Policia ka dhënë sqarimet dhe detaje pas publikimit në media të një aksidenti, ku familjarët e shtetases që humbi jetën kanë denoncuar zhdukjen e 100 mijë eurove që ajo kishte me vete.
Lidhur me një ankesë të bërë publike në media nga familjarë të shtetases Bujana Bushi, e cila humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në datë 30.07.2015, në segmentin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të fshatit Lekaj, sqarojmë se:
Në datë 30.07.2015, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Fatmir Bekshiu, 65 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, si edhe i shtetasit Kosta Taci, 51 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Vlorë. Arrestimi u krye pasi në këtë datë, shtetasi Kosta Taci duke qarkulluar me mjetin e tij tip Benz me targë AA 837 GH në aksin Kavajë – Rrogozhinë, pas ndërprerjes së rrugës nga motorri me targë AF107, të drejtuar nga shtetasi Famir Bekshiu, u përplas me një mjet tjetër që po udhëtonte në sensin e kundërt të rrugës.
Shkak paraprak dyshohet se u bë ndërprerja e rrugës nga dalja e gabuar e motorrit në rrugën kryesore, çka solli devijimin e mjetit.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasja Bujana Bushi, 33 vjeç, banuese në Vlorë, si dhe u dëmtuan lehtë shtetaset e mitura S. C, A. C dhe F. C, fëmijët e drejtuesit të mjetit tjetër që u përfshi në aksident. Në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i shtetasit Kosta Taci, të cilit nga shërbimet policore iu kërkuar të vinte në dispozicion dokumentat e makinës, pasi drejtuesi i mjetit u shoqërua për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu atij iu dorëzuan edhe sendet personale që gjendeshin në makinë, nga shërbimi policor.
Shtetasi A.A, vëllai i drejtuesit të mjetit mori me vete edhe çantën e viktimës. Më pas kjo çantë me proces-verbal iu dorëzua Prokurorit të çështjes. Gjatë kqyrjes së viktimës nga ekspertët kriminalistë, nuk janë gjetur dhe sekuestruar sende personale.Policia mori kontakt me të afërmit e viktimës dhe sqaroi gjithashtu rrethanat e ngjarjes. Përsa i përket çantës me sendet e tjera të viktimës, familjarët janë informuar se mund t’i marrin vetëm pas urdhërit të kthimit sendeve të sekuestruara të Prokurorisë.
bo bo cfar shteti mesjete edhe me te vdekurt tallen sa turppppppppppppppppppppppppppp ngushellime familjes. popull hajdut dhe i poshter mos na vi keq kshu jemi pak ka te mire. te miret po ikin nga ky vend derrat dhe te pacivilizuarit po rrine ketu dhe kane mbushur rruget kudo.
TEMA na e nxirr pak lajmin e 30 korrikut ku thuhet se ka ndodhur ky aksident dhe s ka psur te vdekur?! Shtet mafioz, media mafioze!
Se kuptoj pse canta e viktimes duhej ti jepen vellait te derejtusit te mjetit?!?!?!?!
Kush e verteton qe kjo kishte 100 mije euro?ku i gjeti,pse udhetonte me kete lloj njeriu ne makine,ku e njihte.
te gjithe shqipetaret ankohen se jane te varfer,nuk kane te hane,dhe udhetojne me 100 mije euro ne cante,lokalet mbushur plot,plazhet mbushur plot,rruget plot me makina te shtrenjta.Si tja veme emrin kesaj varferie?
Ky qe jepni si sqarim, vetem i tille nuk eshte.Policia thote ‘Sendet personale ju dorezuan te vellait te drejtuesit te mjetit’ Mori dhe canten e viktimes dhe e dorezoi ne prokurori.
Perse duhej ta merrte ai canten nga nje skene krimi me nje te vdekur dhe disa te plagosur.
Ato 100 mije euro ishin apo jo.
Nga ky sqarim kuptoj se minimalisht policia ne kete rast eshte treguar amatore ne zbatimin e ligjit ne mos Drejtoria e Policise po mundohet te fsheje dicka me te madhe.
Kosta Taci sapo deklaroi qe kjo ishte financjerja ime,mos ka dash me thene se ishte seksjera ime,vellai i kesaj pretendon se ajo i kishte 100 mij eurot per shtepi.Te kujt jane eurot dhe ku shkuan ato?Mos ja ngriten edhe ketij kurthin si Kosta Trebicka?
Thashetheme të pa bazuara.
Policia ne axidente mberrin e para,grabit kufomat,ben rrethimin e vendit te ngjarjes.Me pas vijne expertet ligjore,qe kqyrin vendngjarjen e pastruar nga parate,byzylyket,unazat,celularet.Ne fund lajmerohen gazetaret dhe karrotresi.Familjaret informohen nga gazetat.
Rraseni brenda kete qe shkruan nje lajm te tille, ku nje shtetase shqiptare ka humbur jeten. Deri kur do vazhdojme te keqinfomohemi?!