Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton si pronarë të mundshëm apo financues të kanabisit të gjetur dy javë më parë në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet, dy biznesmenë nga Tirana dhe një partner të tyre nga Tepelena.
Prokuroria I mbështet dyshimet në dëshmitë e marra prej banorëve të zonës në fshatin ku u gjet kanabisi në Përmet por edhe tabulateve telefonike të dy shtetasve të arrestuar.
Prokuroria dyshon se dy sipërmarrës nga Tirana me aktivitet në pronësinë e lokaleve të ndryshme dhe pikave të basteve, mund të jenë financies të këtij aktiviteti kriminal në Përmet. I dyshuari nga Tepelena, mendohet se ka marrë pjesë në këtë aktivitet duke mundësuar kultivimin e kanabisit në këtë zonë, ruajtjen e parcelave dhe deri tek korrja e bimës narkotike .
Tunelet ku u gjet kanabisi janë përdorur për magazinimin e drogës që nga dhejtori i vitit 2016 e në vazhdim me qëllimin që bima të trafikohej më pas në Greqi.
Dëshmitë e mbledhura tregojnë se tunelet ku mbahej kanabisi ruheshin nga persona të armatosur që nuk ishin banorë të zones.