Kunati kishte sot festën e RD. Ka tre vjet që ngatërrohet aq shumë me këtë festë, sa nuk ka gjetur dot zgjidhje për protokollin. Për herë të parë mori pjesë në këtë festë në vitin 2013. Shkoi meqë e ftoi Luli. Kur hynë në sallë, Luli i foli tek veshi.
-Kujdes, rri me mua dhe foli atyre që u flas unë.
-Mirë, i tha Kunati.
I pari kaloi Astrit Patozi.
Luli tundi kokën rëndë. E tundi dhe Kunati.
-Ç’është ky, pyeti Kunati?
-Ka qenë nja dhjetë vjet kryeredaktor, i tha Luli. S’është dora jonë.
Pastaj kaloi Frrok Çupi.
Luli e përshëndeti duke qeshur. Qeshi dhe Kunati.
-Këtë e njoh, tha Kunati. Vdiste babi im kur lexonte shkrimet e këtij.
-Mos ja fut kot, tha Luli. Kur i ka lexuar babi shkrimet e këtij?
-Atëhere mo, tek Koha Jonë, tha Kunati.
-Aha, tha Luli. Po ka qenë ca muaj dhe kryeredaktor i RD. Tani është bërë prapë me Doktorin, ndaj qeshi.
Kunati i qeshi me zemër.
-Po ky Preçi ku është, tha Kunati, se dhe atë e mbaj mend.
-Atë, është armik, tha Luli, nuk e ftojmë. Po foli Blushit aty, se dhe ai ka qenë tek RD në fillim.
Kunati i buzëqeshi dhe Blushit.
Pastaj erdhi viti 2014.
Kunati shkoi përsëri me Lulin. Tani i njihte shumicën e fytyrave. Frroku ishte përsëri me Doktorin. Pastaj befas pa Doktorin që ftoi Preçin të mbante fjalimin.
-Po tani ti flas këtij, i tha Kunati?
-Patjetër, i tha Luli. Preçi është themeluesi dhe publicisti më i mirë që ka vendi.
Kunati u përpoq të kuptonte ndonjë gjë nga fjalimi, por nuk ju duk shumë i flaktë me Doktorin.
Kur mbaroi, i buzëqeshi dhe e uroi për fjalimin.
Patozi ishte në fund të sallës dhe nuk e ftuan të dilte të fliste. Henri Çili ishte me Doktorin duke i shpjeguar librin e Gridës. E kishte nisur me 13 teza, po Doktorit i qe dukur vit ters 2013, dhe i qe lutur ta hiqte një tezë. E hoqi Grida dhe libri nuk u prish.
Sivjet përsëri qe ndryshuar skema.
-Ky Patozi do flasë sivjet, pyeti Kunati, Lulin?
-S’ka punë këtu ai, tha Luli. S’ka qenë asgjë në PD.
-Po Preçi a do mbajë fjalim?
-Do mbajë, po se ka shumë qejf Doktori, i duhet thënë të flasë shkurt.
-Po Henri Çili pse nuk është, tha Kunati?
-Henrin e ka shpallur RD armik, tha Luli, nuk ka lezet.
-Po se mora vesh, tha Kunati. Kur isha i vogël dhe doli RD, mbaj mend babain që e mallkonte si gazetë fashiste, po s’mbaj mend kush shkruante. Tani akoma se lexoj prej atëhere. Tani RD si i nxjerr armiq këta njerëzit..nuk na pyet ne fare si parti. Nuk është gazetë partie kjo?
-Ta shpejgon Ruli, i tha Luli, që nuk donte të binte në sy.
-Si është puna, u kthye Kunati nga Ruli, e kujt është RD?
-Po ç’të të them biro. RD është gazetë e PD, PD është parti e Doktorit. PD përbëhet nga zyrat e saj dhe zyrat e RD. Zyrat e PD, pra SHQUP, Doktori ja ka lënë në përdorim Lulit. RD e ka mbajt për vete. Ja, kështu është.
-Aha, e kuptova, tha Kunati.