Papa Françesku ditën e martë ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian. Vizita e Papës është e para pas asaj të vitit 1988, të Papa Gjon Palit të Dytë.
Në fjalën e tij Kreu i Vatikanit u shpreh me tone të ashpra ndaj politikave që ndjekë Europa dhe që kanë të bëjnë me çështje të ndryshme, si emigracioni, modelet sociale, ekonomia, terrorizmi, trafikimi i qenieve njerëzore etj.
Papa Françesku bëri thirrje nga Parlamenti Europian që Kontinenti i vjetër të gjejë një qëllim të ri, duke e përshkruar kontinentin si “të plakur dhe të drobitur”, pasi ai po lufton me papunësinë e lartë të të rinjve, valët e emigrantëve që vijnë nga vendet e rrënuar nga konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe nga konfliktet në kufijtë e saj lindorë.
“Ne hasim një përshtypje të përgjithshme të lodhjes dhe plakjes, të një Europe që tani është një” gjyshe “, që nuk është më pjellore dhe e gjallë,” tha Papa para ligjbërësve europianë.
“Burrat dhe gratë rrezikojnë të kthehen në pjesë të një makine që i trajton ata si artikuj konsumi për t’u shfrytëzuar”.
“Idetë e mëdha, që njëherë e një kohë frymëzonin Europën e kanë humbur shkëlqimin e tyre, dhe janë zëvendësuar me teknalitetet burokratike të institucioneve të saj”, tha Papa.
“Ka ardhur koha për të nxitur politika që krijojnë punësim” për t’iu bashkuar tregut i cili duhet të krijojë stabilitet dhe siguri për punëtorët”, – u shpreh Kreu i Vatikanit.
Papa pati tonet më të ashpra sa i përket emigracionit, duke thënë se Mesdheu nuk mund të kthehet në një varrezë masive, duke paralajmëruar Europën se ajo ka dështuar në integrimin e emigrantëve në tokën e saj, dhe ka kontribuar në skllavërimin e tyre dhe rritjen e tensioneve.
Ai iu bashkua thirrjes se qeveritë e vendeve europiane duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar vendet e varfëra në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, vende nga ku shumë njerëz emigrojnë për në Europë.
Papa Françesku gjithashtu në fjalën e tij foli për zgjerimin e Europës dhe të vendeve që janë bërë pjesë e saj, duke cituar se Europa është mbërthyer nga “eurocentrizmi”.
Vizita në Strasburg është udhëtim i pestë i Papës jashtë vendit dhe udhëtimi i tij i dytë brenda Europës. Papa Françesku ka favorizuar deri tani vendet në zhvillim në zgjedhjen e udhëtimeve të tij, ndërsa vizita e tij e parë në një vend europian ishte në Shqipëri./ Përgatiti J.H
Ahhhh! I the mor i the. Po kujt I the? Keta jane te gjithe te pa fe!
Nje pyetje kisha une o at I shenjte: a do te kete ndonjehere barazi, e paqe te vertete ne kete planete, ashtu si edhe bibla thote?