Investitorët e huaj: Sulmi ndaj Fadi Mitri, kriminal dhe i rrezikshëm

22 Shtator 2016, 19:32Sociale TEMA

Shoqata e Investitoreve te Huaj ne Shqiperi (FIAA) dënon ashpër sulmin e dhunshëm dhe kriminal të ushtruar mbi Administratorin e Grupit OMNIX në Shqipëri, Z. Fadi Mitri. Kjo ngjarje ka ndodhur në një moment në të cilin FIAA, Partnerët Ndërkombëtarë si dhe Qeveria e Shqipërisë, janë duke punuar intensivisht së bashku për të përmirësuar Klimën e Biznesit me qëllim për të tërhequr investime të huaja, shumë të nevojshme për zhvillimin e vendit dhe për përmirësimin e standardeve të jetesës në Shqipëri.

Ky është qartazi një veprim i ndërmarrë nga individë që operojne jashtë kufijve ligjore, të cilët në këtë formë vënë në rrezik reputacionin e të gjithë Komunitetit. Megjithëse, FIAA e supozon se ky është një “rast i izoluar” dhe duke vlerësuar reagimin në kohë të forcave zbatuese të ligjit, i bën thirrje Institucioneve Shtetërore të marrin masat më të forta të mundshme ndaj këtyre “armiqve të përbashkët”.

Ne kete rast FIAA, dëshiron të sjelle ne vemendje rendesine e miratimit te Reformës në Drejtësi, e mbështetur në mënyrë efektive nga FIAA që nga fillimi i proçesit. FIAA, si përfaqësuese e Bizneseve të huaja që aplikojnë praktikat më të mira dhe standardet më të larta etike, është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjithë komponentët e shëndetshëm të shoqërisë civile dhe me Institucionet e Shtetit për të shmangur që ngjarje të tilla fatkeqe të ndodhin përsëri në të ardhmen.

1 komente në “Investitorët e huaj: Sulmi ndaj Fadi Mitri, kriminal dhe i rrezikshëm”

  1. MALSORI says:

    ti blejn pronat nga pronaret dhe te investojne, jo shqiperia nje evro sic thoshte saliu e tani rama ,cdo cm2 ka pronare prona nuk falet , 8000 te vrare numurojm deri sote per pronen a ka fajtor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje