit” shtoi ai, duke e cilësuar krim çdo ndërhyrje që është bërë në këto vite.

Haxhinasto kërkoi nga drejtuesit e Autoritetit Rrugor të Veriut sistemimin e gjitha segmenteve nacionale, sidomos në ato pika te cilat janë cilësuar si njolla të zeza.

11 komente në “Haxhinasto: Investimet drejt Shkodrës do të vijojnë”

  1. supervizori says:

    Z Minister nuk keni gje ne terezi pa zhdukur korrupsionin ne sektorin tuaj.dhenia e rrugeve me koncesion ka deshtuar,se firmat sipermarese nuk po kryejne punimet me performance.jam nje specialist i kesaj fushe i larguar nga puna per bindje politike ndonese ne ate kohe isha ne strukturat e lsis.ne vitin 2012.me riorganizimin e drejtorive rajonale ,u larguan nga puna shume punonjes dhe pd mbajti ne pune militantet e saj.performanca eshte nje projekt qe mund te zbatohet ne vende ku korrupsioni eshte ne nivele shume te ulta ,ne vende si ,norvegji, danimarke suedi gjermani ,angli etj.po jo ne shqiperi. kur mendoj se kane ngelur ne pune njerez qe nuk kane fare haber nga mirembajtja me vjen te uluras megjithate ti ke dhe keshilltare ato duhet te te japin mendime racionale ekonomike dhe kopetente.une sotb vazhdoj te jeme i pa pune ,ndonese per 13 vjet kam qene krye ingjinjer .po ju sygjeroj qe te hapni evidencat se ne cilin rast shpenezimet kane qene me te ulta ne vitin 2005 ,apo mbas vitit 2009.behet fjale per drejtorite rajonale.

    1. Lezhjani says:

      Duhet ti ndertoni rruget me standarde Europiane dhe jo rrugë Berishianë.

    2. Shkodran says:

      Prej se ka pase “ingjinjere ” si puna jote qe as shqip nuk din me shkru,(shkruhet inxhinier )Kane perfundu
      Rruget ne kete gjendje.

    3. emigranti says:

      me vjen per te vjelle kur shikoj nje person kaq pasiv qe ka nder vete nje ministri te tere….pikerisht kjo eshte arsyeja qe shqiperia nuk mund te eci perpara perderisa ka ‘politikane’ si puna e haxhinastos…kulmi i ketij personi deshtak ka qene kur ky ishte minister i jashtem….hejjjjj pike e zeze….person kooooomplet i pa precedent….

  2. Uji i ftohte says:

    Jo si minister por edhe si njeri eshte i pavlere,njeri koti.

  3. titi says:

    Z. Haxhinasto, cfare u be me problemin e furgoneve 8 + 1? Nuk ka asnje lajm nese ligji, sic u deklarua, do zbatohet. Po zbatohet ky ligj, apo jane lene keta furgone te vazhdojne ta shkelin si me pare?

  4. zylyf says:

    Zoti Haxhinasto:Kemi shume besim se dote beni dicka te mire dhe na behet qefi por sektori qe ju mbuloni me duket me i veshtiri dhe qe kerkon nderhyrje urgjente me njers kopetente dhe te ndershem.Edhe pse dikush mund te shkruaje gegnisht e nuk din me u shpreh bukur , mund te kete deshire per pune te mire , pa hajduteri , dhe me vizion per te ardhmen.
    Ne mes te Pogradecit tek axhensia e ngritur qysh ne vitin 1960 ,edhe pse eshte bere nje e ashtuquajtur unaze vazhdojne te qarkullojne makinat e te gjitha llojeve se unaza nuk punon dhe edhe pse 100 m nga vija e liqenit ka pamjen e Kandaharit pas ndonje shperthimi.Kam pyetjen: -A do te vazhdojne te jene prape axhensite e fugonave 8+1 ne mes te qytetit e te therrasin e ulerasin qysh me dy te nates per pasagjere , unaza a do te behet ndonje dite,Po rruga e nanes liqenit e lene sic dihet (Lin-Pog)do perfundoje….
    Ne cilin shtet te botes ka Axhensi furgonash e audobuzash ne mes te qytetit.

  5. Paskal Harito says:

    Rruge, sinjalistike.Kontroll ne rruge si Policia Rrugore por edhe vete patrulla te ndermarrjeve te rrugeve per mirembajtje, rujtje sinjalistike,pastrim,bllokim kalmeh te pa ligjeshme,heqje objektesh si qen e mace te htypura.Ndalim qarkulim karrica, traktora,motokarro etj
    Po me Kontrollin Teknik te Mjetee si bete, a e hoqet monopolin sic premtove?

  6. Dispo. says:

    Une po i sygjeroj Z.Minister se Firma te tilla qe kane Perkushtimin- Personelin- Mjetet- Linjat e Prodhimit-Pervojen dhe Teknologjine me te perparuar Gjermane ti mbeshtese me fonde e me pune se rezultati eshte rruge me te SIGURTA, rruge me CILESORE rruge Evropiane,qe perkthehet ne performance te mire per Ministrin per Ministrine dhe per Qeverine pasi sic e di une problemin shume firma kane nje makine te bukur e nje celular te shtrenjte dhe nje dashnore diku ne digastere e asnje makineri ndertimi asnje linje prodhimi asnje puntor vetem nje sekretare qe eshte edhe llogaritare por edhe arkatare dhe qe s´ka haber fare,ba me ju shikuar letrat i kane te harrnume dhe me nje firme tjeter te bashkume qe luan rolin e fasades per te marre tenderin e rralles pra dmth asnje investim ne fushen e ndertimit te rrugeve dhe me e keqja eshte se keto firma Fantazme marrin Tendera me shume, se Firmat qe kane investuar ne kete drejti dhe kane nje kapital mbi 7,5 milon euro apo ma shume.
    Kete duhet te shikoje me vemendje Ministri e Administrata e tij se keto prishin cilesine e rrugeve pasi keto firma Fantazme nuk i ndertojne rruget dot vete dhe ju a shesin punen nenkontraktorve, qe ma i miri prej tyre ka nje eskavator Rh6 dhe nje rrul qe si dihet marka e keto firma se kane kurre pergjegjsine e duhur per te ndertuar nje rruge te mire pasi emri i tyre s´ka per te dale kerkund as per mire e as per keq ,atyre ju intereson vetem fitimi dhe mashtrimi i supervisorve e ai i makines se bukur duke mos e njohur kete zanat ban pagesat nekontaktorit se i duket rruga e zeze e mendon se e ka shtruar me asfalt por ne shume raste eshte vetem praimeri(shtresa lidhese) sepse nuk ulet nga mikina se eshte pluhur ose nxehte, ose ne ma te miren e mundeshme keto firma nga 3 shtresa ne projekt shtronje nje ne terren e ba me biseduar me ta teshesin edhe mend ne shume raste sinjalistika eshte vendosur por eshte vjellur, ku ne te vertete nuk eshte vendosur fare ,karrotat e asfaltit i vjedhin naten neper akset e rregullta per me ja u tregu autoritet kontrollar dhe paguajne leket ne c´do sportel e te c´do supervizor qe ti kalojne sa ma pare situacionet ndoshta edhe pa ba punen.Kjo mendoj une jo e demton por e sakaton nje rruge te investuar nga Shteti per ndertim e ketu s´bahet fjale ma as per Siguri as per asgje pasi ketu e ka problemin Cilesia ose ma mire me thane ekzistenca e rruges dhe e fundit qe kam une ketu prej se largut mos pranoni projekte delitante e me cmime qesharake qe projektuesit pertojne ti bejne projektet dhe kopjojne projektin qe kane ba ne Kukes e pershtasin per Kurvelesh se kot nuk thone gjeja e lire djeg shtepine dhe sefundmi nuk ka mundesi me u ndertu nje rruge e mire e SIGURTE e cilesore kur ulet tenderi 60% ne kete rast nje pale nuk eshte serioze ose Ofertuesi ose Tenderuesi.Ne kete rast cilesia nuk ju intereson dy paleve.

  7. Reynald de Chatillon says:

    Investimet DREJT Shkodres po, por ato NE Shkoder jo. A-po jo, shoku Haxhi Anastas?

  8. Malo says:

    Kijeni kujdes shkodren se ajo do ju shpetoj o qeverritar servila. Ju jeni te gjithe te Zene ne çarkun e mafjes berishiane. Bile per ju te LSI Berisha ka edhe dosje dhe nuk delni dot nga vallja e tij. Harram u qofte vota e popullit se jeni vertet sahanlepires te peshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje