Hazbiu mallkon Lulin dhe Monën, që nuk i kanë treguar sekretin e fitores

30 Qershor 2019, 21:13Antena TEMA

Pasi u mbyllën kutitë e votimit, Hazbiu u ul të ndiqte shifrat e pjesmarrjes.

Vuri para fletën e Këlcyrës. Herën e shkuar votuan 4 200 vetë.

Këtë herë votuan 3 mijë vetë…

-Qenkan shtuar këta tanët, tha Hazbiu. Paska rënë Luli me Monën.

Kur ndërkohë që po bënte hesapet, shfaqet Mona.

-Fituam, tha!

-Ou, qysh fitoi kjo o, tha Hazbiu?!

Pastaj doli Luli.

-Fituam, tha dhe ai.

-Ou, po paska qenë kollaj kjo punë, tha Hazbiu!

Unë tërë jetën marr pjesë në zgjedhje, e humbas.

Si s’më ka shkuar në mendje mua budallait të mos marr pjesë në zgjedhje dhe të shpall fitoren!

Kjo qenka kollaj.

Dhe ja nisi t’i mallkojë:

“-O ty Luli të shkarkoftë Zeni dhe të lëntë pasardhës Çim Pekën, që s’ma ke treguar sekretin e fitores.

-Oj Monikë, të zboftë Tit Vasili nga partia, që s’më ke treguar dhe mua të mos merrja pjesë që të fitoja.

-O ti Nard Ndoka, ishallah të fusin në burg e të japin libra me zor, ta kuptosh që je budalla, që s’më ke treguar mua si fitohet.

-O ti Fatmir Mediu, u bëfsh kapsoll e të shitshin për skrap, që s’më tregove të ikja dhe unë nga zgjedhjet e të fitoja.

-O ti Dash Shehi, t’u thafshin rrushtë dhe mos u bëftë pikë rakie që s’më tregove se si fitohej.

-O ti Gon Duka, u ngelshin pulave vezët në bythë, e ngordhshin të gjitha, që s’më tregove të ikja nga zgjedhjet të fitoja.

Kam tërë jetën që mallkoj njerëzit ju hëngërt kanceri që s’më votoni mua, ndërkohë që mund të mos kandidoja fare dhe isha i fituar.

Mos bëfshi hajër ishallah, që s’ma treguat më parë.

Tani e di vet unë si fitoj herë tjetër.”

4 komente në “Hazbiu mallkon Lulin dhe Monën, që nuk i kanë treguar sekretin e fitores”

  1. pokeristi says:

    Fantastike!!!….

  2. Turi says:

    hahaha shkerdhat hahah i degjenerove fare tere kazanxhinjte Mero djali. hallall

  3. Kaltra says:

    Hazbiu duhet të vejë në audicionet e Portokallisë për sezonin tjetër.Më vjen keq por ia u kalon të gjithë trupës së këtij spektakli.

  4. Ce says:

    Fantastike, sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari po përgatisin të 40-tat e leshitdhise që vdiq me 30 qershor, ceremonial do të organizohet me 10 gusht, ftohen të marrin pjesë Klevis Kerrici i Faros, Paloqja, Komandant i naziskineve të Mamurrasit Flamur Herman Geringu dhe Salianji homo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje