S’ka rritje të çmimit të energjisë/ Qeveria: Zgjidhja e krizës, mbledhja e parave dhe ndalimi i vjedhjes

10 Prill 2014, 15:29Ekonomia TEMA

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, njëkohësisht drejtues i Task Forcës për Energjinë sqaron në një intervistë për Top Channel, se zgjidhja e krizës financiare në sektorin energjetik, nuk do të kalojë nga rritja e çmimit për konsumatorët.

“Qeveria shqiptare, Ministria e Energjisë, si ministri e linjës, asnjëherë nuk ka menduar se zgjidhja është rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nuk e kemi menduar asnjëherë dhe nuk e kemi guxuar ta shqyrtojmë si alternativë, përsa kohë që ne kemi një rezervë shumë të madhe të fuqizimit financiar të CEZ-it, përmes reduktimit të humbjeve, qoftë teknike, qoftë edhe komerciale apo vjedhjeve, thënë shkoqur”, tha Peleshi.

Zëvendëskryeministri thotë se Qeveria është e vendosur në këtë pozicion dhe kjo konfirmohet nga vetë shifrat e tre muajve të fundit.

“Vetëm këtë tremujor janë arkëtuar, krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar rreth 21-22 milionë dollarë më tepër. I kemi trashëguar me 48 për qind humbjet. Sot që po flasim janë reduktuar me 4.1- 4.2 për qind, pra jemi në kufijtë e 44 për qindëshit. Synojmë të shkojmë në tremujorin tjetër në 35 për qind“, tha Peleshi.

Të dhënat tregojnë se vetëm borxhet që konsumatorët kanë ndaj CEZ arrijnë në 1 miliardë dollarë. Këto janë detyrime të faturuara, pa përfshirë humbjet dhe vjedhjet që i marrin buxhetit të CEZ edhe 200 milionë dollarë të tjera në vit.

“Imagjinoni çfarë lloj rezerve kemi ne, ka CEZ nëpërmjet reduktimit të humbjeve të fuqizojë financat e veta”, tha Peleshi.

Veç ngritjes së task forcës, Qeveria ka lajmëruar një sërë masash të forta për ata që vjedhin energjinë, duke parashikuar dënim deri në 5 vjet burg. Por zëvendëskryeministri thotë se paralelisht, po punohet edhe në një tjetër drejtim.

“Nga njëra anë të vazhdojmë punën, nëpërmjet task forcë, nëpërmjet CEZ-it, por edhe nëpërmjet masave shtrënguese, për të cilat jam i bindur se do të bëjnë efektin e tyre dhe nga ana tjetër, për të nxitur CEZ-in dhe për të ftuar partnerët tanë ndërkombëtare, Banka Botërore, BERZH etj, të bashkëpunojnë me ne për një paketë investimesh që do ta kthejë CEZ-in në një kompani fitimprurëse”, tha Peleshi.

Kriza e thellë në sektorin energjetik sipas FMN-së dhe Bankës Botërore, jo vetëm që po pengon rritjen ekonomike, por është shndërruar dhe një nga rreziqet më të mëdha për qëndrueshmërinë financiare të vendit.

5 komente në “S’ka rritje të çmimit të energjisë/ Qeveria: Zgjidhja e krizës, mbledhja e parave dhe ndalimi i vjedhjes”

  1. adi says:

    Po e beni duke i derguar fatura te fryra atyre qe i paguajne dritat. Kontrollojini mire ata qe keni vene ne pune ne Durres se jane ca maskarej qe i bien per shkurt

  2. tourkofagos says:

    Pak si e veshtire qe tju mbushesh mendjen korrakeve se duhet te paguajne…………..!!!!
    500vjt i sherbyen turqeve,duke mos paguar taxa,madje duke u pajisur edhe me qitap/tapi e me toka te falura nga turqit per sherbimin ndaj tyre…….c’te besh,pune korrakesh!!

    1. XXL says:

      Ik te sheshi omonia ene laji mollaqet e rryshkme noi greku plak ene leji komentet ne gazete xaxiqe

      1. tfgs says:

        marmida XXL…….e ngrite 5 here ne xhami???

  3. shpetim says:

    Shume mire qe keni rezerva.Permirsoni punen qe te ulen vjedhjet, dhe humbjet ne rrjet si dhe rrisni arketimet.
    Mos lejoni mbifaturimet, sepse edhe kjo vjedhje eshte per qytetaret qe paguajne rregullisht.Ka disa muaj faturat tek konsumatoret familjare vine te kripura.
    Mbasi ti keni bere mire te gjitha keto, edhe qytetaret dhe ekonomia do ndjehen me te cliruar.
    Beni detyren zoti Zevendes Kryeminister, prandaj jeni zgjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje