Sukses i radhës në Spitalin Amerikan, kirurgjitë në zemër me anestezi lokale

2 Korrik 2015, 16:01Sociale TEMA

Për herë të parë për të gjithë pacientët që kanë probleme në zemër dhe duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale, Spitali Amerikan sjell një risi në fushën e ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër, përmes anestezisë lokale.

Anestezia e pjesshme në ndërhyrjet kardiovaskulare aplikohet për herë të parë, duke iu ofruar pacientëve një sërë përfitimesh. Mjeku kirurg kardio-torakal Dr. Arben Kojqiqi informon se kjo është një formë e re e ndërhyrjes kirurgjikale, e cila sjell shërbim më të ri për pacientët, duke ju mundësuar daljen sa më të shpejtë nga spitali. “Ndërhyrjet më të reja dhe të fundit që kemi realizuar në kirurgji janë ndërrime valvulash dhe By Pass-e. Pacientët kanë qenë zgjuar, pa intubim dhe me anestezi epidurale” thekson Dr. Kojqiqi.

Ndërkohë Shefi i Anestezisë në Spitalin Amerikan, Dr. Gentian Huti shprehet se kjo risi është aplikuar më sukses në 7 raste të ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër dhe të gjithë pacientët brenda 7 ditësh kanë lënë spitalin në një gjendje shumë të mirë shëndetësore. Sipas Dr. Huti, anestezia rutinë për këto lloj operacionesh është anestezia gjenerale në disa pacientë me probleme të veçanta kryesisht pulmonare. Ekziston edhe metoda tjetër e anestezisë lokale (epidurale), ku pacienti gjatë gjithë kohës është zgjuar. Përfitimi më i madh në këto raste është aktivizimi i pacientit post-operator, i cili është shumë herë më i shpejtë në krahasim me anestezinë e përgjithshme.

Përmes anestezisë së pjesshme pacienti mund të ndjekë të gjithë procesin e ndërhyrjes pa dhembje. Anestezia e pjesshme është risia e fundit që vjen në Shqipëri dhe në Ballkan,  për herë të parë nga Spitali Amerikan, duke garantuar edhe njëherë shërbimin cilësor, si dhe mundësinë më të mirë për kurimin e të gjitha sëmundjeve.

4 komente në “Sukses i radhës në Spitalin Amerikan, kirurgjitë në zemër me anestezi lokale”

  1. doktorr allamudhi says:

    Po, po ne spitalin Amerikon ama…., se ne spitalet albanez, po spate tu futesh doktorrave neper xhepa te lane ashtu

  2. ik o xhaxhi says:

    po ju i beni reklame spitalit amerikan a si? ore qyqare po keto karagjozlliqe qe mundoheni ti kaloni per flori safi bota ka kohe qe i praktikon. gjene mire qe kane filluar te behen ne shqiperi privatisht se publiku me ne krye ministrin peqia aktualisht dhe gomeret e tjere paraardhes jane katandisur si mos me keq. po a s’na thoni ku i kane mesuar keta karafila keto gjoja teknika te perparuara ne shqiperi apo neper bote. ku jane diplomuar keta ku jane specializuar sa kohe u ka zgjatur specializimi apo kane bere kurse plepash neper bote si trecereku i gjoja specialisteve shqiptare, se me thene te drejten kur vjen nga nje vend i trete aq me teper si shqiperi veshtire se te japin doren neper bote qofte edhe vetem per faktin se si e sa eflet gjuhen e vendit ku vete pa le pastaj te te lene radhen koleget e tjere qe duan edhe ata te specializohen, pastaj jane pak si sh pak 7 dite per te shpallur si te suksesshme operacionet ne zemer per te cilat dikushi pretendonte se dinte ti benet por nuk garantonte a do mbanin, aq dite s’mjaftojne ne itali apo shqiptaret jane rrace e forte. mos do ish me mire qe ne vend tu beni reklama spitaleve private te ngrini problemin se ne cgjendje eshte fakulteti i mjeksise si nga programi ashtu edhe nga baza materiale e cduhet bere per te thithur staf akademik kompetent e te perkushtuar e jo pordhace qe fryhen si gjelat ne maje te plehut e per te krijuar laboratore e nxitur kerkimet shkencore. sdq duhet thene shyqyr edhe me kaq.po per ata qe s’kane kokrren si i behet halli kur semuren nga zemra? ndaj mos beni me reklama privatesh te cilat mundoheni ti kaloni si lajme, kalojini thjesht si reklame se eshte me e ndershme.

  3. ik o xhaxhi says:

    pa le pastaj titulli bombastik “SUKSESI I RADHES”. keta gazetaret i keni te tuajt juve apo i merrni borxh. boll me keto banalitete

  4. Zgjidhja says:

    Ne jemi të sinqert në mbarvajtjen e punes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje