Kunati fik dritat 5 minuta në selinë e PD

7 Korrik 2014, 19:39Antena TEMA

Pasi i hodhi një sy fjalimit të Lulit, që do mbante në grup parlamentar, Kunati filloi të mendonte për reagimin e Doktorit. Në fjalën e tij, Luli do fliste për aksionin e Lazaratit dhe konkretisht do thoshte: “Ne e kemi mbështetur hapur dhe pa ekuivoke operacionin e policisë në Lazarat. Kemi kërkuar që ky operacion të vazhdojë edhe në Lazaratet e tjera në pjesë të ndryshme të vendit dhe në zemër të vetë aparatit drejtues të vendit”.

Kjo ishte një deklaratë e fortë, e cila bëhej për herë të parë në atë formë. Gjithë puna ishte tek reagimi i Doktorit.

Doktori ka postuar përditë gjatë gjithë operacionit të Lazaratit komente kundër operacionit. Çdo ditë kishte nga një koment. E quaji operacioni Plaçka, terror policor, i quajti policët përdhunues, etj.

Tani me këtë fjali që do lexonte Luli, mund të kishte shpërthime të papritura.

U ul e po vriste mendjen.

-A mund ta nxjerrim median jashtë, i tha Lulit, pasi të flasësh ti.

-Jo, s’e bëjmë dot, tha Luli. Traditë është që del pasi flet Doktori.

-Kam frikë se do shpërthejë, tha. Duhet të bëjmë diçka.

-Mendo çfarë duhet bërë, tha Luli. Median nuk e nxjerrim dot jashtë. Duhet të sajojmë diçka tjetër që media të merret me të.

-E gjeta, tha Kunati. Do fikim dritat. I them unë elektricistit të stakojë dritat sapo të mbarosh fjalën. Do themi na i hoqi Edi Rama. Ndërkohë Doktori mund të bëjë ndonjë koment për këtë punë kur të vijnë dritat.

Ashtu u bë. Kunati po ndiqte me telefon hapur nga brenda sallës fjalën e Lulit, duke pasur elektricistin në krah. Sapo mbaroi Luli dhe tha atë fjalinë për Lazaratin, në sallë u vendos heshtja. Kunati u drodh nga frika.

-Ule, i tha elektricistit.

Elektricisti e uli siguresën dhe dritat ikën.

Pati një irritim në sallë. Vetëm Luli ishte i qetë.

Kunati i dërgoi sms.

-Bëj pak si i shqetësuar se duket që e dije që do iknin dritat.

Luli e kapi situatën dhe iu drejtua mediave.

-Qeveria kërkon të në lërë dhe në terr informativ. Do që njerëzit mos të dëgjojnë çfarë thotë opozita.

Doktori po turfullonte.

-Më ço sms kur të qetësohet, që t’i kthej dritat, i shkruajti Kunati.

Pas pesë minutash Luli i nisi një ‘ok’.

Kunati ngriti siguresën.

Pati një çlirim në sallë.

U dëgjua zëri i Aldo Bumçit që fliste me gazetarët.

-Kur ikin dritat, ne nuk flasim, u thoshte, se nuk na nxjerr televizori.

Pastaj mori fjalën Luli.

-Siç e shikoni, tha, dhe këtu duan të na provokojnë, por opozita nuk tërhiqet. Këto jnë presionet më të ndyra që i janë bërë opozitës në historinë e këtij vendi, por ne do t’i përballojmë se jemi opozitë e fortë.

Doktori po turfullonte, diçka donte të thoshte, por nuk e tha. Kunati u lehtësua kur dëgjoi Lulin që mbylli mbledhjen.

Duke dalë nga salla, u dëgjua zëri i Jozit që i thoshte dikujt.

-As më ‘97 s’kena kenë më keq se sot, për atë zot. Jena ba turpi i botës. Me arritë puna me mbështet na Edi Ramën në Lazarat, me vra njerëzit tanë me duart e Ed Ramës. Këtë vetëm kryetari jonë mund ta bajë.

6 komente në “Kunati fik dritat 5 minuta në selinë e PD”

  1. ina says:

    U <> ne dore Lazarati.Sua mori mendja qe policia do te shkonte kaq thelle.U bene gaz I botes.Si pune HASHASHI duket?!

  2. ina says:

    U plasi ne dore Lazarati!

  3. lumasi says:

    hahahahaha…..:-D

    jeni te medhenje. jeni te papershkrueshem.

  4. Trimi i Xha Jahos says:

    Kjo ishte e fortë.

  5. Just Me says:

    Kunati:”Më ço një SMS dhe shko në të s’…”!

  6. Drita says:

    Nxir lajmin e shtypjes se femijes ne gjir te lalzit dhe leri llafet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje