Sot shumë qytetarë që përdorin Vodafon-in janë surprizuar, ndërsa kërkonin të flisnin me njerëz të afërt të tyre dhe u dilte në telefon Edi Rama. Në fillim janë hutuar pastaj e kanë kuptuar se Rama u kishte hyrë në çdo telefon.
Për t’iu kundërpërgjigjur kësaj strategjie, Këshilltari Henz i propozoi Lulit një kundër-mesazh që të shpërndahet po përmes celularëve, duke i detyruar ata të respektojnë kohën dhe për opozitën.
Në mesazh thuhet:
“Përshëndetje jam Luli. E dëgjuat këshillën e Edit. Mos i besoni atij. Larja e duarve vërtet të ndihmon të ruhesh nga koronavirusi, por ai e bën që ju të mërziteni prej mesazhit dhe nga inati të mos lani duart. Përmes kësaj strategjie ai synon t’iu lërë pa larë duart nga inati dhe të infektoheni.
Ai po ashtu ju fton të rrini në shtëpi. Natyrisht kjo është masë e mirë, por ai kërkon që ju të inatoseni dhe të dilni në rrugë. Në rrugë ai ka nxjerrë policë dhe ushtri dhe kërkon t’ju arrestojë.
E gjitha është një provokim. Ndaj pasi t’i bini telefonit, prisni 10 sekonda sa të mbarojë mesazhi i Edit dhe dëgjoni mesazhin e Lulit. Ai është i thjeshtë.
“Të dashur qytetarë. Është kohë e vështirë. Qëndrimi në shtëpi do të shkaktojë shumë probleme të cilat mund t’ju nervozojnë dhe të humbisni durimin. Flini gjumë. Mos u ngrini nga krevati. Secili të flejë në dhomën e vet. Sipas mjekëve gjumi djeg po aq kalori sa ecja në rrugë. Hani më pak dhe flini më shumë. Kjo do t’iu bëjë të mos stresoheni dhe të mos mendoni për pasojat që mund të vijnë. I juaji Luli”.
Ky mesazh shpresoj t’i qetësojë qytetarët dhe të krijojë një gjendje paqe, me qëllim që të mos bien preh e provokimeve të Edit. Koronavirusi nuk të zë në gjumë. Ai zë njerëzit që rrinë zgjuar.
Shum e bukur por mos mendoni qe nuk ka shpellare qe me te vertete bejne te kunderten…