Tahiri replikon me Ndokën për aksionin Polici-OSHEE/ Pr/buxheti 2015, Ministrisë së Brendshme i shtohen fondet me 14.7 %

13 Nëntor 2014, 13:23Ekonomia TEMA

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri u shpreh gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku u diskutua mbi pr/buxhetin e shtetit për 2015, se buxheti për Ministrinë e Brendshme ka një rritje prej 14.7 % duke kapur shifrën e 19.5 miliardë lekëvë.

Një nga objektivat krysorë të Ministrisë së Brendshme për vitin e ardhshëm, sipas Tahirit, është shkrirja e regjistrit të gjendjes civile me regjistrin e adresave. Gjithashtu Tahiri u shpreh se Ministria e Brendshme ka detyrime të prapambetura nga fatkeqësitë natyrore në vlerën e 1.8 miliardë lekësh.

Por sipas kreut demokristian nard Ndoka, i vetmi deputet i opozitës që nuk i është bashkuar bojkotit parlamentar, Policia e Shtetit po keqpërdoret, veçanërisht sa i përket aksionit të OSHEE-së për abuzuesit e energjisë elektrike.

Ndoka u shpreh se edhe fondet për këtë dikaster po përdoren mediatikisht për aksione politike.

Sa i përket fondit të emergjencave Ndoka, akuzoi se qytetarët e Shkodrës ende nuk kanë marrë dëmshpërblim për përmbytjet ndërsa kërkoi që tek fondi i emergjencave të përfshiheshin edhe detyrimet ndaj këtyre qytetarëve.

“Policia futet gjithandej, po keqpërdoret  pasi bashkë me një elektriçist shkon dhe nje polic. Fondet po përdoren mediatikisht për aksione politike. Fondit të emergjencave civile nuk i keni dhënë rëndësinë e duhur. Rasti i Shkodrës që s’kanë marrë dëmshpërblim apo edhe atyre që u janë shembur shteëpitë. Cila është vendimarrja politike? Te fondi i emergjencave do doja të përfshiheshin detyrimet ndaj këtyre shtetasve”, tha Ndoka

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Tahiri, i cili nënvizoi se Policia e Shtetit duhet të veprojë ndaj të gjithëve, përfshirë këtu edhe abuzuesit e energjisë elektrike.

Ndërsa lidhur me fondin e emergjencave, u shpreh se detyrimi i trashëguar i këtij fondi, i është kaluar Ministrisë së Financave, si detyrim i mbartur.

“Policia e shtetit duhet të veprojë ndaj të gjithëve. Policia po bën detyrën. Buxheti reflekton prioritetet e qeverisë që policia të luftojë kriminalitetin.

Detyrimi i trashëguar e kemi kaluar në detyrimet e mbartura në Ministrinë e Financave. Presim pergjigje“, tha Tahiri.

Në vijim ai shtoi se ka një rritje prej 11% të rezervave të shtetit, çka sipas tij është një hap përpara, por se nuk mund të rekuperohet brenda një viti ajo që ai e quajti trashëgimi e shkatërrimit,

“Për rezervat e shtetit ka një rritje 11%. Në raport me gjendjen e trashëguar kemi bërë hapa para. Trashëgiminë e shkatërrimit pa asnjë kujtesë të rezervave se rekupërojmë dot në një vit buxhetor.

Këto janë mundësitë për të buxhetuar rezervat e shtetit. Edhe unë i pakënaqur jam”, tha Tahiri. /gj.k/

1 komente në “Tahiri replikon me Ndokën për aksionin Polici-OSHEE/ Pr/buxheti 2015, Ministrisë së Brendshme i shtohen fondet me 14.7 %”

  1. mondi says:

    Si spjegohet se vetem Tahiri e ka te drejte,gjithmone,si shume i le Rama ketij personi te vendos ne koken e tij,policia po degradohet ku nuk di se ku i ka kembet e as koken, duke u marre me te gjitha sdo merret me asgje, eshte bere nje çorjentim total i efektivave ku nuk lihen te punojne per cfare jane te specializuar por disa mostra qe e kane ne dore lozin me te duke i katandisur neper rrethe ta largeta nje polic te gjore i cili ka sakrifikuar jeten e rinine e tij per ate pune, duke e derguar roje ne komisarjatet ,qe nuk dihet se cfare pune bejne drejtuesit pasi nuk ka asnje ngjarje, por edhe ato i stimulojne gjysmen.Degjojme kryeministrin duke thene se policia nuk ka shkolle ,pse nuk dalin te qarte e te thojne se cfare shkolle duhet,te larte , te mesme, shkolle policije, juridiks, etej, apo me shume batakçijve qe ka ne polici e perdorin kritere per te mbushur xhepat duke i nderuar kriteret per dite, me kete pune duhet te merret drejtori dhe ministri se me te tjerat ka kush merret kur eshte nje kryeminister qe ja ka zili e gjith rajoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje