Pas masave të forta të shtetërrethimit në Tiranë, Durrës dhe qarqet përreth, këshilltari Henz bëri bilancin e ditës së parë për të këqijat dhe të mirat që ka sjellë kjo gjendje:
“I dashur Jari!
Sipas studimeve të mija, të cilat ja kam dërguar dhe kancelares Merkel, që ti ketë parasysh për situatën në Gjermani, kjo situatë ka bilancin e saj pozitiv dhe negativ.
Negativ është fakti që qeveria nuk po dëgjon Tit Vasilin, Tit Vargun dhe Doktorin.
Kjo do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen.
Negativ është fakti që ti nuk i bije dot telefonit, se të del Edi Rama.
Kjo ka shtuar divorcet në Tiranë, pasi shumë burra kanë kap grat në flagrancë duke fol me Edi Ramën.
Negativ është fakti që Edi Rama ka zgjedhur të ndajë mesazhin përmes Vodafone, duke ditur se Doktori dhe Luli kanë telefona Vodafone, dhe sa herë flasin me njëri- tjetrin u del Rama.
Kjo shtoi dyshimet e Doktorit, që mendoi se kapi në flagrancë Lulin duke fol me Edin.
U desh shumë kohë të sqarohej duke çuar Luli një ndërmjetës, që të sqarohej se kjo ishte lojë e Edi Ramës.
Më pas këtë ja shpjeguan dhe familjarët, të cilët kur thërrissin Doktorin, u dilte Rama.
Pozitiv është fakti që tani Edi Rama është i barabartë me ne.
Ai as bën dot takime, as bën dot propagandë dhe as tregohet dot superior në bazë, pasi të gjithë janë mbyllur brenda.
Pozitiv është fakti që Lulit nuk i kërkojnë më orar në punë, pasi Monika e ka pas çmend këto kohë duke i thënë eja që më 8 në zyrë, kot.
Tani së paku secili në punë të vet.
Pozitiv është fakti që prej koronavirusit, Ad Krasta u kthye nga Kosova tek TV Peka, dhe kjo është shenjë e sigurtë se pas koronavirusit, ai do të jetë virusi që do të shkatërrojë qeverinë.”