Adriatik Llalla nuk “i ndahet” Tahirit, heton MB-në për tenderin e uniformave të policisë(edhe pse nuk ka ndonjë denoncim)

21 Shtator 2016, 16:19Kronika TEMA

Disa herë ka patur përplasje të dy institucioneve të rëndësishme në vend, Prokurorisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.

Kësaj radhe prokuroria godet sërish.

Ajo ka nisur një hetim për tenderin e uniformave të reja të Policisë së Shtetit, edhe pse nuk ka denoncim.

ABC News, referuar burimeve konfidenciale informon se “është regjistuar procedimi penal për tenderin me vlerë rreth 1 miliard lekë të zhvilluar nga Ministria e Brendshme dhe hetimit kanë nisur kryesisht”.

Prokurorët kanë marrë iniciativë për të hetuar pas disa publikimeve në media.

Sipas organit të akuzës, komisioni i vlerësimit të ofertave pranë Ministrisë së Brendshme ka hapur dy herë procedurat e tenderimit për uniformat.

Fillimisht më 6 nëntor të 2015, ku brenda ditës është anuluar kjo procedurë për të vazhduar dy muaj më pas, në dhjetor të 2015, ku edhe është shpallur fituese kompania turko-shqiptare.

Sipas vendimit të shpalljes së fituesit, kompani shqiptare “Marsi & AL dhe ajo turke “Yakupoglu Tekstil”, është renditur si ofertuesja me çmimin më të ulët për dizajnin dhe qepjen e 27 mijë e 900 copë uniforma të ndryshme të policisë.

Por pas shpalljes së fituesve, janë ngritur dyshime në media për cilësinë e uniformave dhe akuza konkrete nga Partia Demokratike, që ka denoncuar këtë fakt.

Pas këtyre denoncimeve, ka nis edhe hetimi i Prokurorisë së Tiranës.

Nga veprimet e para hetimore, janë ngritur dyshime për cilësinë e mallit të përdorur për qepjen e uniformave.

Gjithashtu, mësohet se nga verifikimi në dogana, ka rezultuar se këto uniforma nuk janë prodhuar në Turqi siç janë raportuar nga Ministria apo edhe nga kompania fituese e tenderit. Pasi në asnjë rast nuk janë gjetur fatura doganore të hyrjes së këtrye uniformave të policisë.  Ç’ka ka lind dyshimi se uniformat janë prodhuar në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Prokuroria mësohet se po verifikon edhe kompaninë turke të deklaruar si bashkpëunuese me kompaninë shqiptare në fitimin e këtij tenderi rreth 1 mliardë lekësh.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Adriatik Llalla nuk “i ndahet” Tahirit, heton MB-në për tenderin e uniformave të policisë(edhe pse nuk ka ndonjë denoncim)”

  1. TJ says:

    Llalla duhet te largohet menjehere! Me radhe edhe Nishani!

  2. Celo Mezani says:

    Me fal po nuk e kuptoj kete qelbesillikun e ketij Lalles. Nese uniformat nuk paskan ardh nga Turqia por qenkan prodhu ne Shqiperi, cfare krimi qendron ketu ? Perkundrazi ne vend te gezojme qe shyqyr qe nuk i qepen turqit por shqiptaret dhe leket mbeten ne Shqiperi dhe vendet e punes krijohen ne Shqiperi, kerkojne te kunderten.

    Merru mor Lllalle me cilesine e uniformave. Po ka korrupsion, ai gjithmone tek cilesia luhet. Aty germo. Mos u merr se kush i qepi, se ca gra hallexhasha i kane qepur qofshin turke, shqiptare apo kineze.

  3. Moni says:

    Lerini llafet. Nese faktet rezultojne keshtu sic dyshohet, LLalla ben shume mire. Se nuk e dini ju qe keshtu veprohet kudo ne Shqiperi.
    Shume firma na prezantohen si Turke, Amerikane, Kanadeze, Italiane dhe rezulton se jane gomare e hajdute shqiptare drejtues te tyre. Bile edhe firmat kineze e Japoneze po dalin me surrat rreshkurit dhe barkemedhenjte shqiptar.

  4. sapa says:

    KUR DO ARRESTOHET LLALLA ?A DO FILLOJE FUNKSJONIMI I SHTETIT APO DO MBESE SHTET BARINJSH DHE HAJDUTESH?

  5. vito says:

    O Llalle bej te fortin edhe per pak kohe. Jane mbledhur provat per korrupsionin tat dhe shume shpejt do ta shohesh veten ne anen tjeter te ligjit.

  6. k says:

    PO TE ISHTE FILM DO TIRULLOHESH ;MALOKET KUNDER KOMBIT SHQIPTAR

  7. Petritii says:

    Esht firma e petrit kasapit sic jan dhe shum firma te tij qe ai perdor shoket per ti ven ne emrat e tyre kto firma nipa ose vajzen e vet. Petrit kasapi ja ka mar doren fallsifikimeve por meqe esht mik i ngusht i arben imamit ka dal cdo her pa u lagur shpresoj ta hetojn mir kush fshihet pas ktyre firmave fantazem qe fitojn tendera misar tufi merr i rrog aty dhe genc tufi punon ne shtet kan thjesht emrin kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje