Vucic per lirimin e Sheshelit
Pas vizitës së Ramës në Beograd dhe sidomos pas tensionit në konferencën për shtyp, pati disa deklarata, të cilat morën shkas nga kjo vizitë, të cilat po i përmbledhim si më poshtë.
Edi Rama u vu në qendër të vëmendjes për shkak të përmendjes së Kosovës. Një gazetar serb e pyeti në korridor:
-Pse sillesh si çlirimtar i Kosovës?
Rama iu përgjigj:
Kosovën nuk ua solla unë. Atë e gjeta mes jush, në mes të Beogradit, në urat e Danubit të bombarduara dhe në ndërtesën e shkatërruar të Ministrisë së Brendshme. Mos mi jepni mua meritat tuaja. Kosovën e gjeta mes jush . Vetëm keni një problem, që e ruani në mendje sikur s’ua ka marrë njeri. Për këtë duhet të vizitoheni.
Edi Rama kishte vetëm një problem gjatë konferencës për shtyp. Kishte hall se si përkthehej fjala e tij. Dhe po çuditej që nuk kishte shumë reagim në sallë kur fliste. Më pas, mësoi që serbët nuk e përkthyen fare kur foli.
Sali Berisha më në fund i hoqi të drejtën Supermbesës të përfaqësojë Familjen Berisha në raport me Serbinë. Sot e mori vetë kontrollin mbi situatën dhe dënoi atë që tha Edi Rama në konferencën për shtyp. Kjo është shumë e rëndësishme, po të kemi parasysh faktin që thuhej se mbesa flet në kokë të saj. Gjyshi edhe këtë radhë i doli zot.
Pasi e dëgjoi Supermbesa çfarë ka thënë Supergjyshi, i dërgoi këtë mesazh:
“I dashur Supergjysh. Ajo që ke shkruar për Edi Ramën është e vërteta e hidhur. Ai u soll si alabak në mes të Beogradit, që është djep i kulturës në Ballkan. Ai shkoi aty si kryeministër dhe u soll si rrugaç. Shqiptarët e meritojnë të qeverisen prej një rrugaçi të tillë, se i ranë të mirës me shkelma”.
Blendi Fevziu u kthye në minutën e fundit dhe nuk hipi në avion. Kjo ngjalli shumë mëdyshje.
Mëdyshja e parë ishte se mos serbët hidhnin në erë avionin dhe kishin njoftuar Blendin, për shkak të respektit që kanë për të si stërnip i Esatit. Kjo tmerroi shumë Sokol Ballën, i cili tha: “Duroj çdo gjë, vetëm të mos më shkruajë Fevziu nekreologjinë”.
Mëdyshja e dytë ishte e Batonit, i cili dyshoi se nuk do kishte ndonjë ngjarje historike, derisa Fevzo u kthye nga rruga.
Por, më në fund u zbulua arsyeja e vërtetë.
Fevzo u kthye nga rruga, nga frika se nëse binte avioni, emisionin e tij mund ta merrte Çim Peka. Kjo e kishte bindur të rrinte në Tiranë.
Mëdyshja e tretë ishte se pas ca kohësh, Fevzo do thoshte që ishte dhe ai në Beograd. Këtu mendimet ishin të ndryshme, por të gjithë i jepnin nga dy javë deri në dy vjet kohë. Në fund pas disa vitesh është e sigurtë që edhe Fevzo ka qenë në Beograd.
Baton Haxhiu u mërzit nga qëndrimi i Ramës dhe e kritikoi që nuk ishte konsultuar me të për fjalimin.
-Nuk besoj se më dëgjoi, tha Rama, se hoqi kufjet.
-Jo mor burrë, kufjet i hoqi se di shqip,i tha Batoni.
Andi Bushati tha se Edi Rama ngriti dronin që nuk ngriti dot vëllai i tij në Beograd.
Pasi e lexoi, Rama tha: “Pikë e zezë, mirë që Olsin ma bëre hero të rremë, por edhe mua do të ma bësh rrenë heroizmin”!
Hashim Thaçi kur dëgjoi Ramën që ia plasi në mes të Beogradit, i nisi një mesazh: “Po më vjen keq që s’do jem më kryeministër, se me këtë që u bëre, unë do t’u dukem si vëllai i tyre kur të ulem në negociata”.
super suksese ne Beograd ?
http://bit.do/Rama-na-flliqi-ne-Beograd
LoooooL
Po ceshte me rendesishmja na beri krenar qe jemi shqipetare.
E duam 1 tte bukur per saliun neser Mero,se e nxorri koken,mos e li te kaloi kjo situat.
Po Andi nuk pyete fare Luben,apo e kthehu Andi sa i zuren lekt e Fevziut ne goje.Do ta perze Sandri na klani tani
E mor Sali ta degjeneroi fshatin e grus fare ky I gjati.Ka te drejte supermbesa.Lere dhendrin te flase tani hiq dore.