Autoriteti i Konkurrencës i rekomandon Ministrisë së Financave dhe Këshillit të Ministrave, rishikimin e kontrates konçensionare për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit”.
Sipas një njoftimi për shtyp të Autoritetit, Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e fundit të tij, shqyrtoi raportin e monitorimit për kontratën e konçesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifën e shërbimit të skanimit.
Bazuar në Ligjin “Për miratimin e kontratës së konçesionit ndërmjet Ministrisë së Financave, si Autoritet Kontraktues, dhe shoqërisë Rrapiscan Security, Inc.”, si konçesionar, për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të konteinerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit” , është dhënë me konçension skanimi i kontenierëve dhe automjeteve të tjera. Kohëzgjatja e kësaj Marrëveshjeje ështe parashikuar 15 vjet. Kjo marrëveshje konçensioni është nënshkruar në datën 10 prill 2013, por ende nuk është vënë në zbatim.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezultoi se Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave gjatë proçedurës për dhënien e konçensionit sipas proçedurës së ndjekur nuk ka respektuar detyrimin në ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës” pasi nuk kanë zbatuar detyrimin për të marrë vlerësimin e Autoritetit për këtë akt që (germa b) ka vendosur të drejta ekskluzive për ndërmarrjen Rapiscan për produktin e skanimit të kontenierëve dhe automjeteve të tjera.
Autoriteti i Konkurrencës e ka nisur proçedurën e vlerësimit ex-post të kontratës konçensionare në zbatim të nenit 2/1/c të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”(i ndryshuar) mbështetur në shqetësim publik të komunitetit të biznesit për shtimin e kostos me rreth 20 milionë euro në vit për skanimin e kontejnerëve në dogana dhe të rezolutës së Kuvendit “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2013” ku një nga detyrat është zgjidhja e problematikës së shërbimeve konçensionare ndër të tjera edhe për shërbimin e skanimit të kontejnerëve.
Ja nje nga peshqeshet qeberisha iberi popullit te vet.ky eshte krim ekonomik prandaj duhet hetuar,dhe kush firmosite dali para drejtesise dhe te paguajdhe parate.
Para drejtesise me shume gjasa do dalin keta qe po e prishin pasi kjo marreveshje eshte miratuar me ligj parlamenti dhe pasojat financiare per prishjen e saj do paguhen qindarke me qindarke nga parate e taksave tona.
skaneri lufton kontrabanden dhe mafien doganore