Përse është kaq shumë e lehtë t’i qeverisësh shqiptarët sot?
E para sepse ata më aktivët, që nuk durojnë dot padrejtësi, mizerje dhe të trajtohen si skllevër, kanë ikur në emigrim, ikin në emigrim, ose përgatiten të ikin në imigrim. Nga të dhënat sociologjikë, prej kohësh, në mënyrë konstante, 1 në 3 gjimnazistë ka si dëshirë parësore të iki nga vendi i tij.
Si ka ndodhur në histori, më trimat dhe ata të ndërgjegjshmit eliminohen nga lufta, vriten për atdhe, tani ikin jashtë vendit.
E dyta, ikin më të rinjtë, dhe popullsia në territorin e vendit plaket, dhe të moshuarit, nisur nga pesëdhjet vjet e lart nuk kanë më këllqe për të ushtruar presion mbi pushtetin dhe krijuar pika vlimi.
E treta, sepse shumica e shqiptarëve që kemi mbetur në Shqipër jemi të izoluar nga bota, nuk kemi as libra, as filma, as forume për të mësuar demokracinë dhe për ta aplikuar atë. Na duket se ai që ka të drejtë të na drejtojë është ai që është më i forti, ai që të rrjep më shumë, ai që akumulon pasuri, sepse grabitësi i pasurigve na duket se ka edhe të drejtën të na përdhunojë edhe si qytetarë.
E katërta, sepse solidariteti i familjes shqiptare bën që kur shqiptari ka hall i drejtohet familjes dhe kjo ende e ndihmon edhe për pak kohë, se ende nuk i ka humbur vlerat e solidaritetit brezi që është në jetë. Ke sëmundje hajde në Pergamo gjejmë një doktor, nuk ke lekë për shkollën na ca lekë për ta bërë etj. Pa këto, ne do të ishim bërë si cironka të thara. Në spitalet publike shqiptare shkohet ose nga urgjenca e madhe dhe akute, ose ata që nuk shkojnë dot te privati, ata që nuk shkojnë dot jashtë, ata që nuk durojnë dot sëmundjen. Sepse po të shkojnë të gjithë atje, plas revolta në spital si në spaç.
E pesta, shërbimet shteti shqiptar ua jep me thërrime, me sforco, dhe me përbuzje vetëm një pjese të vogel gjyhnafqarësh, të cilët janë aq në pikë të hallit sa nuk kanë bukë për ditën tjetër, jo t’u shkojë mendja për dinjitet njerëzor dhe për ta mbajtur kokën lart duke e konsideruar nëpunësin si shërbëtor të tyre dhe jo ta quajnë veten shërbëtor të atij që paguajnë për ta shërbyer.
E gjashta, sepse disa shtresa intelektuale që kanë mbetur, ndonjë individi nga shtresat e mesme, më aktivët, e zgjidhin problemin duke u futur në sqetullën e partive për të gjetur ndonjë vend pune në administratë dhe nuk bëzajnë, shohin punën e tyre, rrogën e mizerjes dhe të poshtrimit për të mos e humbur edhe atë, kurse pjesa tjetër në opozitë pret rradhën për ta kapur ajo këtë vend sapo të rrotullohet pushteti.
Ato maja rripa rripa, herë ma hipe herë ta hipa. Në afatgjatë konsiderojnë se rrogën e ndajnë pergjysëm duke futur koston e pjesës pa punë që do të qendrojnë kur ndrohet pushteti. Por, këtë e kompensojnë me lloj lloj përfitimesh të tjera, si shtesë rroge smile emoticon
Kjo shtresë frymëzon nënshtrimin dhe e ka tradhëtuar qytetarin, mendon për veten dhe për t’iu ngjit pushtetit si shërbëtore jo për ta mbajtur nën kritikë për të mirën e përgjithshme.
Kurse media është më shumë një altoparlant propagande dhe trullosje me seks, me krime, dhe me shërbime fshirje këpucësh pushtetarëve që kanë në dorë edhe ekonominë, edhe politikën edhe pushtetin.
Ja përse është aq e lehtë, o sa e lehtê, ta qeverisësh sipas qejfit shqiptarin e sotëm.
Nuk e ka fajin shqiptari që sillet si malësori i Migjenit që përulet për një kokërr grurë, kushtet ku e kanë vendosur, e kanë bërë të tillë.
E shtata, Demokraci? Ku ka demokraci pa hapësirë politike? Partitë politike e krijojnë këtë hapësirë. Por partitë politike nuk ekzistojnë te ne, janë vetëm disa kokra dhe masa e elektoratit që është vendosur përpara kësaj gjëme: ose voto për ne ose mos voto! Mos voto se edhe vetëm me një votë i fitoj zgjedhjet. Mjafton vetëm tre shqiptarë të votojnë, ku dy të jenë në një krah dhe tjetri opozitar dhe gjithçka mjafton. Ju të tjerët si të doni!
Cfarë tragjikomedie!!!
Dhe e teta sepse deri tani pasi mori ca pasuri si trashëgim nga familja, ndonjë tokë, ndonjë shtëpi, ndonjë pemë a hardhi rrushi, shqiptari po konsumon ato dhe edhe pak sa t’i bëjë rrush e kumbulla, duron ende.
Ja përse sociologjikisht Shqipëria është si në kohën e Faraonit, e ndarë në tresh: një masë skllevërish pa të drejta, një grup sundues që grumbullon pushtet dhe pasuri, dhe një tufë halabakësh që lehin duke zhvendosur vëmendjen popullore nga mizerja që na ka pllakosur drejt rrugëve qorre cdo natë në televizorrrrrrrrr.
Sa e lehtë…. Si thoshte Ellul, nuk është pushteti që nënshtron qytetarin, është qytetari që është i nënshtruar djhe pranon dhunimin pushtetor.
Kshu bukur eshte shkruajtur por sa keq qe edhe vet autori i shkrimit eshte nejri nga ajo shtresa e halabakeve qe lehin duke zhvendosur vemendjen e qytetarve dhe asnjehere nuk dalin hapur fuqishem kunder shtypesve dhe ne mbrojte te popullit me gjithe zemer ……!!!
more zoteri, domosdoshmerisht qe te mund te shkruash duhet te jesh pakez i njohur si njeri i penes, por nuk mund t’a fusesh ne shtresen e halabakeve qe lehin… atehere si do t’ja bejme qe dhe zerat qe paraqesin realitetin e zi sic eshte te mos i leme te flasin por ti paragjykojme? Kush do te mund te thote te verteten? Sandri me shoke? Ata jane halabaket qe flet profesori!
Artan Fuga halabak ?! Mos me thuaj qe e gjete veten diku mes rreshtave te profesorit. Fuga eshte nje nga njerezit me te nderuar dhe intelektuale qe ka Shqiperia gjithmone koherent dhe pa doreza.
e thene ndryshe,nje bourdhelo sunitesh…………….
Harrove pa dashur filmin “Pylli i Lirise” ku Vlashi mori shperblim per
Kalin nje traste me miser sikur do te bente hashure.
Egzistojne shume “VLASHER” ne Shqiperi por RAMA,META, SALIU,BASHA dhe
kompania e superhajduteve te ketij Vendi as qe duan tja dine per kete.
I perpifte “FERRI” ishallah me kuc e me mac cfare i permban pragu dhe
nuk dua tja di kane te medhenj a te vegjel prasi
TUFA e PUSHTA-etarëve llapin në Parlamentet e Shqiptarisë.
TUFA e ALABAK-karëve llapin në Korin përkatës të Partisë.
Ja ky është pikërisht QËLLIMI SHOVINIZMIT FQINJ BALLKANIK.
Ja ky është pikërisht QËLLIMI ESAT PASHË TOPETANËVE SHEK XXI.
Zoti Artan Fuga?!
Boll me me pamflete alla-Migjeniane.E dime shume mire se si eshte Shqiperia.Ti,cfare propozon?!?! Kjo eshte ceshtja.Ndersa te luash me ndjenjat e popullit,per kredo personale,nuk eshte e ndershme dhe te klasifikon edhe ty ne eliten dominuese te Shqiperise.Boll na treguat varferine dhe problemet e Shqiperise se fshati qe duket nuk don kallauz.Propozime konkrete,po pate,je i mirpritur.Perndryshe,Mbylle se na keni lodh me “filozofime” ne ajer.
Me duket se cdo koment qe bene Artan Fuga eshte dhe pjese e imja,por kete here dua te flasi dhe per te drejten e prones.
Cfare eshte ky ligj per kthimin e kompesimin e pronave??? Ku eshte pare e degjuar ne bote,qe shteti te mari pronen,ta perdori per 50 vjet dhe kompesimin ta beje me statusin kadastral te momentit te rrembimit te prones???
-Ku eshte fitimi i munguar i prones per keta 50 vjet + 25 vjet ne demokraci,qe pronaret do te kishin mare nga toka e tyre?
Ate fitim e mori shteti komunist dhe ka bere rishperndarjen e fitimit tek i gjith populli!!!
-Pronaret mund ta jepnin pronen e tyre me qira dhe te fitonin per 50 vjet ne socializem+25 vjet ne kete pseudo demokraci,por jo vetem qe nuk e kane mare fitimin por prona na eshte vjedhur nga pusht-etaret dhe bandat qe ata mbajne pas vetes. Tek ato vleresimet qe keni llogaritur ju per m2 me statusin e kadastral te momentit te rrembimit te tokes shtojini fitimin e munguar apo vleren e qirase per m2 per 75 vjet.
Ky ligj shkel ne menyren me te dhuneshme te drejtat dhe lirite e njeriut,rast unikal ne bote.
Z Rama,rishikoni ligjin dhe ktheni token fizikisht,shfuqizoni ligjin komunist 7501,nuk mund te behen pronare ata me token tone,me djersen dhe gjakun e gjysherve tane,.Ka toke ne bregdet dhe kudo jepua atyre qe ju takon kthim total fizikisht,jepu te drejten te marin prona(godina te ish ndermarjeve etj, ose te behen pjese e investimeve ) dhe ulni faturen financiare te kompesimit ,sipas te drejtes universale dhe te Zotit.C’eshte ajo drejtesi qe na sevirni duke perdorur “kthim I drejte” po jo I plote,pse nuk e keni perdorur per ata qe e kane vjedhur kete popull e shtet.Kjo eshte absurde, na krekosen pronaret e 7501 se toka e tyre kur jemi kufitare vlen me shume se jona qe eshte blere me flori.O ZOT,na ruaj nga padrejtesia!
Jam me ty por,je ti dhe shume te tjere qe,25 vjet i dolet krah nje politike nga me bastardet! Sot jemi perballe nje fatkeqesie qe dikur e pelqenim dhe perpelitemi e…sdim ose!
Dhe çfare kerkon ti zoti Fuga, profesor i informacionit? Vetem konstaton. Per kete je qe e dime dhe e vuajme qe ta perseritesh se the diçka? Zoti profesor Fuga: je nje kategori me Aurel Plasarin dhe intelektuale si ju nuk i vlejne atij vendi. Pse-hen kerkojani vetes se ca nga ne e shohim qe me intelektuale te tille vendi do jete gjithmone ky qe eshte.
0,5 PERQIND e popullsise te Shqiperise jane SUPER te pasurit, 15 PERQIND e popullsise jane shtresa e mesme qe jane ata qe kane ndonje biznes te vogel dhe 84,5 e POPULLSISE jane te varferit he mjeranet.
Pra, politika shqiptare e ketyre palo pushtetetareve me prototipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe ky aktuali EDI RAMA, kerkojne te shkaterrojne shtresen e mesme dhe bizneset e vogel.
Ne kete menyre behen skllavopronar dhe feudal te ketij vendi, ku pastaj kemi 99,5 PERQIND te popullsise skllever dhe bujkrober.
Ja te marrim nje rast shume te dukshem nga te gjithe, ne lidhje me cmimin e karburanteve:
1(nje) fuqi nafte = 159 litra = 38 USD = 47500 lek te vjetra fuqia.
1 (nje) liter nafte = 0, 24 USD = 299 lek te vjetra litri.
Pra, 1700 lek te vjetra shitet 1(nje) liter nafte tek pakica = 1,4 USD litri.
Siperfundim kemi rritje cmimi rreth 6 (gjashte ) here. Perseri nuk ngopet qeveria dhe biznesi monopol duke vjedhur dhe grabitur popullaten masivisht. Tani, me kete cmim te kripur kerkon ti shtoje edhe 50 lek te vjetra mbi cdo liter.
Si perfundim keshtu vjen skllaveria dhe bujkeroberia ne menyre golapante dhe te shpejte.
Cmimi i naftyes me pakice eshte me shtrejti ne Evrope dhe ne bote.
E keqja nuk na vjen nga ARTAN FUGA dhe shkrimi i tij. Por eshte nje kujtese dhe sugjerim per te gjithe qe kane 2 (DY) PARE MEND ne KOKE.
E keqja vjen nga disa pabukesa, nga disa qe ne mengjez nuk kishin as buke dhe as breke ne bithe dhe ne darke na dolen miliarder qe nuk dine sa pare kane vjedhur, grabitur, shperdoruar dhe per ti ruajtur keto privilegje kane ngritur grupe mafioze kriminale. Tung.
Sa kohe i paska zgjatur studimi sociologjik ketij b…lepiresi. Ku ishte dje ky?!
Si e ka marre vesh a.fuga qe ata me aktivet qe nuk e durojne skallaverine kane ikur ne emigrim???Ne Shqiperi ende nuk eshte bere rregjistrimi i emigranteve shqiptare neper bote.
E nenta;po fuga qe nuk po iken eshte nga ata jo aktivet ,qe e durojne skllaverine????A ishte kjo varferi migjeniane e ngulun ne sofren e shumices se Shqiptareve para 2013-es,,,per te cilen fuge-efendiu nuk bzajti hic?????
Keqardheje qe emrin e Migjenit te ndritshem e keqperdor nje vemje e neveritshme klienteliste shqup-se,sikurse fuge efendiu.
No comment……!!!!! Bravo Artan Fuga.
Kjo eshte çeshtja…..ky eshte problemi.
Mjafton per te degjuar vetem nje senace
parlamenti per ta kuptuar qe vendin e kane
zaptuar horat…..
Hajdut i thote opozitari pushtetarit,
hajdut i thote shtetari opozitarit….
Hajdut e kriminele njere-tjetrit diten per diell
E populli i gjore nuk ja dine vleren as votes e shet per nje thes miell e ju thoni qe nuk po jetojme dhe nje here mjerimin per te cilin shkruan aq bukur Migjeni
Ndihmoje o Zot vendin tim,shpetoje o Zot Shqiperine!
Shume e vertet, ata qe na qeverisin jane pjese e FARAONEVE BOTERORE.
Kriza ekonomike Boterore natyrisht qe me shume do te ndihet ne vende si Shqiperia qe eshte vasale pa asnji te drejte.
Sistemi ekonomik Keneysian eshte shkatrimtar po te krahasohet me shkollen e sistemit ekonomik Austriak.
I pari ka mberthyer keqazi shumicen e vendeve perendimore. Keshtu qe per te larguar vemendjen nga ky sistem PIRAMIDAL me permasa Boterore, po nxiten konflikte dhe po krijohen Frankeshtajne po nga perfituesit me te medhej te ketij sistemi. Ata jane Super Bankjeret Boterore me shoqerite Okulte qe bashkpunojne me to. PO NXITEN LUFTRA, konflikte fetare, rajonale dhe etnike, qe pa mbeshtetjen financjare e ketyre forcave te errta qe jane ne prapaskena nuk do te ekzistonin.
Perfitimet nga sistemi ekonomik Keneysian jane shume te medha , pasi synon kontrollin e Popullsise nepermjet pasurise te akumuluar nga 1 grup i vogel njerzish, te cilet i konsiderojne popujt dele. Ne te vertet po pergatitet terrreni qe kolapsi te pasohet me 1 RESET te ri Boteror ekonomik. Prandaj Shqiptaret nuk mund te bejne dicka ne kete loje te madhe dhe te rrezikshme pervecse te ruajne paqen dhe bashkejetesen me te gjithe pa nxitur konflikte qe jane te pa perballueshme per 1 popull aq te vogel dhe vuajtur si Shqiptaret.
Fatkeqesi e madhe nuk eshte te jesh i varfer ,por te jesh injorant (i paditur ) mos te kesh mundesi te kuptosh qe vota nuk shitet per nje dore miell .Keto jane arsyet perse pordhitikanet tane qeverisin kollaj ,pa probleme ,sepse e njohin mire nivelin e ketij populli . Ne vend qe te kene frike pushtetaret nga populli ,ka frike populli nga ata .Ketij populli i eshte rrenjosur frika ne palce nga komunizmi dhe ky popull ,nuk din te ngrej zerin larte qe po perdhoset ,po shfrytezohet ,po lihet pa pune ,dhe perseri diten e votimeve shkon sa majtas djathtas .
Vertet jane larguar nje pjese e mire e ajkes se Shqiperise jashte dhe mire kane bere ,sepse do te jetonin ne nje mjerim katastrofal ,por ne Shqiperi ka shume te tjere inteligjen ,qe duhet te bejne dicka serioze per Shtetin e tyre ,per brezat e ardheshem .Duhet me cdo kusht te krijohet nje force e re politike ,me qellim qe te largohen njehere e mire te gjithe HALABAKET PORDHITIKANE . NDRYSHE SHQIPERIA DO TE VAZHDOJE TE JETE E KAPUR NGA OLIGARKIA E NJERIT DHE E TJETRIT .
I lexon Fuga komentet qe te kuptoje veten e tij?