Trajneri i Apolonisë Artan Mërgjyshi, në një prononcim për TemA Tv, e ka dënuar gjestin e portierit serb Vilson Cakovic, ndaj flamurit tonë kombëtar në ndeshjen Apolonia-Tirana. Numri një i fierkave e cilësoi të dënueshëm veprimin e portierit të tij duke argumentuar dhe vendimin për ta zëvendësuar. Mërgjyshi theksoi se shanset që Cakovic të qëndroje tek Apolonia është një vendimi që i takon klubit, dhe do të gjykohet në bazë të rregullores së etikës dhe Federatës Shqiptare.
Mërgjyshi, si e konsideroni gjestin e portierit serb Vilson Cakovic, ndaj Flamurit tonë kombëtar?
Është një gjest i pa pranueshëm për të cilin ne si staf reaguam me menjëherë duke e nxjerrë nga loja. Normalisht e dënojmë atë gjest duke e marrë nga dy këndvështrime qoftë dhe nga këndvështrimi sportiv, ai duhet të sillej si profesionist ku në bazë të rregullores , ai nuk ka të drejtë që të merret me sende dhe objekte, qoftë dhe me personat e tjerë që hynë në fushën e lojës sepse janë personat e tjerë që merren me ato. Ajo që është më e rëndësishmja është se ai nuk tregoi respekt për flamurin tonë kombëtar, dhe ky është një veprim i dënushëm për neve.
Sa janë shanset që Cakovic të vazhdojë karrierën e tij tek Apolonia?
Tani ky është një vendim që i përket klubit. Do ta gjykojmë në bazë të rregullores së etikës dhe Federatës Shqiptare, dhe rregullores së brëndshme që ka klubi. Cakovic për momentin është me leje në serbi, sepse ka marrë leje bashkë me lojtarët e tjerë serb që para ndeshjes dhe këtë javë është me leje në serbi. Dhe gjatë kësaj kohe ne do të mblidhemi me klubin dhe do të vendosim. Për momentin une nuk mund të shprehem, por është një vendim që do të kalojë në oreganet vendimtare të klubit.
Fatjon Baze
Na ndero Tano, ec aty. Djale flori je.
Mendoj se nuk duhet politizuar…….mendoj se vetem nje i cmendur mund te beje nje veprim te tille…..duke mos qene i cmendur ,sepse eshte blere me pare ,nuk duhet denuar …..ti terhiqet vemendja qe ne shqiperi njerezit nuk tolerojne te tilla gjera ,mendoj se eshte gati te kerkoje te falur….tjeter a e di ky serb se ishte flamuri yne ,a e njeh ai flamurin tone …..ka sa te duash shqiptare qe nuk e dine se si eshte flamuri serb ,malazes apo maqedonas ka sa te duash popull apolitik……mos e paragjykoni si akt politik ….nuk eshte e drejte
O daku ti je duke rene nga kategoria e shif me cfare merresh
Gjithkush po te ishte ne vend te atij portierit ne te njejten menyre do sillej. Nje shqiptar po te shifte nje flamur serb qe i qendronte ne ate forme perpara ne kete situate qe eshte do sillej ne te njejten forme.
Behuni pak me te zgjuar mos e shenderroni ate sportistin ne martir te pakten. Mos u jepni dhe nje fitore tjeter
ORE KAQ TE PAFYTYRE PASKA KY POPULL QE NUK MERRET NJERI ME NJE BYTHQIM QE FUTET NE FUSHE I P[ANGACMUAR NGA NJERI FARE DUKE PIRE DHE KAFE BILE DHE MERENI ME PORTIERIN SERB,I CILI FUNDI FUNDIT HOQI NJE FLAMUR QE MBAN TE NJEJTAT SIMBOLE QE KA EDHE FLAMURI SERB….PO NE CDO VEND TJETER ATE SUMCEN E DEHUR DO TA KISHIN MARRE ZVARRE FORCAT RUAJTJES SE STADIUMIT PREJ FLOKESH….
sikur dhe me I miri I botes te ishte,per poshterimin e kombit me ate veprim primitive serb,ai nuk duhet te pranohet as ne Shqiperi e jo me te luaj para popullit tone.Lerini keqardhjjet e tifozeve te semure.
Ai qe e beri, ishte Kristaq Ziu, ka bere edhe shume gjera te renda te tilla me flamujt e popujve te tjere. Ai ka djegur edhe flamurin grek ne Fier, dhe ka dal ne emision te Top Chanelli. Ashtu i zi i pa rruajtur, ai nuk perfaqson fieraket dhe tifozat e Fierit.Shkurt si thote Krishti: Mos bej ate qe nuk do qe te bejne te tjeret ty. Ky zullap le te japi llogari pse dogji flamurin grek dhe fut ne qorsokak maredheniet midis dy vendeve.
Me beri çudi se po Top Chanelli e dha lajmin i pari. Mos ka para qellim. Se te nesermen u be mbledhja e qeverise sone me ate te Kosoves, dhe ne dalim si shume nacionalista ne syte e botes. Mos qendrojne forca te errta pas kesaj, duke futur edhe kanalin kobure Top Chanell.
Edhe segmente te policise kane faj: Polici sikur e shoqeronte deri ne mes te fushes mos ti ndodhte gje.
Per mua rraseni ca dite brenda te tregoje se kush e kurdis kete moster. Ndeshja duhet te mbaronte 1 me 0 per Fierin. Po tani them mire ja beri Tirana.
Une jo se i sipatizoj shkijet.
Por asht ne pozitivitetin tone ti heqim vrejte shkjaut serb dhe te mos e largojme nga ekipi.Kjo do vlej ne ekstrem pozitivisht ne politiken Shqiptare per ta simpatizue e gjithe bota dhe nga ana tjeter do jet nji goditje fatale per politiken Serbe e barazvlefshme me DRONIN mbi Beograd.
Duhet të denohet me denime sibolike por jo të përjashtohet, fundi I fundit ne duhet të dëshmohemi se nuk jemi njësoj…
Ndërsa, për tifozin që u fut në fushë…asnjë fjalë…(???!!!) S’kemi për t’u bërë kurrë njerëz të hajrit…!