Frika nga “burgu” shtyn bizneset të paguajnë taksat, dyndje në QKR

20 Gusht 2015, 18:15Ekonomia TEMA

Bizneset e paligjshme janë trembur pas paralajmërimeve të qeverisë se duke filluar nga shtatori, do të çohen në ndjekje penale.

Ditët e fundit, në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit ka pasur dyndje të bizneseve që regjistrohen për herë të parë dhe që formalizohen.

Cdo ditë bëhen rreth 200 regjistrime fillestare, aq sa është totali i veprimeve që kryen QKR në një ditë të zakonshme pune për të gjitha llojet e shërbimeve që ofron, raporton Ora News.

Paralajmërimet e qeverisë se të gjitha bizneset e paligjshme do të çohen për ndjekje penale dhe serioziteti i shfaqur për të luftuar informalitetin duke filluar me aksionin e shtatorit ka trembur subjektet që punojnë duke shmangur rregullat.

 

Abër Abazi, përgjegjës i sektorit të Sportelit në QKR, shprehet:

“Fluksi ka qënë dhe vazhdon të jetë në rritje.

Për ditët e fundit ka qenë një mesatare prej rreth 200 aplikimesh në ditë për regjistrimet fillistare.

Bizneset janë ndërgjegjësuar, duan të formalizohen dhe kanë ardhur.

Ne jemi të gatshëm dhe jemi të vendosur të shërbejmë sikurse edhe po e ofrojmë shërbimin tonë jashtë orarit të përcaktuar.”

Punonjësit e QKR-së shprehen se përveç orëve të zgjatura, në këto periudhë janë ndërprerë edhe pushimet dhe po punohet me kapacitet të plotë, duke ofruar shërbime në 8 sportele.

Statistikat tregojnë se krahasuar më te njëjtën periudhë të një viti më parë, fluksi i bizneseve që regjistrohet për herë të parë është rritur me 89%. Subjektet e parregullta kanë afat deri në fund të muajit për t’u regjistruar dhe për t’u bërë formalë.

Kjo, pasi në shtator do të nisë aksioni i paralajmëruar nga qeveria kundër informalitetit, me kontrolle intensive dhe masa të forta deri në ndjekje penale kundër të paligjshmve.

2 komente në “Frika nga “burgu” shtyn bizneset të paguajnë taksat, dyndje në QKR”

  1. Tema says:

    Neve na japin para sa për të shmangur luftën civile

  2. relisti says:

    pehqit e medhenj as nuk paguajne as nuk kane probleme me kete qeveri..vetem ata te vegjlit shtyhen per te pagua…1 peshk i madh eshte =100 peshq te vegjel..keshtu funksionon kjo qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje