KLD shqyrton të hënën edhe 8 procedime të propozuara nga ministri Naço/Emrat e gjyqtarëve

4 Korrik 2014, 13:33Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvillon mbledhje të hënën e ardhshme, ku pritet të shqyrtohen propozimet e Ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj 8 gjyqtarëve.

Emrat e tyre sipas Gjykatave janë:

1) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit I.P., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

2) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit B.M., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

3) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit A.Y., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

4) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit Sh.Ll., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.

5) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit M.K., gjyqtar në Gjykatën e Rrethi Gjyqësor Korçë.

6) Shqyrtimi i kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Gj.Gj., gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

7) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtares K.Ç., gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

8) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit K.Dh., gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Shqyrtimi i procedimit disiplinor për 5 gjyqtarët, që ishte e parashikuar të zhvillohej në mbledhjen e datës 30 qershor 2014, u shty për shkak të mungesës së Ministrit të Drejtësisë.

Nga 20 kërkesa të depozituara nga Ministri i Drejtësisë, janë përfunduar së shqyrtuari 9 kërkesa për procedim disiplinor.

Në mbledhjen e datë 7 Korrik do të shqyrtohen edhe 8 kërkesa të tjera, duke lënë në proces për mbledhjen e ardhme edhe tre kërkesat fundit të ardhura nga Ministri i Drejtësisë.

“Nga 20 gjyqtarët për të cilët Ministri i Drejtësisë ka kërkuar procedimin disiplinor si më sipër, 15 gjyqtarë po procedohen për shkelje të konstatuara nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të cilat konsistonin kryesisht në: zvarritje e pajustifikuar e procesit gjyqësor (duke perfshirë edhe vonesat e pajustifikuara në zbardhjen e vendimeve), shkelje haptazi e ligjit procedural dhe moszbatim i vendimeve unifikuese”, thuhet në njoftimin e KLD-së.

5 komente në “KLD shqyrton të hënën edhe 8 procedime të propozuara nga ministri Naço/Emrat e gjyqtarëve”

  1. sakati i SHQUP'it says:

    ju shqyrtoni te hiqni mashen e saliut, sakatin me mustaqe, pa lerini te tjerat

  2. emocioni says:

    Ky i fundit K.Dh duhet te jete Ken Dhima qe procedoi edhe ILDPK per fshehje te pasurise se bashku me basgkeshorten Klerinda Celen , eshte kryehajdut nuk ben asnje gjyq pa para, njerez si ky duhet te largohen nga gjyqesori , jane vetem nje turp asgje tjeter. Bravo Naco.

    1. Justice says:

      Te heqesh Ken Dhimen o emotiv, do te thote qe te tjeret t’i pushkatosh fare

  3. qytetari says:

    Keto jane maja e majes se AJSBERGUT??

  4. lilo says:

    Keto jan kunja me krujt dhembet – aty duhet shkulur nga rrenjet infeksioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje