FMN i dha Serbisë një hua rezervë prej 1 miliardë euro, e para që prej fillimit të vitit 2012, për të mbështetur një program të zhvillimit ekonomik që përfshin masa të forta shtrënguese.
“FMN-ja do të mbështesë Serbinë gjatë 36 muajve në vijim me një vlerë prej një miliardë euro”, deklaroi për median, Zsuzsana Murgasova, kryetare e delegacionit të FMN-së që negocioi këtë hua për dy javë me autoritetet serbe.
Kryeministri serb Aleksander Vuçiç e konsideroi një ditë të rëndësishme për Serbinë dhe u shpreh i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me FMN-në.
“Pas vitesh dështime dhe mungesë disipline, Serbia arriti një marrëveshje me FMN-në, një plan ekonomik u përpunua që do të mbështetet nga të gjithë. Pa këtë plan ekonomik deklaratat tona politike nuk vlejnë asgjë”, deklaroi Vuçiç.
Një marrëveshje tjetër mes Serbisë dhe FMN-së për një hua prej një miliardë euro u ngri në shkurt të vitit 2012 për shkak të paaftësisë së Qeverisë që të përbushte kushtet e vendosura.
Bisedimet e reja filluan disa ditë pas miratimit nga Parlamenti të një buxheti të bazuar mbi parashikimet e mbledhura nga rënie e PBB-së me një për qind në vitin 2014 dhe të një rritje të deficitit buxhetor.
Banka Kombëtare serbe (NBS) njoftoi se ajo parashikonte një rënie të PBB-së me dy për qind në vitin 2014.
Deputetët miratuan gjithashtu në fund të tetorit shumë masa shtrënguese, kryesisht një zvogëlim me 10 për qind të pensioneve dhe rrogave në sektorin publik që kalojnë 200 euro në muaj. /gj.k/
shume mire, tani investoni ne Presheve
http://bit.do/Serbia-merr-borxh-per-te-mbeshtetur-Presheven
ja vune litarin ne fut dhe Serbise ! Hajde te rroje qeveria boterore e bankave !! rrnofte demokracia e FMN, BB e te tjereve :))))) hahahhahahaha !!
I futen ne valle edhe keta Serbet? Mire jua a ben se ne bythe e kane, prandaj edhe Putini i sikterisi. Me c’fare kuptoj nuk eshte ceshtje lekesh, me teper se sa eshte ceshtje kontrolli. Nje vasal ekonomik, eshte edhe nje vasal per cdo gje.
Po ilir rrypi ke shume te drejte,tani serbia do investoje ne presheve.Po kaq budallenj paska pas shqiperia mer aman,se paske dijte,,,