Zërat për shitjen e Milanin sa vinë e bëhen më konkrete.
Mediat Italiane kanë raportuar, se presidenti i kuqezinjve Silvio Berluskoni, ka pasur një takim të fshehtë, me biznesmenin tajlandez Taechaubol, emri i të cilit u përfol edhe para disa javësh që interesohej, për të blerë aksione tek Milani.
Në takimin e zhvilluar të dy biznesmenët, kanë rënë dakord që të shiten 25% të aksioneve të kompanisë me vlerën e 250 milionë eurove, ndërsa në vitet e ardhshme shoqëria do të kalojë gruadalisht në duart e shoqërisë tajlandeze.
Ky është një hap i rëndësishëm për skuadrën e Milanit e cila me 250 milionë euro, do ti hapë rrugë ndërhyres në merkato, për të përforcuar sa më shumë skuadrën me lojtarë të rinj, gjithashtu edhe në drejtimin e pankinës priten ndryshime ku emri më i lakuar në zyrat e “Milanelos” është trajneri i Fiorentinës, Vicenzo Montela.
Gjithsesi, ende asgjë nuk është zyrtare, por mediat italiane konfirmojnë se presdienti Berluskoni është duke e menduar seriozisht afrimin e biznesmenit tajlandes Taechaubol për ti shitur 25% të aksioneve./f.b
Ciao CARO______ Silvio (° ! °)
Me ne fund , dole mbi siperfaqe .
Po na kishte marre malliiiii mooooooooooore stronzzzzzoooooooooo