Kryetarja e komisionit të Jashtëm, Arta Dade, priti dje ambasadorin e Maltës, Godwin C. Pulis, vendi i te cilit drejton Presidencën e BE-së.
Pasi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Malta i ka dhënë Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në avancimin e procesit të integrimit në BE, Dade shprehu gatishmërinë e maxhorancës për të diskutuar për të ashtuquajturat “shqetësime të opozitës”, por kjo duhet bërë vetëm përmes parlamentit, i cili duhet të përmbyllë strukturat për Vetingun dhe të vazhdojë punën për reformat, tha ajo.
“Kontributi i opozitës është i mirëpritur. Por, opozita nuk mund të mbahet peng nga individë që i tremben drejtësisë së paanshme e profesionale, si edhe nga ata që kanë qenë faktor frenimi në proceset integruese e mbijetojnë në politikë përmes konfliktualitetit e destabilizimit”, u shpreh Dade.
Ambasadori Pulis tha se Malta ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit të zgjerimit në përgjithësi dhe e integrimit sa më të shpejtë të Shqipërisë në veçanti. Deri para pak kohësh Shqipëria iu afrua me hapa shumë të shpejta hapjes së negociatave, por fatkeqësisht ky avancim u ndal nga zhvillimet e fundit.
Malta, e interesuar drejtpërdrejt për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, do të vazhdojë të lobojë në favor të Shqipërisë edhe tani që ka Presidencën, por ju duhet të punoni për të eliminuar shqetësimet që kanë vendet anëtare dhe të përpiqeni të krijoni konsensus për sa i përket zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe kushteve të shprehura nga Komisioneri Hahn, theksoi ambasadori. “Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë”, shtoi Pulis.
Peng mbahet maxhoranca nga nje kryeminister, qe pranon publikisht qe eshte pjese e elites se financuar sorosiane!!! Drejtesia te hetoj kete kaqol, sepse ai ka nje axhende tjeter nga ajo kombetare!!! Rama and Company, kane axhenden e nje subjekti kriminel, qe ndiqet nga drejtesia ne shume vende te botes dhe eshte shpallur armik i Amerikes nga vete Trump!!! Drejtesia duhet te investigoje financimet dhe veprimtarine social-ekonomike dhe politike te OJQ, qe per 25 vjet kane kapur peng dhe i imponohen Shqiperise, kjo e pranuar dhe boterisht nga Rama idioti!!! D.m.th. nje miliarder ka blere vendin, promovon sherbetoret e vet, per axhenden e vet dhe te gjithe heshtin!!! Ky eshte skandal ulerites!!! Rama t’i dorezohet drejtesise dhe te dalin ne pah “bamiresit” e babait te vet shpirteror qe e pregatiste dhe per lider boteror!!! Pas deklarates se kryeministrit, hetimet duhet te hapen!!! Nuk jam ne dijeni, qe kushtetuta lejon financime te gjera nga nje subjekt i vetem, per te kapur sistemin politik dhe ekonomik!!! Opozita te vazhdoje ne te drejten e saj per pastrimin e territorit nga bandat kriminale!!! Per kete, keni gje per te thene, zonja Dade????
Publikoni komentin, ju lutem, ne te kundert punoni kunder interesave kombetare!!!