Kunati merr në pyetje djalin që fshiu tatuazhin e Doktorit

6 Janar 2015, 20:31Antena TEMA

Pas lajmit se një taksist që bëri tatuazh Doktorin pas 23 Qershorit, e kishte fshirë atë, pati një lloj alarmi në zyrat e SHQUP. Njerëzit po flisnin nën zë, se Doktorin po e braktisnin fansat.

Për t’u siguruar për arsyet, Kunati e thirri djaloshin taksist në një kafe, për të kuptuar çfarë kishte ndodhur.

-Po në fillim e mora me qejf, filloi shpjegimin djali. Pastaj Doktori shpërndau atë foton në Facebook dhe u bëra fytyrë e njohur. Një herë hipën disa vajza në taksi, dhe njëra më pikasi.

-Ti je ai djali i tatuazhit, më tha?

-Po, i thashë unë gjithë qejf.

-Mbaje taksinë, tha, se me e marr vesh mami që kam hip në taksinë tate, më vret. Zbriti dhe ajo, dhe shoqet.

Pastaj filluan më njihnin policët. Ku më kapnin, më pyesnin “ti je ai…”. “Unë”, ju thoshja. Fut gjobë.

-Cila polic,i bashkiake, apo e rendit, i tha Kunati?

-Ku di unë mo kush më kapte.

-Mirë, më trego pak çfarë ndodhi pastaj?

-Pastaj shkova tek ai i tatuazhit dhe i thashë si mund ta hiqja. Më tha “se heq dot, duhet operacion plastik dhe kushton shumë. Të heqim ca lëkurë nga prapanica dhe ta vëmë tek ai vendi ku ishte Doktori”. Mu duk fyese për Doktorin, por nuk kisha as lekë.

-Po rrugë tjetër nuk ka, i thashë?

-Ka, më tha, por duhet ta rrisim tatuazhin. Të shohim çfarë mund ta shndërrojmë fytyrën e Doktorit.

U mendova gjatë.

-A e bën dot shqiponjë, i thashë, d.m.th hundën t’ia bësh sqep etj?

-Shqiponjë jo, tha, se e ka kokën e madhe.

-Po mirë, a mund ta bësh të ngjaj me Skënderbeun?

-Jo, tha, se nuk na del vendi për brirët e përkrenares.

-Po çfarë figure mund të dalë, i thashë…

Ai e vëzhgoi me kujdes dhe më dha tre opsione.

-Ose qen, ose kalë, ose një si përbindësh, e quajmë dragua…Më lehtë bëhet qen, më tha.

-Jo, në asnjë mënyrë, i thashë. Nuk mund ta kthej Doktorin në qen.

-Po mirë, bëje kalë, më tha. E ka kokën e gjatë dhe modifikohet me dy veshë. Ja sheshojmë hundën e duket fytyrë e gjerë.

-Në asnjë mënyrë, i thashë. Më shajnë shokët “Kali i Tropojës”.

-Atëhere po i fus ca zhgaravina e del përbindësh, më tha. Po të pyetën, thuaj është dragua. Dragojtë janë simbol i luftëtarëve të fortë, që luftojnë deri në vdekje duke nxjerrë flakë nga goja.

-Dakord, i thashë. Kështu bëje.

-Shumë mirë, i tha Kunati. Po pse nuk e pyete njëherë a mund të kthehej në portret të Lulit?

-E pyeta, por tha nuk mundet. Lulin mund të ta kthej në Doktor, më tha, po Doktorin në Luli nuk bëhet.

5 komente në “Kunati merr në pyetje djalin që fshiu tatuazhin e Doktorit”

  1. shqip hesapi says:

    Luli eshte i kthyer ne kafshe dhe s’ka c’te kthehet me.

  2. salem says:

    Une si specialist them se majmun mund te behet pa problem.

  3. psy says:

    ju hengert e mira !

  4. liqeni says:

    edhe jene mire do dilte!

  5. Faketi says:

    Ta kishte kethyer ne GOMAR se i shkonte me per shtat me gjithse nuk ja vlen
    se veshgjati punon me mire dhe pa hile ai din te notoje shume mire sidomos ne
    det.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje