Ditari i Megi Pjeshkës: Strazua shpjegon se Rama u tërhoq nga Kavaja, që të mos ketë dëshmorë demokracie, por vetëm komunizmi

5 Maj 2017, 19:46Antena TEMA

Lajmi se Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë na ra si bombë në çadër.

Nuk dinim a të gëzonim, a të dyshonim.

Reagimi i menjëhershëm i Doktorit na dha zemër.

Pastaj foli dhe Enno me dy “n”, dhe u pa qartë që ishte fitore.

Minutë pas minute reagimet u shtuan dhe kur foli dhe Zeni, atëhere u bindëm se ishte e sigurt fitorja.

Pas kësaj, në çadër plasën debatet, përse e bëri Edi Rama këtë gjë.

Fjalimi më mbreslenës ishte i Strazos:

“Një ditë më parë i bëra thirrje popullit t’i dalë zot vendit.

Më vjene mirë që populli më dëgjoi dhe i doli zot vendit.

Por dhe këtu ka një ligësi të Edi Ramës ndaj Kavajës.

Edi Rama e di mirë se çfarë po përgatisnim ne.

I thashë mbrëmë Lul Bashës: “Na lerë mor burrë të vdesim për ty”, por ai nuk ma dha fjalën.

Atëhere vendosëm që me demokratët e vërtetë të vdisnim për të.

Edi Rama ka plot agjentë në radhët tona, të cilët na shitën tek ai dhe ai e mori vesh planin tonë.

Ai e mori vesh se ne do vdisnim në Kavajë për Lul Bashën dhe do ta shenjtëronim atë qytet.

Po Edi Rama e urren Kavajën.

Ai nuk do që ai qytet të shenjtërohej me gjakun tim dhe shokëve të mi, dhe anulloi zgjedhjet në Kavajë.

Vetëm një njeri i lig që nuk e do atë qytet, mund ta bëjë këtë gjë.

Por nuk do t’i falim kurrë.

Kavaja ishte kryeqyet i demokracisë dhe do ribëhej i tillë pasnesër, por Edi Rama me ligësinë e tij ja hoqi këtë shans.

Por do kemi raste të tjera.

Shpresa vdes e fundit”.

Duartrokitje të forta në çadër.

-Kam për të shtuar dhe diçka, tha Strazua.

Ju e dini që sot është 5 maj, dita e dëshmorëve. Sot ne kishim vendosur të kishim dëshmorin tonë në Kavajë.

E kishim bërë me plan që në të ardhmen, në vend të Qemal Stafës, të nderohej ai.

Edhe këtë  e mori vesh Edi Rama dhe e anulloi planin.

Tani që po flas në çadër nuk e besoj dot, pasi do ishim duke përcjellë në altarin e pavdekësisë një heroin tonë.

Ai mund të isha dhe unë, por pati rezerva nga disa njerëz keqdashës, që thonë se e kam mbiemrin e gjatë dhe nuk bën për emër shkolle.

Kështu që caktuam dikë tjetër, po kaq antikomunist sa unë.

Edi Rama, si biri i një komunisti të devotshëm, është i frikësuar mos i bën hije Qemal Stafës më 5 maj shoku ynë që është caktuar të bëhet hero, dhe e shmangu këtë.

Por ai nuk mund ta shmangë këtë gjithë jetën.

Ne një ditë do ta bëjmë hero, atë që kemi caktuar.

Strazua mbronte idenë se Edi Rama është xheloz ndaj Kavajës dhe ai nuk do që ta shenjtërojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje