Policia kontroll blic në shtëpinë e vjehrrit të Balilit

12 Shkurt 2018, 18:13Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka ushtuar sot një kontroll në banesën e Avni Veizit në Delvinë.

Ky i fundit është vjehrri i Klement Balilit, i shpallur në kërkim, duke qene se dyshohet se është koka e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria, drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ky aksioni i policisë është zhvilluar pas dyshimeve se në banesë fshihej vetë Balili, i cili njihet ndryshe me nofkën “Eskobari i Ballkanit”.

Uniformat blu nuk kanë mundur ta gjejnë të shumë-kërkuarin, por e kanë kthyer gjithsesi përmbys banesën për të gjetur prova.

1 komente në “Policia kontroll blic në shtëpinë e vjehrrit të Balilit”

  1. Harillaqi says:

    Pyesni Ilir Meten,se ai e di kundodhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje