Për të gjithë ata që ndoqën sot skenën në Rinas, u bë e qartë se gjithçka çfarë Doktori porositi Jarin për takimin me Kerry-n, shkoi mirë. E vetmja gjë që nuk funksionoi, ishte që Jari nuk i futi dot letrën në xhep zotit Kerry, sipas porosisë së Doktorit. Për këtë, ai i dha këtë shpjegim me shkrim.
“I dashur Doktor!
Siç mund ta kuptosh, sot u gdhiva me emocione të mëdha, për shkak të detyrës që më kishe ngarkuar për takimin në Rinas. I përsërita e stërpërsërita të gjitha ato që më shkruajte në letër, që të isha i përpiktë. Për fat të mire, dhe sekretari Kerry bëri egzaktësisht ato që ti kishe parashikuar. Sapo doli tek dera e avionit, ai ngriti kokën lart nga qielli, siç e kishe parashikuar ti, pastaj nxitoi të zbriste si djalë i ri dhe u gjend para meje.
Për një moment u hutua, siç e kishe parashikuar ti, se i ngjava me ata muxhahedinët e opozitës iraniane, por ndërhyri shpejt zoti Lu dhe më prezantoi. Sapo më dha dorën dhe më pyeti si jam me shëndet, unë ju afrova pak nga krahu i majtë dhe i hodha sytë tek xhepi i xhaketës. Por për dreq ai kishte blerë kostum të ri dhe nuk e kishte shkepur atë fijen e perit që mban të qepur xhepin.
Ndërkohë, ai po lavdëronte motin në Shqipëri dhe faktin që hapi koha sapo zbriti ai, unë u rrotullova nga ana e djathtë e tij dhe pashë dhe xhepin tjetër. Dhe atë e kishte të qepur.
Pasi humba shpresën, ja ktheva dhe unë përshëndetjen, e urova që zbriti në tokën shqiptare dhe i thashë, “a ke kohë të pijmë një çaj tek zona VIP”.
Më falenderoi përzëmërsisht, por më tha “do iki, se nuk kam kohë, pasi dua të shoh ato pikturat e Edi Ramës. Më kanë thënë që ka pikturuar murin e zyrës dhe mezi po pres ta shikoj”.
I thashë që nuk janë gjë, këtu tek VIP ka piktura të bukura si “Buka e duarve tona” etj, por ai ishte fiksuar tek pikturat e Ramës. Me siguri i ka premtuar ndonjë gjë falas ai.
Pastaj më tha do dal një shëtitje në këmbë të shikoj dhe Muzeun Kombëtar, pasi i ka ngel fiksim bluza e “Qemal Stafës”.
Nuk e mbaja dot më shumë, ndaj i urova rrugë të mbarë. Ai u nis vetëm drejt makinës së tij, ndërsa unë u ktheva tek zona VIP të mblidhja veten. Por dhe aty më shkoi ters. Kjo drejtoresha e Shërbimeve Qeveritare që më mban inat për vilën e Dhërmiut, prishi ekspresin dhe më tha nuk bëjmë çaj, se nuk kemi porosi për sot.
Kështu që letra jote më mbeti. Po ta nis me shoferin të arrijë në kohë dhe t’ia japë Ben Ristanit, mos ja fut në xhep me takt kur të ulen tek Rogneri, se ata mund të pijnë dhe ndonjë gotë raki dhe mund të ngrohet muhabeti.
Gjërat e tjera besoj se shkuan mirë. Porositë e tua i zbatova, por për çadër nuk ishte nevoja të mbaja njeri, se pushoi shiu. As dosja nuk mora me vete që të mos ngatërrohesha. Tani po kthehem në Tiranë, me shpresë që Ristani do ta kryejë misionin tim të mbetur përgjysëm.
I yti. Jari!”
AaAhahahaa
Shume e arrire kjo me goten e rakise, Jari vetem per caj eshte.
nuk e mora vesh pse ky matufi yne shkoi ne rinas
Nese ja ke dhane ristanit ai do ta ruan si fletevotim sepse enderron qe prap nje dite do te jete ne krye te kqz.
Qe kur presidenti yne ka marre persiper rrolin e shefit te protokollit te Ministrise se Jashteme te Shqiperise ??!
3Thjeshte nje pyetje po bej !!! O tempora, o mores !!!!
Yt se na turperove kombin o rrakitik I mjere.
Po PSE more njwrez ka nevoje metri t’ i
Fusesh letren ne xhep
ATA e dine deri ne detaje cdo gje
E Kane dite qe ne kohen e Dulles
Ja ka thene z Lu.qe i beri njerezit e “drejtesise”e
Hidhnin stolite e florinjte poshte karrikeve.
Te thuash te drejten ishte pak i papershtatshm
Takimi te shkallet.
Ej miq, a ju kujtohet nje cerek shekulli me pare kur Padrinoja i Nishanziut dhe LuliOzemeraimeLuliT sa here kthehej nga vizitat jashte vendit na informonte i lumturuar: Une i dhash doren X……Y me dha doren Mue…..
Pas cerek shekulli President Nishanziu shkon ne Rinas sa per ti dhene doren homologut te Bushatit !?
Nishanziu I lumtur pas 5 minuteshit ne Rinas tha: Me tha Kerry mue aj lavjue !
KUR E OA NISHANIN KERRI U FRIGUA
A THUA JAM NE SHQIPERI APO NE BANGLADESH
ME U DUKET SE PERPARA KISHA
MUXHIBURRAHMANIN
Banalitet e kapterit qe eshte ne sherbim te shpellarit nuk kane fund. E keqja eshte se ka akoma njerez qe i justifikojne keto banalitete.
Jari i PD-se Bujar Mehmeti – Nishani shkoj ne aeroport per te drejtuar aeroplanin e sekretarit te shtetit John Kerry ne aeroprtin e Rinasit si dhe per te ja uruar Diten e Valentines qe me ne fund sekretari i shtetit John Kerry iku dhe e la te vetmuar Jarin e Sali Berishes qe ishte qesharake dhe komike per nje president shteti ne te cilen e nenshtroj dhe poshtroj te gjithe shqiptaret e cila per amerikanet ishte tallje me shqiptaret si popull i lashte primitive..!