Nga bashkëbisedimi i ambasadorit Lu, me Lulin

3 Maj 2016, 19:23Antena TEMA

-Zoti Basha, qeveria ime është e interesuar që reforma në drejtësi të bëhet sa më shpejt dhe të shkojë në Kuvend.

-Zoti ambassador, ky është dhe shqetësimi i opozitës, por është kundër Edi Rama. Për këtë më ka garantuar dhe zoti Berisha.

-Zoti Basha, unë kam biseduar dhe me zotin Rama, është gati që reforma të shkojë në parlament.

-Zoti ambassador, ai është një njeri që nuk ka mbajtur asnjë premtim elektoral. Me siguri ju gënjen. PD kur të vijë në pushtet do ulë papunësinë duke rritur punësimet.

-Zoti Basha, por ai ma ka lënë mua në dorë, ta çoj unë Kuvend.

-Zoti ambasador, duhet ta dini se kriza ekonomike në Shqipëri ka arritur kulmin dhe njerëzit nuk kanë çfarë të hanë. Çiftet e reja nuk kanë shtëpi pasi martohen. Të rinjtë nuk hapin dot një biznes. Ne do krijojmë lehtësira për ta.

-Zoti Basha, nuk jam kundër vlerësimeve tuaja për ekonominë, por kam ardhur në këtë takim për reformën në drejtësi.

-Zoti Ambasador, kam të dhëna të sigurta se ai do na vjedhë votat vitin tjetër dhe Partisë Demokratike do t’i lërë 22 për qind. Kjo është skandal.

-Zoti Basha, ndaj jam këtu, që të bëjmë reformën në dejtësi dhe askush të mos prekë votat.

-Zoti ambasador, siç e dini ai ka liruar Arben Frrokun, dhe i ka siguruar letra fallco përmes Niko Peleshit nga një qytetar nga Korça.

-Zoti Basha, edhe kjo mund të zgjidhet me reformën në drejtësi, dhe dua një përgjigje, a do ta votoni a jo?

-Zoti ambassador, nesër fillon procesi i dekriminalizimit dhe unë jam krenar që PD ka dhënë një kontribut te veçantë në këtë ligj, sidomos përmes zotit Strazimiri. Nesër Edi Ramës i dridhet toka nën këmbë.

-Shumë mirë zoti Basha, por kam ardhur për reformën në drejtësi dhe dua të di do ta votoni apo jo?

-Me këtë çështje merret Doktori, pasi ai ka një vizon më të qartë për atë çfarë duhet të bëjë drejtësia në të ardhmen. Por unë të garantoj se ne kur të vijmë në pushtet, do çlirojmë vendin nga varfëria, do japim kredi për çiftet e reja, do ulim papunësinë duke rritur punësimin dhe do ulim varfërinë duke rritur mirëqënien.

-Kuptova zoti Basha. Ja të pyes a është Doktori në zyrë dhe po iki.

-Zoti ambassador, ju lutem mos i tregoni që unë thashë jam i gatshëm në parim për reformën, se kjo është bsiedë konfidenciale. Dëgjojeni një herë zotin Berisha, pastaj flisni.

1 komente në “Nga bashkëbisedimi i ambasadorit Lu, me Lulin”

  1. drejt says:

    Haa sa kam qesh, mese e vertet eshte kjo por dhe fundi e ka nje fund. Sa shume po zgjat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje