Kunati kërkon infermiere Betin, ta anëtarësojë në PD

2 Janar 2015, 20:59Antena TEMA

Pas botimit të një letre të infermiere Betit për Edi Ramën, e cila u bë shumë popullore në internet, Kunati nisi kërkimet për të gjetur infermiere Betin për ta anëtarësuar në PD.

Për këtë mblodhi dy ish-ministrat e Shëndetësisë që kanë mbetur në PD, Tritanin dhe Nard Ndokën.

U vuri para letrën dhe i pyeti se kush mund të jetë kjo.

-Qenka e vjetër, tha Tritani, se mbaka mend dhe reformat e mia.

-Për mu s’paska thënë gjë, tha Nardi, do të ketë qenë e kënaqur në kohën time.

-Po si mund ta gjejmë kush mund të jetë, tha Kunati?

-Infermiere nga ato që njoh unë nuk është, tha Tritani. Ato mezi lexonin recetën, jo të shkruanin kaq gjatë.

-As e kohës time nuk është, tha Nardi. Unë kaq të gjatë kam pas raportin e Kongresit të partisë që e bëra vet, jo më të kisha infermiere të tilla.

I mërzitur, Kunati thirri Odetën.

-Na duhet të gjejmë infermiere Betin, tha. Ta fusim në PD dhe ta prezantojë Luli para koordinatorëve.

-Po mo, e gjej unë, tha Odeta. Më duket se e njeh motra ime.

Pas gjysmë ore, Odeta i solli një grua që ia prezantoi si infermieria Beti. E kishte instruktuar që t’i thoshte Kunatit: “Jam infermiere. Punoj tek spitali 2”. Kishte lexuar dhe shkrimin.

Kunati u bë entuziast dhe e priti në zyrë.

-Luli nuk është këtu, i tha, se është në Holandë për Vit të Ri, por ne kemi vendosur të të anëtarësojmë në PD. Luli do të të paraqesë si shembull të denoncimit të sistemit të kalbur shëndetësor.

Infermieria Beti shprehu falenderimin për Kunatin dhe premtoi se këtë nder që po i bënte Kunati, do t’ia shpërblente me punë.

Pastaj biseda vazhdoi me shkrimin denoncues. Kunati tha se u gëzua shumë që e lexoi tek Balkanweb, Panorama dhe gazeta të tjera…

-Ishte një përgjigje e duhur për këta të qeverisë, i tha. Ja, kuadro të tillë na duhen.

-E kemi për detyrë, zoti Kunat, i tha infermieria. Ne për këtë dinjitet jetojmë.

-Çudi e madhe, i tha Kunati. Nuk të njihte as Tritani, as Nard Ndoka!

-Epo ata kanë qenë ministra, tha infermieria, ne kemi qenë të vegjël…

-Nejse, do ta bëjmë të madhe, i tha Kunati. Ja sa të vijë Luli nga Holanda dhe do t’ia plasim.

-Shumë faleminderit, tha infermieria.

Ndërkohë që u ngrit të dilte, hyri Odeta e skuqur në fytyrë.

-Duhet ta anulojmë këtë konferencën, i tha Kunatit.

-Pse, i tha Kunati? Infermieria mu duk e gatshme.

-E paskan sajuar ata të Temës, tha. Nuk paska infermiere Beti.

-Po kjo ç’a ishte, pyeti Kunati?

-Po ashtu mo, nga ato të kompanisë time që mbaj unë për Këshill Kombëtar, kur iu duhen anëtarë

 

 

5 komente në “Kunati kërkon infermiere Betin, ta anëtarësojë në PD”

  1. Ridvin says:

    Kerkoje kerkoje se per te gjetur ke

    http://bit.do/Infermiere-Beti-foto

  2. lezeti says:

    Infermierja beti
    Cte ka hyp lezeti
    Koqet kur ti mshteti
    Plaku I mire kudreti

    1. Ledio says:

      Me vjen mire qe Arben Runa paska filluar te shkruaje. Por jo ne vendin e duhur

  3. Dario says:

    Po Halim Kosoven e harrove apo nuk ka vlere tek PD as sa Nard Ndoka? Ik se e gjen tek klinika private duke bere ekografi. Duke mbushur xhepin dmth. I duket se duke mbushur xhepin megjithese eshte injorant, duke mos paguar taksat, duke mos deklaruar personelin qe punon tek zyra e taksave do bej politike shendetsore te madhe. Vaj medet per keta specialista!! Nderkohe kritikoni nje minister qe ka bere ne nje vit aq sa 8 vjet PD nuk beri. E ke hallin diku tjeter Mero Djali!!!!

  4. gjermani says:

    lulushi mos te shkoje shpesh ne holland se nga politikan na kthehet ne p….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje