Xhani de Biazi ka kritikuar ashpër një pjesë të skuadrës pas humbjes 1-0 kundër Hungarisë. Burime pranë ekipit bënë më dije se trajneri menjëherë pasi ka përfunduar ndeshja, është futur në dhomat e zhveshjes dhe u ka kërkuar futbollistëve llogari për paraqitjen që bënë. “Çfarë ndodh me ju? A ka mundësi të më tregojë ndokush se çfarë ndodh në fushën e lojës? Si ka mundësi që një pjesë prej jush nuk sakrifikojnë në fushë?!”, kanë qenë disa nga pyetjet, që trajneri italian ua ka adresuar lojtarëve në grup, raporton “Panorama Sport”.
Kritikat – Burime pranë stafit kuqezi bëjnë me dijë se De Biazi ka qenë i pakënaqur nga paraqitja e mbrojtësve Mavraj dhe Lila, por edhe e Ramës, Gashit dhe Kaçes. “Mendoj se keni më shumë potencial sesa ajo që bëtë sot. Sigurisht jemi në fund te sezonit dhe lodhja ndihet, por ua kam thënë disa herë se nëse nuk angazhohemi të gjithë bashkë me forcat tona, atëherë nuk arrijmë dot asgjë. Duhet të ndryshoni dhe të reflektoni, sepse kësi paraqitjesh nuk kanë lidhje me atë që po përpiqemi të ndërtojmë ne”, mësohet të ketë thënë De Biazi.
Thirrja – Një nga defektet e skuadrës në dy ndeshjet miqësore të humbura kundër Rumanisë dhe Hungarisë ishte pikërisht mungesa e shpirtit të sakrificës te një pjesë e lojtarëve. Specialistë si Sulejman Starova apo edhe Rudi Vata ia vunë në dukje këtë trajnerit nëpërmjet qëndrimeve të tyre publike. Por kjo nuk i ka shpëtuar kurrsesi as vetë De Biazit, i cili mësohet se ka qenë shumë i drejtpërdrejtë me lojtarët edhe në këtë pikë. “Nuk kemi për të pasur ndonjëherë sukses nëse 6 luajnë dhe sakrifikojnë dhe të tjerët nuk bëjnë të njëjtën gjë. Harrojeni se mund të shkoni larg me këtë lloj sjelljeje!”, mësohet të ketë thënë trajneri, duke lënë të kuptohet se disa prej lojtarëve nuk sakrifikuan sa duhet kundër Hungarisë.
Elozhe – Nuk ka pasur vetëm kritika, por edhe vlerësim për ata që sipas trajnerit iu përgjigjën kërkesave të tij. Bëhet fjalë për Currin, i cili mësohet si i ka lënë një përshtypje shumë të mirë, po ashtu edhe për Hysajn e Vajushin. Këta dy të fundit e kanë bindur trajnerin se mund të jenë pjesë e fushatës së ardhshme eliminatore.
Me pas luajt per ndonje e kip te armiqve ma me forc me vullnet kisha lujt.
Apsolut kjo ekip nuk ndjen per perfaqsim te kombit por sikur luajn me ndonje ekip lagjesh.
trajner deshtak dhe lojtar po ashtu deshtaka
Rrofte Duka dhe palacoja i tij ne krye te kombetares.
Ky eshte trajneri i ndeshjeve miqsore qe i vetkthen ne zyrtare . trajneri me tekanjoz dhe i pa afte i te gjitha koherave te komtarja . FSHF duhet ta shkarkoje dhe te veje Rudi Vaten .
Te therrasim ne kombetare FATH QERIMIN SE vetem nje mutliman e con para kete komb. gjyzelesh.
Kurva Duka ka vu kete kllounin ketu s
a per numer. Shqiperia ka nje ekip
pensionistesh. As qe ja vlen ti shikosh edhe sikur
ti japin gjithe biletat falas. Me turp nuk ka ku.te
shkoje.. Ekip puplash , pa gjak.
Ajo qe ndodh gjithmone