Tahiri: Energjia jo mall pa zot, Shqipëria informale do të marrë fund njëherë e mirë

27 Tetor 2014, 12:56Ekonomia TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ritheksoi angazhimin e Qeverisë për të luftuar informalitetin dhe paligjshmërinë. Tahiri u ndal tek fakti se dhunuesit e shkelësit e ligjit deri më tani nuk janë ndëshkuar, por janë lënë të lirë, duke i bënë kështu apel drejtësisë të ndëshkojë shkelësit e ligjit.

“Është prioritet absolut beteja mbi informalitetin dhe paligjshmërinë, pasi ky është armiku më i madh i shtetit, shoqërisë dhe ligjit. Energjia s’do të trajtohet më si mall pa zot. Në 23 qershor u votua që të mos të ketë të preferuar. Krimet ndaj mjediset, janë krime ndaj të ardhmes. Janë 2467 vepra penale të evidentuara, por vetëm 86 vetë vuajtën burg, pasi ka gjyqtarë që e kanë kthyer në pazar, dhënien e drejtësisë”, u shpreh ministri Tahiri.

Ai premtoi se nuk do të ketë vetëm një fushatë për të mbledhur faturat e prapambetur, por angazhim për t’i dhënë fund Shqipërisë informale.

“Siç ndryshuam Kodin Penal për vjedhjen e energjisë, ashtu duhet të bëjmë edhe me vepra të tjera. Në propozimin tim, për të tillë keqbërës, për të tilla vepra penale kundër shoqërisë, shtetit dhe mbi të gjitha të ardhmes sonë, të penalizohet pse jo me të ardhurat e tyre personale se në fund të fundit kush ndërton pa leke, kush ka një sipërmarrje për prerjen e paligjshme të pyjeve, kush vjedh energjinë elektrike në mënyrë sistematike, nuk ka pse të lejohet të përfitojë nga shteti, në të njëjtën mënyrë me qytetarin e ndershëm që respekton ligjin në çdo minutë; duke filluar nga e drejta për të punuar në administratë, tek e drejta për të marrë shërbime, apo tek e drejta për të përfituar një kredi, pagesa e taksa dhe po ashtu dhe këto të jenë vepra që nuk mund të aminsitohen kurrë në mënyrë ciklike siç ka ndodhur deri më sot”, u shpreh Ministri Tahiri.

Në vijim ai shtoi se Shqipëria informale dhe paligjshmëria duhet të marrin fund njëherë e mirë, ndaj Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës për ta bërë të mundur”.

Deklaratat ministri i Brendshëm i bëri gjatë takimit të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve ku u lancua nisja e operacionit të OSSHEE dhe Policisë së Shtetit kundër fenomenit të vjedhjes së energjisë elektrike.

Tahiri u shpreh se tashmë ka ardhur koha që energjia elektrike të mos trajtohet më si mall pa zot.

“Nëse dëgjoni që do ju thonë se po ndërtojmë një shtet policor, kuptoni që janë ata që deri dje nuk bënë shtetin kur ishin në pushtet. Ne thjesht vendosëm bashkë me qytetarët në 23 qershor të zbatojmë ligjin që ishte në fuqi edhe kur ne nuk ishim në krye të këtij vendi.

Pavarësisht se ka gjyqtarë që e kanë kthyer në pazar dhënin e drejtësisë, kjo nuk duhet të na dekurajojë. Kush ndërton pa leje, kush pret pyjet, kush vjedh energjinë në mënyrë sistematike nuk duhet të ketë të njëjtat të drejta me qytetarët që e zbatojnë ligjin”, deklaroi ministri Tahiri.

Një paralajmërim, Tahiri drejtoi edhe ndaj punonjësve të OSSHEE, për të cilët tha se policia kriminale do të mbledhë të dhëna për cilindo prej tyre përsa i takon ushtrimit të detyrës.

“Nuk do të ketë ndëshkime vetëm pë rata individë që vjedhin energjinë, por edhe ndaj atyre punonjësve të kompanisë që bashkëpunojnë me hajdutët e energjisë”, theksoi ai.

I pranishëm në konferencë, Drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Cipa  theksoi se edhe në këtë rast Policia e Shtetit do jetë në krye të detyrës, për të bashkëpunuar me punonjësit e OSHEE-së dhe Prokurorinë në evidentimin e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike.

“Kemi një plan të posaçëm mbi evidentimin ndërprerjen dhe hetimin e personave apo subjekteve private që vjedhin energjinë. Ky është një proces që konsiston në raportimin e punonjësve të OSHE për personat që vjedhin energjinë, për linja të dyta ata do të evidentojnë abonentët e rregullt, ata pa kontrata si dhe vjedhësit. Bashkëpunim edhe me policinë për të hetuar dhe arrestuar këta persona”, shtoi ai.

Sipas Cipës, “Policia e Shtetit do të jetë në krye të detyrës, rikthejmë autoritetin e shtetit dhe përmirësojmë financat”.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermolena Felaj tha se vjedhja e energjisë elektrike cënon shërbimin e furnizimit me energji, si dhe rrit barrën për taksapaguesit.

Sipas Felaj, ky veprim duhet të ndëshkohet si çdo vjedhje tjetër, ndërsa kërkoi bashkëpunim edhe me drejtësinë për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit.

“Vjedhja e energjisë elektrike cenon edhe shërbimin furnizimit të energjisë elektrike. Si pasojë e vjedhjes rritet barra për taksapaguesit, dhe ky veprim duhet të ndëshkohet si ço vjedhje tjetër. Ka vite që tolerohet vjedhja e energjisë.

Janë të ndryshme mënyrat sesi vidhet energjia elektrike, dhe për këtë nevojitet një ndërhyrje efikase e operatorëve të shpërndarjes dhe të Policisë së Shtetit për të luftuar këtë dokument. Në mjaft raste ajo që faktohet në terren, humbet rrugën, pasi nuk dokumentohet siç duhet”, tha Felaj.

Felaj u ndal edhe në ndryshimet në ligjin për ndërtimet e paligjshme, duke paralajmëruar se masat ndaj këtij fenomeni do të ashpërsohen.

Në këtë kuadër, Felaj tha se të ndryshimet parashikojnë që të gjithë ata që ndërtojnë në mënyrë të paligjshme në tokën e tyre do të dënohen deri në 1 vit burg, ndërsa ata që ndërtojnë në tokën e tjetrit apo në tokë publike do të dënohen nga 1 deri në 5 vjet, /gj.k/

9 komente në “Tahiri: Energjia jo mall pa zot, Shqipëria informale do të marrë fund njëherë e mirë”

  1. Popull says:

    z.Tahiri cfaro do bej me 200.000 te vjetra ne muaj vet i katert a ke pergjegjesi qe jam shtetas shqiptar a kam te drejt te jetoj thirrini mendjes me keto masa inkuizicioni per energjin sidomos per popullin e shkret.

    1. Po,Po says:

      Po pse more,a nuk eshte njelloj,si te vjedhesh nje dyqan ushqimor,apo veshmbathje,me ate te vjedhjes se energjise elektrike,apo e ujit ?! A nuk jane mall dhe para ato?.Me qe na qenke fukara ti dhe te vesh te vjedhesh banken,te grabitish te tjeret ku te mundesh ?! C`eshte kjo llogjike prej injoranti? Ne cvend te botes veprohet keshtu ? Pse po bie numuri i popullates ne shume vende dhe po plaket popullsia ne mase? Si thua ti,nuk dine te vjedhin ata,apo nuk jane trima? Po keta qe paguajne edhe per juve qe vidhni,cfar jane? Te te vije turp qe flet keshtu,sikur ke dale dje nga shpella!

      1. alaska says:

        po flet per rritjen e energjise shoku mundohu nje cik ta kuptosh

      2. sidnei says:

        po flet per rritjen e energjise shoku mundohu nje cik ta kuptosh

      3. sidnei says:

        po te thote per rritjen e cmimit dhe jo mos pagesen kuptoje nje here te shkreten popullin fukara mos merr flak menjehere

  2. gent says:

    Gjykatësi në Mbretëritë Europiane i hajdutëtët në sheshin e qytetit dhe i linte aty për ti treguar popullit se çfarë e priste po të vidhnin peonën e tij (shtetit).

  3. WTF? says:

    Ju kam votuar e mbeshtetur e shume mire qe te vihen para ligjit abuzuesit,por me duket “drejtesi”selektive qe nderkohe qe i tregoni dhembet fukarait,ish ministra drejtore etj etj,shpetojne pa iu futur gjemb ne kembe,e shijojne te vjedhurat,duke bere edhe karshillek,keto shikoni zoterinj!

  4. Shqiptar says:

    Po e verteta per gjobat e kutise se ndihmes se shpejte?
    Bashkim tahiri (administrator i sat farma depo farmaceotike). bravo miro bravo. atehere para 1 muaji jane cdoganuar nga sat farma 580 000 kuti te ndihmes se shpejte (ne shqiperi aktualisht jane 480 000 makina), blere me 1.2 $, tax doganor 0.4 $ dhe jane shitur dhe po shiten nga 8 $ ne cdo farmaci. pra fitimi i babait tend eshte, mall i blere ne total 928 000 $ dhe pasi te shiten behen 4 640 000 $. fitim neto i sat farma 3.71 milion dollare.

  5. ILIRI says:

    O TAHIR PO BENI KONTROLL NE NDERMARJET SHTETERORE ,FUTINI NE BURG DREJTORET MINISTRAT PASTAJ FILLONI ME POPULLIN O TE MJERE ,PO SHUM, SHPEJT DO E LINI ATE POSTE ASNJE NUK JU DO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje