Trafiku i drogës/ Felaj paraqet në Kuvend raportin: Provat të administrohen nga Prokuroria

12 Qershor 2014, 20:01Kronika TEMA

Partia Socialiste i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të marrë në konsideratë raportin përfundimtar të Komisionit hetimor për trafikun e drogës, i cili u paraqit në Kuvend nga deputetja Ermonela Felaj. Deputeti Taulant balla në emër të grupit parlamentar socialist ka vlerësuar gjetjet e komisionit dhe i kërkoi organit të akuzës të administrojë dëshmitë e personave konkretë mbi trafikune  kryer gjatë qeverisjes Berisha. Gjithashtu Balla kërkoi nga ish-Kryeministri Berisha të japë sqarime nëse kishte dijeni mbi trafikun e drogës me avion duke përdorurt bazën ushtarake të Gjadrid.

Kryetarja e Komisionit hetimor Ermonela Felaj gjatë prezantimit të raportit tha se në përfundim të hetimit komisioni vendosi që materialin e shqyrtuar t’ia dërgojë Prokurorisë së Përgjithshme, me qëllim vënien para përgjegjësisë të të gjithë personave zyrtarë, shtetërorë ose jo, të cilët kanë bërë të mundur ngritjen dhe funksionimin e një linje të rregullt të trafikut ajror të narkotikëve nga baza ajrore e Gjadrit, në periudhën e ish-qeverisjes së mëparshme. Deputetja Felaj, gjatë publikimit të konkluzioneve të hetimit, solli dëshmi të dokumentuara dhe të shoqëruara me prova të tjera që provojnë katërcipërisht se pëmes aerodromit të Gjadrit, në periudhën 2012 dhe fillim viti 2013 të jetë kryer transporti në rrugë ajrore i lëndëve narkotike.

Në mbyllje të veprimtarisë hetimore, Felaj deklaroi se gjetjet e komisionit hedhin poshtë akuzat për implikim të forcave të ushtrisë dhe bazave të saj në trafikun e narkotikëve, pas 15 shtatorit 2013.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve kryetarja e komisionit rrëzoi akuzat e opozitës për përfshirje të forcave të ushtrisë në trafikun ajror të lëndëve narkotike, përmes pistës së këtij aerodromi, më datë 19 mars 2014. Sipas Felajt, të gjitha institucionet e angazhuara në verifikimin e këtyre akuzave nuk sjellin prova për trafik droge në këtë datë dhe as për uljen e ndonjë avioni në pistën e Gjadrit.

“Nuk ka të dhëna që të konfirmojnë se më datë 19 mars 2014, ora 7:00, në pistën e aerodrimit të Gjadrit të jetë ulur ndonjë avion”, citohet raporti i publikuar sot në Kuvend nga deputetja Felaj.

Komisioni hetimor, i ngritur me kërkesë të maxhorancës pas akuzave të opozitës për përfshirje të infrastrukturës së ushtrisë në trafikun e drogës, u bojkotua nga deputetët e PD. Këta të fundit kërkuan ngritjen e një tjetër komisioni, i cili sipas tyre do të hetonte me transparencë të plotë situatën e trafikimit të lëndëve narkotike në vend.

1 komente në “Trafiku i drogës/ Felaj paraqet në Kuvend raportin: Provat të administrohen nga Prokuroria”

  1. hhhh says:

    Keto jane njelloj si baballaret e tyre,i njejti mentalitet qeverises si ne komunizem, nuk kane ndryshuar dhe perfundimisht nuk ndryshojne kurre.
    Ne moshe duken te rinj por ne mentalitet jane me keq se prinderit e tyre. Fatkeqesi e madhe per kete vend. Me keto shkohet vetem ne rusi dhe jo ne Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje