Ndërsa ishte duke pirë kafen e mëngjesit të dielën, Kunatit i erdhi një sms.
-Doktori më duket do të bëhet president!
Kunati u trondit shumë nga lajmi, por ndjeu dhe një gëzim të brendshëm.
-Mirë do bëjë, tha me vete, të qetësohemi të gjithë. Dhe Jari nuk mbahet aty!
Ashtu siç e kapi entuziasmi i sms-së ja dërgoi atë Aldos, të cilin e ka si testues lajmesh.
-Kam dëgjuar dhe unë, tha Aldua. Do të jetë një gjë e mirë. Ç’rëndësi ka emri, ai është i pari jonë. Ne atë quajmë të parë.
-Mirë qenka puna, tha Kunati. Edhe Aldua se priti keq.
Ja dërgoi dhe Jozit sms-në.
Kjo e fundit ja ktheu përgjigjen menjeherë.
-Për mu ka kenë, është dhe do të jetë president. Nuk asht kurrfarë lajmi. Për ju që hyni e dilni në PD është problem.
Pas Jozit ja çoi Flamurit.
-A ke dëgjuar gjë ti, që Doktori do bëhet president?
-Ja kam kërkuar unë, i tha Flamuri. I thashë, “kjo punë nuk vazhdon më kështu. Ti bëhu president, pastaj ne të tjerët aty jemi”.
-Si e priti, i tha Kunati?
-Nuk e priti keq, tha Flamuri.
-Po Jari di gjë, pyeti Kunati?
-Patjetër që di, i tha Flamuri dhe e inkurajon. Sa herë takohen bashkë, i thotë Doktorit “kjo punë nuk shkon më kështu, duhet të bëhesh president. Ta dimë me kë të flasim”.
-Qenka interesante, tha Kunati. Kisha idenë që Jari nuk do shprehej për këtë punë.
-Jo vetëm që është shprehur, por është shumë aktiv, i tha Flamuri.
-Po ka ndonjëri që nuk e di këtë punë, tha Kunati, se me sa shoh, vetëm unë se paskam marrë vesh.
-Më duket se nuk e di as Luli, i tha Flamuri.
-Si ka mundësi, tha Kunati, ai ja thotë Lulit të gjitha planet.
-E vërtetë është, tha Flamuri. Doktori t’i thotë të gjitha planet kur nuk kanë të bëjnë me ty, por kur kanë të bëjnë me ty duhet ta marrësh me mend vetë.
-Po ça duhet të marrë vesh Luli, tha Kunati. Duhet ta marrë vesh Nishani, që ai do të bëhet president.
-Më vjen keq, tha Flamuri. Nuk bëhet fjalë për president Republike, por për president të PD-së. Pastaj ne të tjerët jemi të dytët.
Kunatit i ra si bombë kjo. E kishte keqkuptuar lajmin sikur Doktori do t’i zinte vendin Jarit. Në fakt, po kërkonte zyrën e tij.
-Po ç’ka me ne, i tha Kunati? Në PD, të vjetrit po kthejmë në parti!
-Zotëri, i tha Flamuri! Ju doni të ktheni gjithë ata që ka zbuar Doktori, në PD. D.m.th doni të bëni aleancë me armiqtë e Doktorit. Këtë nuk ua fal. Prandaj mendohuni mirë. Do flas unë me atë burrin, por nuk ju ndihmoj dot deri në fund.
Pse s’ka komente…???
Se mileti e mori vesh qe tallin leshte
nga i PARi ( Big Brotherat e Demonkraqise)
ke i fundit (Shpellare e Rilindare); s’bojne fajde mo daullet e shpume…