Komente dhe opinione mbi heqjen e mustaqeve të Jarit

31 Dhjetor 2014, 19:40Antena TEMA

Pas shfaqjes së Jarit pa mustaqe në ekran në redaksinë e gazetës mbritën një sër komentesh mbi pamjen e re të Presidentit dhe domethënien politike të saj.

I pari që shprehu entuziazmin për ndryshimin ishte Sali Berisha.

“Kjo është një përgjigje e meritume për këtë qeveri jo burrash, që nuk mbajnë fjalën për asgjë. Gjesti I Presidentit duhet përgëzue, pasi në një vend ku burat që qeverisen janë si gra llafazane, me të cilat s’bën dot një muhabet serioz, Presidenti ka ba një gjest të përgjegjshëm duke heq mustaqet dhe duke ju treguar këtyre që janë në pushtet se nuk meritojnë një burrë me mustaqe president.”

Jozefina Topalli: “Presidenti ka ba një akt të përgjegjshëm se duhet me ju përshtat burrave gra që Doktori na ka lanë në krye të PD. Nuk ban me pas kryetarin e PD një grue e Presidentin e PD një burrë me mustaqe, sepse pastaj I duhej me fol xha Sulo”

Aldo Bumci: “Unë mendoj se heqja e mustaqeve është një sinjal pozitiv për PD më vitin 2015, pasi kur një burrë heq mustaqet, merr një vendim shumë të rëndësishëm. Dhe unë mendoj se për Presidentin Nishani, ashti sikundër dhe për mua,  nuk ka asgjë më të rëndësishme se PD”

Parukerja Frida: “Ka qenë moment më I rëndësishëm I jetës sime. Duart nuk më punonin dhe trupi më ishte mpirë kur ai më urhdroi ti hiqja mustaqet. I tahshë a I ke pyetur fëmijët? Cdo thonë ata?. I kam pyetur tha. Tani janë të rritur, nuk kanë nevoj më për baba me mustaqe. Po Doktorin e pyete I thashë. E pieta më tha. Dakord ishte. Atëhere fillova t’ia heq. I mblodha me kujdes qime qime dhe do ti coj në një guvë në Shna Ndou të zër magjia dhe ai të jetë po aq I mirë dhe pa mustaqe.”

Edi Rama: “Mirëpresim cdo ndryshim në mentalitet, por dhe në pamje në rrugën tonë drejt një Shqipërie evropiane, për tu larguar një herë e përgjithmonë nga imazhi sirian I vendit”

Ilir Meta: “Është një ndryshim pozitiv në kuadrin e gjithë ndryshimeve pozitive që po ndodhin dhe që kanë për zanafillë të qënurit të gjithë të barabartë pavarësisht pushtetit që përfaqëson. Tani dhe Presidenti dhe parlamenti dhe qeveria kanë në krye njerëz pa mustaqe”

Shkelqim Cani: “Mire qe qeveria vendosi te kishim ne zyra portretin e Ismail Bej Vlores, se kush rrinte bente dhe nje here fotografine e Presidentit nga e para. Te paguash dy here per nje pale mustaqe nuk eshte mire ne keto kohe krize”

Ditmir Bushati: Na hapi punë me këtë mustaqet që hoqi, pasi në protokollin e Shtetit e kishin kollaj me të huajt. U afroheshim tek veshi dhe u thoshim “Presidenti është ai me mustaqe”. Tani duhet ti themi “është ai me paterica”.

Genc Ruli: “Ne nga Libohova I kemi pas ndarë punët, o njerëz me mend o njerëz me mustaqe. Edhe pa mend edhe pa mustaqe se si më duket. Po nje gje u be mire. Te pakten Doktori e ka me te leht kur ti bertas se nuk po i flet nje burri me mustaqe”.

 

8 komente në “Komente dhe opinione mbi heqjen e mustaqeve të Jarit”

  1. mimusta says:

    Me mir qe I hoqi vet se ishte grumbullu shum pleh nga shqiptaret duke then per dite:”Dh..efsha mustaqet e presidentit”,Disa tetjere Than “Mustaqe..ti”etj.

  2. sherifi says:

    Po perderisa po kerkoim te behemi pjese e Europes, nuk kam pare ndonje president apo k/minister me mustaqe ne perendim,jane ketej ata me mustaqe,nga Iraku,Siria,Irani,Turqia e tjere.

  3. Devolliu says:

    Me mustaqe pa mustaqe, Jari mbetet një DORDOLEC i Sali Kriminelit.

  4. MATJANI.1 says:

    Mos u besoni atyre te PD-S se po nuk jushkulet edhe dhembet per mustaqet nuk pyesin e kane mashtrim si kali i Trojes

  5. spartaku says:

    Ka bere mire Nishani qe i ka hequr,se, nuk ka me njeri shkak ti thote te dhj…a mustaqet.

  6. ivani i madh says:

    e pa Jari qe jo vetem Saliu po ja dhiste mustaqet po dhe populli mendoi kush i lepin te gjitha keto e vendosi ti heqe se ishin thare shume.

  7. sanxhaku says:

    ne hall te madh ka ra mileti
    paskan nis tu fol me veti
    per lesh i ka zan belaja
    n’parlament asht ba hataja

    kan marr fjalen burrat e venit
    tu marre me mustaqet e presidentit
    president ti mos caje kryte
    ketyne tanve ju dalshin syte

    se te tan sot kan lujte mensh
    s’kan c’ka bajne merren me lesh
    te tan pordhes ja fusin kot
    pse s’vijne te rrujne mustaqet posht

    1. ivani i madh says:

      me kete vjershe je i pa pare, vetem qe je bere per te te vene kapistallin ne stalle.Kerice si ty ka shume ,po cedo se skemi stalla shume.Me qe nga shpellat po zbrite, shko var nje litar e u var vet, se me mustaqe e pa mustaqe sakati jot ska bereqet . Se ai si ty eshte mesuar ta heqin per kapistalli ,se ashtu do ai i madhi. Mustaqet ja u ve, ja ju heq ai, se ju sjeni per gje po vetem cobene per te shkuar dhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje