Ambasadori amerikan Donald Lu ishte sërish i ashpër sot me deklarimet e tij për lidhjen e politikës me krimin.
Ai e krahasoi situatën aktuale në shqipëri me amerikën e kohës së Al kapones, “një gangster që ia kishte hedhur drejtësisë falë lidhjeve të tij me politikën, drejtësinë dhe bashkinë”.
Por Zoti Lu këtu ka një gabim të “vogël”. Shqipëria është një hap përpara Amerikës së vieteve 30 të shekullit të kaluar.
Sepse Al Kapone ishte vetëm një gangster që paguante rrushfete për ti shpetuar drejtesise, ndërsa në Shqipëri Al Kaponet janë në parlament, dhe bejne ligje per drejtesine.
Ata votuan pak ditë më parë për reformën në drejtësi, do të votojnë së shpejti edhe formimin e BKH-së. ndaj kam frikë se lufta kundër krimit do të jetë më e vështirë se ajo e Amerikës kundër bandave të Kapones, dhe organizatave të tjera mafize që e pasuan atë.
Megjithatë ne duhet tju jemi mirënjohës zoti ambasador që ngrini zërin. Në mungesë të prokurorisë dhe gjykatës, jeni të paktën një gjykatës publik.
Ja një pjesë e deklaratës së Ambasadorit Lu ne nje konference per luften ndaj krimit:
“Ne Shqiperi ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike ndonëse kanë kryer krime. Një nga këto raste është ai i trafikantit Emiljano Shullazi, i arrestuar kohët e fundit, i cili prëj shumë vitesh është akuzuar për vrasje dhe trafik droge.
Në Shqipëri duhet të punohet shumë ndaj luftës ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar ti largojnë nga politika dhe qeverisja.
Ne SHBA e kemi hasur te njejtin problem në kohën e Al Kapones. Ai ja kishte hedhur sistemit të drejtësisë falë lidhjeve që kishte me policinë, drejtësinë dhe bashkinë.
Përpjekjet e suksesshme për të hequr vrasësit, trafikantët dhe përdhunuesit nga parlamenti dhe organet vendore do të kenë një efekt në uljen e mosndëshkueshmërisë për bosët e krimit.
Ky është një paralajmërim për kriminelët që duan ti bashkohen politikës. Nuk mund ta bëjnë këtë, do të përfundojnë në burg.
Kjo do të stabilizojë situatën problematike në vend, sidomos BKH që do jetë një nga institucionet e rëndësishme. Ky është një angazhim që SHBA do ta mbështesin duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe drejtorin e FBI”.
po parlamentaret shqiptare shkojne “per pushime” ne amerik nga tre kater her ne vit dhe “kan lidhje te forta me kongresmenet amerikane” sic do te shprehej edhe ambasadori disa dit me par per Ilir Meten.
pra,kongresmenet amerikane mbajn ne pushtet deputetet shqiptare.
e ca lesh do bej amerika luft kundra krimit kur krimin shqiptar ata e ftojn ne kongres per nderim?! apo ndajn paret bashk.
o sa shum shkerdhatesi
qe po je, demokraci
Amerika është xhandari i botës dhe i bën punët siç i intereson asaj. Të ishte tamam ky Lu-ja duhet të kishte dëgjuar vox-popin dhe të kishte dënuar me kohë kryebanditët e Shqipërisë si Berisha, Basha, dhe Meta. Kur flet Lu-ja për drejtësinë dhe reformën mua më merr gazi. Mirë thotë ky alieni, kryebanditët tanë kanë lidhje të forta me kongresmenët amerikanë që janë gjithaqë banditë.
dite te veshtira jane ne horizont per kriminelet.megjithate pa mbeshtetjen popullore ska
ambasador Amerikan qe del fitimtar…..
Zoti Lu harron se Al capone nuk ishte ne pushtet si al caponet ton.
Duke filluar nga al capone saleh komunisti qe e ka filluar aktivitetin e tij qe kur u pranua antar i PPSH dhe e thelloi aktivitetin e tij kriminal me formimin e nje partie kriminale me ish komunist dhe sigurimsa dhe me hajdut qe donin liri per te vjedhur dhe plackitur vendin ne emer te demokracis.
Lista e alcaponeve politikan shqiptar eshte aq e gjate sa nuk dalin faqe te shkruash.
Gjendja eshte me te vertet aq serioze sa ky vend eshte ne prag te nje falimentimi total qe nga drejtesia tek politika,por ndryshe nga amerika alcapones ketu edhe populli eshte ne perkrahje te alcapones se vet.cdo fanatik i nje partie mbron alcaponen e tij dhe nuk do qe te preket,por kerkon qe te denohen alcaponet e partise kundershtare sepse ai ka vjedh me shume.
Al caponet politikan shqipetar kane edhe mbeshtetjen e amerikes qe megjithese e dine aktivitetin e ketyre krimineleve i shpall burra shteti,kane mbeshtetjen e BE,kane mbeshtetjen e vatikanit qe keta kriminel ftohen neper ceremonira ne radhe te pare…………….