TemA TV/ Bajram Jashanica: Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Në Zagreb do japim maksimumin për një rezultat pozitiv

21 Gusht 2015, 11:22Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Humbja 2-1 e Skenderbeut kundër Dinamos së Zagrebit e vlefshme për fazën e “play-offit” të “Uefa Champions League” në “Elbasan Arena” i ka lënë një shije të keqe lojtarëve korçarë.

Në një prononcim për TemA TV, qëndërmbojtësi kosovar Bajram Jashanica është shprehur se rezultati i drejtë në atë takim do të ishte barazimi pasi mund të shpresonin në ndeshjen e kthimit në Zagreb.

Jashanica deklaroi pavarsisht se kampionët e kroacisë kanë një eksperincë të gjatë në europë, ata nuk e meritonin fitoren.

“ Jemi shumë të më mërzitur që humbën në një mënyrë të tillë. Rezultati i drejtë i atij takimi do të ishte barazimi 1-1, që në ndeshjen e dytë që do të luajmë në Zagreb të kishim pak shpresë për një rezultat pozitiv. Gjithsesi ne e dinim që në fillim që Dinamo ka një super ekip me një histori të gjatë në garat europiane. Na vjen keq që humbëm pasi nuk e meritonim”

Në vijim 24-vjeccari pranoi se pas një pjese të parë shumë të mirë ku arritën të kalonin të parët në avantazh me anë të kapitenit Bledi Shkëmbi, ekipi pësoi një rënie në pjesën e dytë.

Ai theksoi se kjo erdhi pasi skuadra kërkonte të mbronte rezultatin duke u përqëndruar më së shumti në fazën mbrojtëse.

“ Po në pjesën e parë zvhilluam një ndeshje shumë të mirë duke kaluar në epërsi. Edhe në pjeën e dytë luajtëm mirë,por  normal që duheshim që edhe të mbroheshim. Me pësimin e golit të parë aty ra disi ritmi ynë dhe duheshim që të përqëndroheshim më mirë në fazën mbrojtëse që të mos pësonim golin e dytë, që erdhi minutat shtesë që na demoralizoj të gjithëve që nuk e prisnim.”

Në fund Jashanica deklaroi se pavarsisht kësaj humbjeje ëndrra e Skenderbeu nuk është shuar për tu kualifikuar, pasi do të tentojë të bëjë të pamundurën që në Zagreb të marrë një rezultat pozitiv.

“ E dim shumë mirë që është e vështirë, po në futboll asnjëherë nuk i dihet. Dinamo e Zagrebit është një ekip shumë i fortë po edhe ne e treguam që nuk jemi një ekip i dobët. Shpresoj që të bëjmë më të mirën dhe të marrim ndonjë rezultat pozitv, edhe pse e dimë që është e vështirë në Zagreb” përfundoi Bajram Jashanica.

 

 

 

5 komente në “TemA TV/ Bajram Jashanica: Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Në Zagreb do japim maksimumin për një rezultat pozitiv”

  1. Ajaxs says:

    Skenderbeu lujti nje ndeshje pa nerve, pa deshire per te fituar. Tani si mund te shpresosh per rezultat pozitiv? Ne qofte se Kroatet shesin ndeshjen ju mund te arrini rezultat pozitive.

    1. Albann says:

      Me sa duket shperblimi qe kane marre nga arritja deri ketu s ka qene motivues ?

  2. Pelasgian says:

    I vetmi qe me pelqeu ne ate ndeshje por ktu ja ka fut si kau peles!

    Barazimi i drejte??

    Shih pak statistikat e gjuajtjeve ne porte o Bajram e pastaj thuj flm Shehit dhe shtylles!

  3. Tommy says:

    Skenderbeu ne lojen e radhes do te kthehet me nji gol per lojtar ne qoft se luajn ne te njetin nivel.Mbrojta luajti shume keq,te gjith topat e lart shqipetaet nuk muaren asnji top me koke
    SKUADER AMATORE QE E GJEN NE CDO FSHAT TE SHQIPERISE

  4. Leo says:

    Do hani k…. sic e hengret legena na turperuat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje